Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Asamblesë së NATO-s për t’i dhënë Kosovës mundësinë për të qenë vëzhguese e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kreu i Ekzekutivit në faqen e tij zyrtare në Twitter thekson se kjo mundësi që i jepet Kosovës, është një hap i shkëlqyer.
“Kosova vëzhguese në Asamblenë e NATO-s, një tjetër perspektivë e re dhe e shkëlqyer për shqiptarët në rajon”, shkruan Rama në Twitter