Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ishte ndër të pranishmit e shumtë që morën pjesë në festivalin e ndërkombëtar të filmit “Dokufest”.
Rama ka hedhur përshtypjet e tij në rrjetin social “Twitter”, teksa ka paralajmëruar se vitin tjetër ku festival do të ketë mbështetjen e Shqipërisë.
“Në Prizren me kryeministrin Thaçi me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të Dokufest, një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë. Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare” , shkruan Rama.
Në qytetin më të madh jugor të Kosovës “Dokufest” është rikthyer pak ditë më parë edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të shkurtër.
Numër rekord – mëse dyqind e pesëdhjetë filma nga mbarë bota, prej tyre 24 shqip, do të shfaqen në ekranin e madh në tetë vende – kinema, gjatë nëntë ditëve, prej 17 deri në 25 gusht.
Dokufest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik kosovar të Prizrenit në një kryeqytet botëror të kulturës çdo verë./A.Xh