Sipas tij, për shkak të taksës progressive, tashmë gjyqtarët dhe prokurorët do të fitojnë më pak.
“Ne 1 janar hyri ne fuqi ligji 114/2003 date 11.04.2013 me te cilin vitin e kaluar rritem pagat e punonjesve te sistemit te drejtesise, gjyqtareve, prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore.
Nga ekspertet e BE, rritja e pagave ne sistemin e drejtesise konsiderohet nje hap i rendesishem ne konsolidimin dhe reformimin e ketij sistemi jetik per demokracine, nje hap qe nuk e zhduk por e redukton korrupsionin. Ne progres raportin e vitit 2013 Keshilli Evropian e konsideroi me rendesi kete reforme dhe rekomandoi rritjen e metejshme te pagave si element ndikues ne konsolidimin e sistemit dhe reduktimin e korrupsionit.
Por paketa fiskale e qeverise Rama, e cila gjithashtu hyri ne fuqi ne 1 janar, jo vetem qe nuk solli asgje te mire per 97% te qytetareve, perkundrazi shtrenjtoi koston e jeteses per 100% te tyre, por automatikisht solli dhe uljen e te ardhurave per punonjesit e sistemit te drejtesise. Nga 1 janari gjyqtaret, prokuroret dhe oficeret e policise por dhe e gjithe administrata gjyqesore do te paguhen me pak. Pa perfshire ketu rritjen e cmimeve dhe koston e jeteses nga nafta tek buka qe do te prek te gjithe.
A mund te kemi nje sistem drejtesie me te pavarur, me pak te korruptuar, me te drejte nese i ulim pagen dhe te ardhurat mujore? E kane gabim ekspertet e BE qe rekomanduan rritjen e pagave, si nje model edhe per vendet qe sapo jane bere antare te BE?
Une besoj sot ne opozite, ashtu si dhe dje minister se rritja e pagave te gjyqtareve dhe prokuroreve dhe gjithe punonjesve te administrates gjyqesore, e rrit pavarsine e tyre, nuk e eleminon korupsionin por eshte nje hap qe mund ta reduktoje ate. Ashtu sikunder kam bindjen se konsiderimi i tyre ne bllok si “pazarexhinj” , gjykatave si “thertore”, sulmi i panderprere, venia nen presion dhe per me teper ulja e pagave NUK DO TA BEJE ME TE PAVARUR, ME TE PAKORRUPTUAR SISTEMIN E DREJTESESE, perkundrazi eshte hapi i gabuar dhe REGRES i padiskutueshem ne perpjekjet per reforme.
Rritja e pergjegjshmerise dhe llogaridhenies per sistemin e drejtesise nuk vjen me sulme dhe as presione ne bllok por me monitorimin dhe ndeshkimin e devijanteve te ligjit dhe mbi te gjitha me perkrahjen e gjyqtareve dhe prokuroreve te ndershem, mbeshtetjen e tyre nga te gjithe ne e vecanrisht me mbeshtejen finaciare nga ana e shtetit. E kunderta eshte plotesisht rruge e gabuar.
Ja, pra paketa fiskale e Rames, jo vetem qe po rrenon 100% te shqiptareve, por po rrenon dhe sistemet baze ne nje demokraci funksionale, sic eshte drejtesia e cila prek intersat e cdo shqiptari e nese perkeqesohet dhe ben hapa mbrapa, e shuan plotesisht endrren per integrim”, shprehet Halimi.