Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Zbardhet axhenda: Ja takimet e Edi Ramës në Berlin

$
0
0

ramaKryeministria zbardhi axhendën e takimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë qëndrimit në Berlin.

Përveç takimit të rëndësishëm me Kancelaren Angela Merkel, ai do të takohet edhe me drejtuesin e Socialdemokratëve gjermane, por do mbajë edhe një fjalim në Komisionin e Jashtëm.

“Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot pasdite në Berlin, Gjermani, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare me ftesë të Kancelares Angela Merkel.

Sigurisht, takimi më i rëndësishëm për Kryeministrin Rama në këtë vizitë është ai me Kancelaren Merkel, e cila i rezervon Kryeministrit të Shqipërisë një pritje të nivelit më të lartë protokollar.

Nesër, në orën 12.00, Kryeministri Rama do të pritet në Kancelarinë gjermane nga Kancelarja Merkel, ku do të ketë dhe një ceremoni të nderimit ushtarak.

Më pas do të zhvillohet takimi dypalësh mes zotit Rama dhe zonjës Merkel, që do të pasohet nga një drekë pune mes dy delegacioneve.

Në vijim, rreth orës 13.15, parashikohet konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit shqiptar dhe Kancelares gjermane.

Gjatë qëndrimit në Berlin, në këtë vizitë zyrtare, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe disa takime të tjera të rëndësishme. Në orën 11.00 zoti Rama do të takohet me kryetarin e Bundestag-ut, ndërsa më parë do të zhvillojë një takim dhe me kreun e Grupit Parlamentar të Djathtë, CDU.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim të posaçëm edhe me Zv/Kancelarin, njëherazi Ministër për Çështjet e Ekonomisë dhe Energjisë, zotin Sigmar Gabriel, i cili drejton edhe Socialdemokratët gjermanë.

Në mbrëmje, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim përpara Komisionit të Jashtëm gjerman,” thuhet në njoftim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>