Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati gjen zgjidhje për atë që ndodhi në Beograd

$
0
0

Pas asaj që dukej si sukses i padiskutueshëm i Ramës në Beograd, Kunati u vu në një siklet të madh. Të gjitha qëndrimet që kishte testuar kundër Ramës nuk kishin ngjitur. Pastaj kishte ndërhyrë prapë dhe Zeni dhe Supermbesa, dhe e kishin bërë më mut punën. Doktori po ashtu ishte aq keq, sa po zihej si plakat e lagjes me kalamajtë që hedhin gurë tek porta, në këtë rast tek Facebook-u i tij.

Kështu vendosi të gjejë një shpjegim të suksesit më mirë, se sa një sulm kundër tij. Dhe u ul e shkruajti këtë deklaratë:

“Në Beograd ne pamë një teatër që u luajt mes dy kryeministrave të të dy vendeve, të cilët njihen si njerëz karagjozë dhe pa personalitet. Partia Demokratike ka të dhëna të sigurta, se Vuçiç dhe Rama kanë shkëmbyer emisarët e tyre një javë para takimit. Të dy të dërguarit janë takuar në një hotel në Beograd dhe kanë hartuar një strategji të përbashkët. Rama i ka kërkuar Vuçiçit që të përmendë pavarësinë e Kosovës dhe nevojën që Serbia duhet ta njohë. Vuçiçi ja ka pranuar me kusht që pasi ta thoshte Rama, ai të hiqte kufjet dhe të bërtiste “ky është poshtërim i Serbisë dhe unë nuk do ta lejoj këtë kurrë”. Pastaj u ra dakord që Rama të mos nxehej dhe t’i thoshte “Po ça ke mo burrë, hajt në Tiranë më sha dhe ti mua” Vuçiç ra dakord t’i thoshte “s’kam nevojë të vi në Tiranë, po të shaj këtu”.

Një pikë e rëndësishme e marrëveshjes ishte që Vuçiç të thoshte “ti nuk duhet të shkosh në Preshevë”, kurse Rama të këmbëngulte. Pastaj u ra dakord që kur të iknin në Preshevë, autobusin ta ndalonin për 40 minuta, që të nervozoheshin gazetarët dhe t’u krijohej ideja se ishte gjendje lufte.

Rama nga ana tjetër ja pranoi Vuçiçit që gazetat serbe t’i botonin fotot nudo të tij. Këtu i dërguari i Vuçiçit u skuq pak nga turpi, por i dërguari i Ramës i tha “s’ka problem, se e ka pallën e madhe dhe nuk turpërohemi. Mund të ngjallë dashurinë e femrave serbe. E kemi testuar në Shqipëri, kemi pas sukses për zgjedhje”. U ra po ashtu dakord që një gazetë serbe të shkruante “Rama erdhi, na pështyu dhe iku”.

Pasi u ra dakord në parim, u vazhdua me hollësira se kur do ziheshin, si do ziheshin dhe si do t’i nënshkruanin marrëveshjet në minutat e fundit.

Pastaj Rama do t’i kërkonte Vuçiçit që t’i jepte një helikopter nga Presheva për në Tiranë, por Vuçiçi do ta kundërshtonte. Kështu Rama do ecte me makinë përmes Kosovës, duke e kthyer dhe atë në miting. E gjitha kjo, që t’i merrte Doktorit dhe Kosovën.”

Pasi përfundoi tekstin, Kunati e lexoi disa herë dhe qeshte me vete.

-Po tani halli është kush ta lexojë këtë, tha. Aldua u dogj, se tha nuk dua të më përfaqësojë Rama. Pasi u mendua gjatë, ju kujtua njëri që ka pas një herë një slogan ku thuhej “Unë guxoj”.

-Ah po, e gjeta, tha. Vetë ai mund ta lexojë. E thirri Nik Çollakun dhe ja la tekstin në dorë.

-Unë kam besim se ti je akoma guximtar, i tha. Futi një të lexuar këtij tekstit.

-Patjetër, tha Niku. E kam bindje që kështu ka ndodhur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>