Ka shumë njerëz që me 154 mijë euro do kishin zgjidhur një pjesë të mirë të halleve në jetë.
Por për ata që nuk e kanë problem paranë, mund të shpenzojnë këtë shumë në këtë ishull në Maldive, që pa frikë mund të quhet si parajsa në tokë.
Për 154 mijë euro ju e keni tuajin për një javë këtë ishull privat, bashkë me ushqimin e klasit Michelin, një fushë golfi me nëntë vrima madje edhe një nëndetëse private.
Ishulli Velaa Private është hapur këtë muaj dhe premton për të gjithë ata që kanë para momente të paharruara.
Në total në ishull janë 45 vila luksoze.