Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Enver Petrovci do të jetë surpriza e edicionit të 53-të të Festivalit të Këngës në RTSH që do të mbahet në fund të dhjetorit. Ai do jete konkurent me këngën e titulluar “Të vranë bukuri”.
Emri i tij është zbuluar nga organizatorët e këtij festivali, eveniment që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, ka prezantuar sot për mediat formulën dhe listën e këngëtarëve fitues që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të festivalit.
Do të jenë 28 këngë që do të garojnë sivjet në këtë festival, ku do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe këngëtarë nga Kosova, Maqedonia, e trevat e tjera shqiptare. Një tjetër emër surprizë krahas artistit Petrovci është edhe Elhaida Dani, këngëtarja e talentuar shqiptare që korri sukses në Itali duke rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e “The Voice of Italia”.
Të gjithë e njohin Petrovcin si aktor të madh, urojmë që mos të na zhgenjeje as si kengetare ne festivalin me te rendesishem te muzikes shqiptare.