Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati, dyshime për deklaratat e Flamurit

$
0
0

Kunati ka nisur të dyshojë seriozisht tek deklarata e Flamurit, që “PD do të bëjë protesta që nuk janë parë në Evropën Juglindore”.

Deklarata e Flamurit, për Kunatin është një kurth që Doktori po i ngre Lulit.

Frika reale e Kunatit është që Doktori ka vënë Flamurin të shpallë një objektiv të paaritshëm dhe pastaj ta penalizojnë si të paaftë Lulin.

Për t’i dalë të keqes përpara, Kunati vendosi ta thërrasë vet Flamurin në një takim.

- Desha të diskutojmë pak bashkë, i tha Kunati, se unë e ti kemi të njëjtën përvojë. Ti dikur e ke nisur me qendrat e zërit të mitingjeve, dhe unë e kam nisur me organizimin e fushatës së Lulit. Pastaj ti ishe numri 2 i Doktorit, unë jam numri 2 i Lulit. Ndaj dua që të diskutojmë hapur jo vetëm si miq, por dhe si kolegë.

-Ore ti çun, mos bë krahasime pa vend, i tha Flamuri. Të jesh numri 2 i atij burrit dhe numri 2 i Lulit është si nata me ditën.

-Nejse, puna që kemi bërë është njësoj, tha Kunati, pa e di që Doktori ka më shumë rëndësi.

-Jo or ti, nuk është punë rëndësie, është punë bolesh. Duhesh me pas bole me punu me Doktorin!

-E kam parasysh, tha Kunati, ma ka thënë dhe Luli, por nuk dua të grindemi për këtë. Desha të diskutoj kush të tha ty që do bëjmë protestat më të mëdha në Evropën Juglindore?

-Doktori më tha.

-Po pse e ka caktuar me Evropën Juglindore, tha Kunati?

-Budalla, i tha Flamuri. Në Evropën Juglindore hyn Kroacia, Mal i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia. Në asnjë nga këto vende s’ka pas fare protesta, kështu që sido që të dalë protesta, më i madh se i atyre që s’kanë bërë fare është.

-Aha, tani e kuptova, tha Kunati. U shqetësova, se thashë mos nuk ja arrijmë dot ta bëjmë si e do Doktori.

-Në asnjë mënyrë. Fitoren e kemi të garantuar, i tha Flamuri, por përgjegjësia e organzimit është tuaja. Në kohën time s’kisha probleme me pjesëmarrjen.

-Patjetër, tha Kunati. Do filloj të merrem qysh sot.

Pasi u largua Flamuri, Kunati i qetësuar që nuk ishte diversion i Doktorit, merr Lulin në telefon.

-Fola me Flamurin, i tha, dhe nuk mu duk se e kishte me të keq. Në Evropën Juglindore nuk paska pasur fare protesta.

-Si nuk ka pasur, tha Luli, kush të tha ty?

-Po më tha Flamuri. As në Kroaci, as në Mal të Zi, as në Maqedoni s’ka pasur.

-Ta ka hedhur, i tha Luli. Ai është Ballkani Juglindor. Evropa Juglindore kap gjithë ato shtetet, përfshi Greqinë. Ku bëjmë dot ne skenar grek. Edhe sikur Rama ta bëjë si Papandreu, ne nuk e bëjmë dot si ata.

-D.m.th ti mendon që Flamuri ma ka hedhur mua, tha Kunati?

-Më e keqja është të ta ketë hedhur, tha Luli. Më e mira është të jeni të dy njësoj dhe mos të dini kush është Evropa Juglindore.

-E dija që e kishte me hile, tha Kunati. Ma ka hedhur!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>