Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Transmetohen pamje nga zyra e serverëve të tatimeve/ Ministria: Shfaqje mediatike, çështja nën hetim

$
0
0

drejtoria-e-tatimeve

Transmetimi i disa pamjeve filmike nga televizioni News24 brenda ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në ditët kur është bërë edhe ndërhyrja në serverat e këtij institucioni, ka sjellë shumë reagime.

Në pamje duket se si në ambientet e DPT futet deputeti i LSI, Spartak Braho dhe një zyrtar i Ministrisë së Financave, Ermal Beqiri, që i përket grupit të auditit.

Çështja është nën hetim, ndërkohë që mbetet sërish e paqartë se çfarë ka ndodhur me serverat.

PD pretendon se janë vjedhur më shumë se 4.3 milionë deklarata tatimore.

Kurse vetë drejtoresha e DPT, Briseida Shehaj ka përsëritur për News24 se serverat nuk janë fshirë, pasi të dhënat janë ruajtur.

Ministria e Financave nga ana e saj e ka quajtur këtë një shfaqje mediatike.

Në një reagim për shtyp thuhet se “ka qenë pikërisht DPT, përmes drejtores, që këtë ndërhyrje flagrante e ka paditur në Prokurori”.

“Kjo çështje është aktualisht nën hetim dhe Ministria e Financave është në pritje të zbardhjes së plotë nga organet hetimore të problematikës së konstatuar prej nesh”, vijon njoftimi i MF.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>