Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

VIDEO/ Ambasadori i Serbisë në Prishtinë ‘njeh’ Republikën e Kosovës

$
0
0

serbiKy është një moment i rrallë i një zyrtari serb që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Zyrtari ndërlidhës, ose ambasadori i Serbisë në Prishtinë, sipas perceptimit lokal, Dejan Paviqeviç, ka qenë personalisht në ambientet e qeverisë së Kosovës, raporton KTV.

Këtë e ka bërë për t’u pajisur me një kartë të posaçme identifikimi.

Kohavision ka siguruar aplikimin që Paviqeviç ka bërë në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës për një bexh.

Ai ka dhënë të dhënat e tij personale, por në vend të pasaportës, ka përdorur letërnjoftimin.

17 qershorin 2013 e ka shkruar si datë të hyrjes së tij në Kosovë dhe zyrën në ndërtesën e Bashkimit Evropian, në rrugën e Kosovës.

Bashkë me shefin Paviqeviç, kërkesë të njëjtë te zyra e Thaçit kanë bërë edhe dy zyrtarë të tjerë serbë, Predrag Nikoliç dhe Milos Ris.

Kërkesa e të tre zyrtarëve serbë është protokolluar më 11 mars. Akti duket të jetë një zbutje e qëndrimit të Paviqeviçit, që ka thënë se nuk i njeh institucionet e Kosovës./KD


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>