Një lajm u përhap me shpejtësi mbrëmjen e së hënës: Dosja mjekësore e Michael Schumacher është vjedhur.
Menaxherja e kampionit gjerman tha se dosja iu është ofruar mediave për shitje nga persona ende të paidentifikuar.
Ajo u bëri thirrje mediave që të mos publikojnë detaje nga dosja.
Por si është e vërteta?
Bild dyshon se dosja mjekësore e kampionit të F1, të aksidentuar më 29 dhjetor të vitit të shkuar, është vjedhur nga hakersat.
Megjithatë, AFP raportoi mbrëmjen e të martës se në fakt nuk është vjedhur dosja mjekësore e tij, por vetëm një letër nga një mjek.
Nuk dihet nëse kjo letër është pjesë e dosjes së plotë mjekësore apo jo.
Prokuroria ka nisur hetimet.
Letra është e gjatë rreth 10 faqe dhe personi që e ka në dispozicion ka kërkuar nga mediat rreth 49 mijë euro.
Ai që e shet ka ofruar një pjesë të letrës për të bindur mediat se zotëron edhe pjesën e plotë.