Hetimet rreth “Shtëpisë së verdhë” dhe karriera politike e Lulëzim Bashës po përparojnë.
Kryeministrin e Kosovës, z.Hashim Thaçi, asgjë nuk e ngushëllon.
Jo komunat e Kosovës së ndarë, për të cilat po lufton që ti marrë në dorë në zgjedhjet e nëntorit sivjet, por sikur krejt botën t’ia japin dhuratë nuk i duhet gjë, sepse është duke u hetuar për krimet më monstruoze që mund të imagjinohen, për trafikim me organe njerëzore.
Ai (ose ajo), që e ka këshilluar (qoftë edhe Azem Vllasi) kryeministrin e Kosovës të bëhet “i mençur”, të hesht dhe të mbrohet në heshtje nga rrenat kolosale të Dick Martyt, raporti i të cilit u aprovua nga KE-ja në vend të Rezolutës, është armiku (armikja) më i tërbuar i tij.
Dick Marty, avokat i miliarderëve të “Muslim Brotherhood”, më nuk është deputet në KE, prandaj s’ka imunitet.
Nuk është vonë që kryeministri i Kosovës ta mbaj fjalën e dhënë publikisht që ta padis për shpifje Dick Martyn.
Në ndihmë ti del edhe Adem Demaçi dhe kryesori i UÇK-së (kush është ai?), që të ngrejnë padi për shpifje monstruoze kundër ushtarit të Lavrovit, Dick Martyt, njeriut që e ktheu Serbinë në Kosovë.
“Unë jam i ri dhe do të kem mjaft kohë që ta ndjek Dick Martyn që të jap përgjegjësi”.
Kështu përafërsisht tha kryeministri Thaçi më 2010 kur u bë publike akuza e Dick Martyt KUNDëR TIJ DHE UÇK-së.
Kryeministri ende është i ri, por Dick Marty është plak.
Rrena kolosale e Dick Martyt, ka hyrë dhe nuk del më nga biografia e kryeministrit Thaçi.
Sido që të përfundojnë hetimet, në biografinë e tij do të shkruhet:
-U akuzua nga KE për trafikim me organe njerëzore të serbëve, por asnjëherë nuk u gjetën fakte që ta dëshmojnë këtë. Dhe, anasjelltas!
Gjysmë të vërtetat, ose rrenat që nuk mund të dëshmohen me fakte, janë fat i të “mallkuarve”.
Për ta ndryshuar karmën e tij fataliste, kryeministri duhet të ngritet në këmbë dhe ta mbroj veten.
Pa e mbrojtur veten, nuk mund ta mbroj popullin shqiptar të Kosovës.
Mbasi po tutët, dhe nga tuta po bën kompromise të paimagjinueshme me Serbinë, le të lyp ndihmë nga populli, e populli pastaj i del në mbrojtje atij, dhe ngrit padi kundër Dick Martyt.
Lulëzim Basha (simpatiku i prokurorit Clint Williamson), që ndihmoi administratën e Serbisë në Kosovë (UNMIK-un) për thurjen e rrenave kolosale kundër UÇK-së, si “qytetar nderi” i Isa Mustafës, para do ditëve i shkroi letër dashurie Hashim Thaçit.
Shpresoj që kryeministri nuk ia ka kthyer letrën Judës fytyrë-rrumbullakët, që i shkëlqen, pati apo s’pati diell.