Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Rikthehen maskat, grabitet makina e blinduar e një filiali banke

$
0
0

maskaRikthehen grabitjet me armë edhe në këtë fillim të vitit 2014. Persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur automjetin e një filiali banke në rrethana ende të panjohuara. Ngjarja ka ndodhur pranë rezervuarit të Ulzës në Shkopet të Matit, ku grabitësit kanë grabitur mjetin me të cilin banka transportonte paratë, raporton “Ora News”.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë shoferi i mjetit që ka bërë denoncimin në komisariat, sipas të cilit personat e armatosur i kanë marrë me dhunë 200 mijë lekë. Ndërkaq policia e Burrelit ka nisur hetimet dhe punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>