Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Meta në Marok: Përpjekje të përbashkëta kundër terrorizmit

$
0
0

unnamedKryetari i Kuvendit Ilir Meta nisi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Marokut me një pritje të veçantë nga Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Marokut  Rachid Talbi Alami.

Meta dhe Presidenti i Parlamentit të Marokut  Alami vlerësuan marrëdhëniet tradicionale e miqësore mes dy popujve dhe ndanë bindjen se intensifikimi i shkëmbimeve parlamentare do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve të gjithanshme mes Shqipërisë dhe Marokut. Në këtë drejtim,  Alami nënvizoi se vizita e Meta në Marok hap një faqe të re në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen.

Pasi bëri një vlerësim të reformave vizionare të ndërmarra nga Mbreti Mohammed VI dhe qeveria e Marokut,  Meta theksoi se stabiliteti dhe zhvillimi i Marokut është një kontribut i vyer për të gjithë rajonin, duke shprehur këtu vullnetin e palës shqiptare për të rritur përpjekjet e përbashkëta në luftën ndaj terrorizmit dhe në funksion të rritjes së sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në pellgun e Mesdheut.

Duke biseduar mbi konkretizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, Meta vuri në dukje rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor bilateral, që do të hapë rrugën për rritjen e ndjeshme të shkëmbimeve ekonomike e tregtare mes Shqipërisë dhe Marokut. “Marrëdhëniet tona kanë një perspektive dhe potencial të qartë zhvillimi”, u shpreh Meta “ndaj nevojitet që të punojmë së bashku për konkretizimin e mëtejshëm të tyre”.

Alami dhe Meta ndanë bindjen se dy parlamentet duhet t’a forcojnë bashkëpunimin ne nivel dypalësh dhe në kuadër të platformave ndërkombëtare si OKB, Bashkimi për Mesdheun, Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe Unioni Ndër-Parlamentar jo vetëm përmes grupeve të miqësisë, por edhe përmes komisioneve reciproke parlamentare.

Meta ripërsëriti ftesën për një vizitë të Presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve të Marokut Alami në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

Kjo nuk është vizita e parë e një Kryetari të Kuvendit të Shqipërisë në Marok, por është vizita e dytë, gjë që tregon se Shqipëria është e vendosur për të përmirësuar akoma më shumë marrëdhëniet me Marokun. Ne mendojmë se Maroku është një faktor kyç për stabilitetin e këtij rajoni, por gjithashtu është një vend shumë i rëndësishëm për të ardhmen e të gjithë kontinentit. Ne duhet të shohim përpara për të pasur në të ardhmen rezultate më të mira në marrëdhëniet mes dy vendeve”., u shpreh Meta në Marok.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Marokut, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,  Meta, u prit  edhe  Presidenti i Dhomës së Lartë të Parlamentit maroken,  Mohamed Cheikh Biadillah me të cilin vlerësuan se forcimi i marrëdhënieve ndërparlamentare kontribuon në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve dhe dy popujve miq.

Biadillah vuri në dukje se kjo vizitë e delegacionit parlamentar shqiptar në Rabat, i avancon marrëdhëniet mes dy vendeve tona drejt një faze tjetër bashkëpunimi. Në këtë kuadër, Dhoma e Këshilluesve të Marokut do të mbështesë intensifikimin e kontakteve parlamentare mes grupeve reciproke të miqësisë dhe në forumet ndërkombëtare.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>