Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Zbulohet proceverbali/ Ja pse e shkriu Berisha Komisionin e tij të Ligjeve për ligjin e përgjimeve

$
0
0

demi-leonard

Të paktën 12 deputetë të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë mandatin e kaluar nuk u rikonfirmuan në listën e re të deputetëve të Berishës të fajësuar prej ti si deputetë të cilët dëmtuan ligjin për “Për përgjimin e telekomunikimeve”.

Ligji i cili kaloi në seancë plenare në 12 dhjetor 2012, kërkonte  të zgjeronte përgjimin në gjithë degët e prokurorëve në rrethe.

Gjatë procesit të shqyrtimit në seanca disa deputetë të PD, kanë shmangur këtë prirje për zgjerim të përgjimvënies, duke mos e përfshirë në në versionin përfundimtar të ligjit.

Pak ditë më vonë, pas miratimit të ligjit, Berisha u shpreh zyrtarisht se disa deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dëmtuan ligjin e përgjimeve, dhe ai premtoi se do ta korrektonte këtë me akte nënligjore.

Proceverbali i mëposhtëm i përket një mbledhje të Komisionit të Sigurisë, ku Genc Pollo ka mbrojtur idenë e zgjerimit të përgjimeve në degët e rretheve në çdo prokurori, mbështetur dhe nga SHISH dhe Prokuroria.

Sipas ish-deputetit Viktor Gumi, moskalimi i këtyre propozimeve tërboi Berishën dhe ai praktiksiht shkriu Komisionin e Ligjeve, që nuk e kaloi ligjin që erdhi nga Komisioni i Sigurisë për përgjimet.

12 prej anëtareve të këtij Komisioni nuk janë më deputetë.

Vetëm tre prej tyre arritën të kalonin, Strazimiri, Paloka dhe Dashamir Sula, që nuk fitoi.

Dokumenti i plotë në PDF. Kliko këtu

siguria_23_10_2012_12844_1

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>