Ekzekutimi i Jang Song-Thaek, 67 vjeç, njeriu i dytë më i fuqishëm në Korenë e Veriut, ka qenë një ndër lajmet më të lexuara dhe të komentuara në botë.
Burri i hallës së diktatorit korean, Kim Jong-Un, u ekzekutua javë më parë për tradhti.
Por, një e përditshme kineze sjell të dhëna tronditëse rreth ekzekutimit të 67-vjeçarit.
Sipas Wen Wei Po, ai është zhveshur lakuriq dhe është hedhur i gjallë në një kafaz me qen të egër dhe të tërbuar.
Gazeta në fjalë thotë se ky ndëshkim është një nga 120 mënyrat e ekzekutimeve për tradhti.