Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

SKANDALI/ Policia shqiptare e mbajti të fshehtë, Interpol tregon njeriun e masakrës së trefishtë në Vlorë

$
0
0

interpoli-vloraMasakroi tre persona teksa po pushonin buzë detit, ndërsa policia shqiptare as guxoi t’i përmendte emrin.

Madje zyrtarisht asnjëherë nuk është thënë se Delin Hajdaraj është autori i masakrës së Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku gjetën vdekjen Serdi Bajlozi, Diana Ademi dhe Sokol Isufaj.

I vetmi i akuzuar dhe arrestuar për këtë ngjarje nga policia është Leo Osmëni, ku sipas dëshmive, roli i tij në këtë ngjarje është vetëm nxitës, dhe jo autor i vrasjes.

Qoftë në ditën e ngjarjes, por dhe në ditët në vazhdim, policia kurrë nuk ka përmendur se i dyshuar si autor i kësaj masakre, është Delin Hajdaraj.

Pas ngjarjes, emri i tij nuk u shpall në kërkim e ndoshta për këtë 22- vjeçari ia ka dalë të kalojë i qetë kufijtë e Shqipërisë.

Por një muaj pas kësaj ngjarje është Interpol që publikon foton e 22- vjeçarit Delin Hajdaraj.

Fotoja e 22- vjeçarit është publikuar në faqen ndërkombëtare të personave në kërkim, ndërkohë që kërkimet për të për momentin sipas burimeve të policisë shqiptare janë duke u kryer në  Greqi.

22-vjeçari Hajdaraj, dhe pse ishte person me precedentë penalë  për ushtrim dhune, shpërndarje dhe përdorimin e drogës, ia ka dalë të largohet nga Shqipëria edhe pas kryerjes së një krimi kaq të rëndë.

Sipas burimeve të besueshme, shpallja në kërkim e Delin Hajdarajt është bërë pesë ditë pas ndodhjes së krimit, ndërkohë që emri i tij si autor i vrasjes së trefishtë është përmendur nga media që ditën kur ndodhi ngjarja.

Masakra ku humbën jetën 3 pushues ndodhi në fund të muajit korrik, në ambientet e resortit privat “Kalaja” në Vlorë.

Sipas policisë, objektivi i sulmit kanë qenë një grup të rinjsh nga Fieri.

Dalin Hajdaraj dhe Leo Osmëni janë futur në brendësi të plazhit,  ndërsa 22- vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi plazhistët./l.ç


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>