Autori Martin Amis ka hedhur disa teori të çuditshme mbi jetën private të Hitlerit.
Ai pretendon se nazisti më famëkeq i kohëve moderne ishte aseksual dhe se mund të ketë pasur një si tip lidhje seksuale me gjysmëmbesën e tij Angela ‘Geli’ Raubal.
Por novelisti shkon më tej duke thënë se Hitleri ishte manjak i pastërtisë.
Për shkak të këtij fiksimisipas autorit Hitleri dhe Eva Braun bënin seks të veshur dhe madje pa u prekur fare me njëri-tjetrin.
Amis pretendon se ka zbuluar fakte që vërtetojnë se nazisti Hitler i siguronte të brendshmet me servieta dhe pastaj eksitohej duke ruajtur gjtihnjë një distancë sigurie nga Eva.
Shumë kanë thënë se Hitleri ishte homoseksual por numri i të dashurave të tij e ka rrëzuar këtë teori.
Nga 6 të dashurat që i njihen nga studiuesit, 2 kanë vrarë veten, njëra vdiq pas plagëve të marrë në tentativë për tu vetëvrarë pas 8 vitesh dhe e katërta po ashtu dështoi të vetëvritej. Para se të lidhej me Eva Braun dhe çifti të vriste veten, Hitleri ishte fejuar edhe dy herë të tjera.