Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Skandali/ Vllaznia humb ndeshjen në Ligën Ballkanike të Basketbollit pse nuk punonte… tabela

$
0
0

vllazniaSkandal në pallatin e sportit të Shkodrës, “Qazim Dervishi”, ku ndeshja e Ligës Ballkanike në basketboll mes Vllaznisë dhe Mornar të Tivarit nuk u luajt për shkak të një problemi në tabelën elektronike.

Sfida e dytë në grup për ekipin shkodran dhe e para në fushën e saj u mbyll me rezultatin 20-0 në tavolinë për ekipin malazez, për shkak të mosfunksionimit të tabelës elektronike të rezultatit por dhe asaj të kohës, duke bërë të pamundur mbajtjen e pikëve të sfidës por gjithashtu dhe zhvillimin normal të lojës, duke qenë se e vetmja mënyrë për të kontrolluar kohën e një aksioni ishte ajo kronometrime, raporton Sport News.

Një ngjarje aspak e hijshme për Shkodrën, aq më tepër që pallati i sportit ziente nga tifozët e shumtë që kishin mbushur shkallët e tij për të parë rikthimin e Vllaznisë në Ligën Ballkanike pas një mungese 10 vjeçare.

Treshja e gjyqtarëve madje theu dhe rregulloren, duke mos dhënë rezultatin në tavolinë për malazezët pas vetëm 20 minutash lojë, por duke pritur dhe një orë më tepër me shpresën se tabela elektronike do të rregullohej.

Gjë që në fakt nuk ndodhi me ekipin e Mornarit, që fitoi sfidën në bazë të rregullores me rezultatin 20-0.

Arsyeja kryesore e këtij defekti mendohej se ishte një problem i furnizimit të tabelës elektronike me rrymë elektrike, pasi disa herë u vu re që tabela punonte për disa sekonda për t’u ndalur sërish më pas.

Organizatorët madje provuan dhe të luanin sipas metodës së vjetër, duke mbajtur pikët në mënyrë manuale por gjyqtarët Solos, Poursanidis dhe Horozov vendosën të jepnin fitoren për ekipin malazez sipas rregullores./b.l

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>