Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Devijimi i Radikës/ Basha: Zemëratës së qytetarëve, Rama i përgjigjet me cicërima (VIDEO)

$
0
0

bashaaaaaaaaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi Kryeministrit Edi Rama që të bëjë transparente çdo marrëveshje në lidhje me të ashtëquajturin projekt për lumin e Radikës. Basha ishte i pranishëm në kremtimin e 23 vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Dibër, ku kërkoi nga Kryeministri që krahas respektimit të kuadrit ligjor kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, të dëgjojë edhe zërin e çdo qytetari të krahinës së Dibrës, këtej e andej kufirit.

“Transparenca pamundëson ose e bën të vështirë korrupsionin, pamundëson ose e bën të vështirë klientelizmin, sepse transparenca është parakusht i llogaridhënies përpara qytetarëve shqiptarë. Ndaj edhe cicërimat e tij të zbehura janë gjithmonë e më shumë jo një shkak për të qetësuar, por një shkak për t’u zemëruar siç është edhe zemërata e drejtë popullore për heshtjen dhe mungesën e transparencës në raport me të ashtuquajturën projekt për lumin e “Radikës”. Nga Dibra por edhe nga sheshet e Tiranës zemëratës së ligjshme të qytetarëve i është përgjigjur vetëm me cicërima. Cicërimave dhe mohimeve ua pimë lëngun me rastin e “Armëve Kimike” dhe ai e mori mësimin, ndaj t’i thërrasi mendjes sa nuk është vonë duam transparencë dhe llogaridhënie të plotë për këtë projekt. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare qëndrojnë të vendosur në krah të interesave të qytetarëve dibranë këtej dhe andej kufirit”, tha Basha.

Duke iu referuar përkeqësimit drastik të rendit dhe të sigurisë në vend, zoti Basha e ka cilësuar të turpshëm qëndrimin e ministrit, i cili konsideron ngjarjet kriminale si larje hesapesh.

“Ditë për ditë e natë për natë, ministri krekoset nga një televizion në televizionin tjetër, ndërkohë që jeta e çdo shqiptari është më në rrezik se kurrë më parë. Vrasje mafioze, tritol në qendër të qyteteve, grabitje me maska, sulme brenda në komisariat, rritje drastike të numrit të vjedhjeve, krimeve kundër pronës, ky është bilanci i rendit sot dhe për turp përgjigjja e vetme që marrim është larje hesapesh e vetëgjyqësi, a thua se jemi kthyer në kohën e kanunit të “Lekë Dukagjinit”. Po pse e kemi Policinë e Shtetit atëherë, që të sillet vetëm si një bandë gjobëvënësish e telekomanduar!? Por ky stan këtë bylmet ka”, tha kryetari i PD.

Në prag të nisjes së analizës dhe zgjedhjeve në PD, zoti Basha ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se analiza në këtë parti nuk do të jetë arenë për të shfrytëzuar mëritë personale.

“Analiza bëhet për të reflektuar , për të ndryshuar, për të përmirësuar. Sa më e saktë dhe e përgjegjshme të jetë analiza aq më drejtë dhe më mirë do të përqafojmë motivet e reja të ringritjes. Të mësojmë të dëgjojmë anëtarësinë, të mësojmë të dëgjojmë qytetarët dhe publikun , si premisë për të parë drejt  dhe larg, të dëgjuarit është një virtyt i demokracisë së re shqiptare që ne duhet ta shndërrojmë në kulturë dhe në normë brenda shtëpisë tonë të madhe dhe pastaj të demokracisë së re gjithëpërfshirëse që është koncepti ynë i ri dhe oferta jonë e re përpara shqiptarëve në çdo fushë të jetës”, tha Basha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>