Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Baton Haxhiu: Fjalimi i Edi Ramës u redaktua në avion, darka Rama-Vuçiç ishte shumë e ftohtë

$
0
0

Batoni-645x400Publicisti Baton Haxhiu, i cili ka qenë në Beograd në vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka shpalosur një detaj interesant lidhur me fjalimin e qeveritarit nga Tirana.

Në emisionin Info Magazina në Klan Kosova, Haxhiu tha se fjalimin e përgatitur më herët Rama e ndryshoi në aeroplan teksa po udhëtonte për në Beograd.

Haxhiu theksoi se deklarata e Ramës për kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç ishte mjaftë e rëndë.

Në darkën që u zhvillua mbrëmë në mes të dy kryeministrave Ramës dhe Vuçiçit, mund të them se ishte një darkë shumë e ftohtë, pasi gati rreth 15 minuta Rama dhe Vuçiç nuk janë takuar me njëri-tjetrin. Vuçiç gjatë tërë kohës ia përsëriste Ramës: Pse ma bëre këtë?”, tha Haxhiu, për të shtuar se po të mos ishte Angela Merkel, vizita në Preshevë nuk do të realizohej.

Gjatë debatit të Info Magazine u trajtuar edhe çështja e pozitës së Edi Ramës tek ndërkombëtarët. Në këtë pikë, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha se tani e tutje evropianët do ta respektojnë më tepër Edi Ramën.

Konjufca, i cili ishte kundër kësaj vizite, tha se është befasuar për mirë kur Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë tha se Kosova është një fakt i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm./b.l


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>