Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all 10852 articles
Browse latest View live

Historia e pabesueshme e Harjit Sajjan, indiani veteran lufte që u bë ministër Mbrojtje i Kanadase

$
0
0

Kur e sheh me xhaketë dhe kravatë duket si një politikan elegant me eksperiencë, por ministri i ri i Mbrojtjes së Kanadasë është një njeri me eksperiencë të pabesueshme luftarake.

I lindur në Indi, Sajjan është transferuar me familjen në Vankuver në moshë të re, kur ishe 5 vjeç.

Pasi kaloi disa vite në polici, ai u fut në ushtri ku kreu një karrierë për të pasur zili.

Fillimisht u dërgua në një mision në Bosnjë, më pas në Kandahar, ku kreu tre misione të ndryshme.

Në 2013 mori mirënjohjen më të lartë ushtarake, Medaljen e Shërbimit.

Kryeministri  Justin Trudeau i besoi atij një ndër ministritë më të rëndësishme, ky padyshim Sajjn është ekspert.

ministri


Më të pushtetshmit në botë, Forbes shpall “Carin” Putin në vend të parë

$
0
0

putinRevista “Forbes” ka shpallur për herë të tretë Vladimir Putinin si personin më të fuqishëm të botës.

Në këtë klimë lindje-perëndim, presidenti rus ndiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe në vend të tretë renditet Barack Obama. Por kjo është hera e parë që një president i Shteteve të Bashkuara nuk është në 2 vendet e para.

Randall Lane, redaktori i “Forbes”, tha për “The Independent” se lista ilustron një ndryshim në strukturën e pushtetit global.  Sipas Lane, gjatë dekadës së fundit, është e qartë një prirje: Më pak fuqi në Perëndim, dhe gradualisht rritje e kësaj fuqie në Lindje”. I pyetur nëse lulëzimi i Putinit do të zgjasë edhe në vitin 2016, Lane u shpreh se sikurse tregon historia pushteti siç vjen edhe ikën.

Ndërkaq, ato çka ndikojnë në hartimin e kësaj liste janë: sasia e parave në llogarinë bankare, impakti që personazhet kanë në publik, apo sferat e tyre të influencës.

Papa Françesku ka ruajtur pozicionin e tij në vend të katërt, ashtu sikurse vitin e kaluar, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping , ka rënë 2 pozicione. E ndërsa emra të rinj që prezantohen për herë të parë në listën e revistës “Forbes” janë edhe Hillary Clinton (58) Donald Trump (72) dhe Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë.

E ndërsa skandalet respektive që përfshin Joseff Blatter, ish-presidentin e FIFA-s, apo Martin Winterkorn, ish-kreun e Volkswagen, i kanë përjashtuar këta të fundit nga klasifikimi i prestigjiozes.

Teksa Putin u shpall si njeriu më i fuqishëm i botës nga revista “Forbes”, shefi i Kremlinit mori vendimin se Rusia duhet të fillojë zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve personale mbrojtëse kundër kërcënimeve bërthamore, apo kimike, dhe shume shpejt sipas tij vendi duhet të prodhojë asete të tilla të teknologjisë së fundit./TCh

KE, javën e ardhshme publikimi i progres-raportit për Shqipërinë

$
0
0

kePaketa e parë e Zgjerimit për Komisionin Evropian, e cila për herë të parë u shty pak ditë përpara datës së caktuar të publikimit, në mes të tetorit, përfundimisht pritet të miratohet dhe të bëhet publike javën e ardhshme.

Sipas burimeve të TCH në Bruksel, kësaj radhe pritet që ajo të miratohet me procedurë të shkruar, një proçedurë jo e zakonshme për raporte të tilla, e cila shmang mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve.

“Mbi raportet e progresit ka nisur këtë javë procesi kolegjial dhe data e publikimit varet nga shpejtësia se si do të ecë ky proces kolegjial”, deklaroi Mina Andreeva, zëdhënëse e presidentit Juncker.

Ndërkohë, burime konfidenciale nga i njëjti institucion thanë për TCH se kjo mund të ndodhë të martën që vjen.

Atë ditë, komisioneri Hahn pritet të diskutojë pa praninë e medias në Komitetin e Jashtëm të PE, për ta publikuar paketën e zgjerimit vetëm pas mesditës, kur parashikohet të përfundojë afati i miratimit me procedurë të shkruar, nëse formalisht asnjë prej shefave të kabineteve të 28 komisionerëve nuk shpreh kundërshtim për miratimin e teksteve.

Ministri i Brendshëm gjerman nesër në Tiranë, pritet nga Tahiri e Rama

$
0
0

big_tahiri_maizierMinistri i Brendshëm i Gjermanisë do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të pritet nga homologu Tahiri dhe Kryeministri Rama.

Ministria e Brendshme, që publikoi axhendën e vizitës pak minuta më parë, njofton se Thomas de Mazière do të pritet në ora 12:00 nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Më pas, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministri gjerman do të takojë më pas shefin e qeverisë shqiptare.

Mësohet se në krye të axhendës së bisedimeve qëndrojnë çështjet e azilit dhe gjetja e rrugëve për të përballur këtë fenomen, bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar etj.

Ditët e fundit, pala gjemane ka shtuar fluksin e fluturimeve të emigrantëve që iu refuzohen kërkesat për azil.

Ministri de Mazière ka qenë edhe në korrikun e 2014 në Tiranë, së bashku me ministrin francez.

Ndërsa në dhjetorin e kaluar, ishte ministri Tahiri që u prit në Berlin nga homologu gjerman.

FOTOT/ “Don Eduart Ndocaj” dhe ikonat e PS-së

$
0
0

Eduart Ndocaj vazhdon të jetë një personazh interesant për mediat.

Ai ka qenë për herë të dytë sot në Kuvend, por pa kapelen e kaubojsit.

Në vend të kësaj, ai është shfaqur me një Benz që mendohet se është përdorur nga Al Pacino në filmin e famshëm “Kumbari”, ku ai luante rolin e Don Corleones.

Ndërkohë, pas seancës së sotme, Ndocaj ka postuar disa foto, ku ai ka pozuar me Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën, të cilët i quan ikona të PS-së.

ndocaj

 

FAKSIMILE/ Jozefina Topalli, 200 mijë euro dieta dhe 123.2 ton naftë të harxhuara

$
0
0

Jozefina Topalli duket se ka bërë kërdinë gjatë kohës që ka qenë kryeparlamentare.

Kjo, nëse i referohesh një dokumenti të publikuara nga ana e deputetit socialist, Erjon Braçe.

Sipas këtij të fundit, Topalli ka përfituar më shumë se 200 mijë euro dieta dhe ka deklaruar se ka harxhuar një sasi të pabesueshme prej 123.2 ton naftë.

Urdheroni;

Jozefina Topalli rekord:

92 milion leke dieta brenda vendit

179.940 euro dieta, hotel, bileta

14.872 USD dieta, hotel, bileta

Po degjoni kete;

Per makinen e pare, te dyte, te trete, te katert, te saj dhe familjes:

123.2 ton nafte!!

Me nje konsum mesatar prej 10 litra per 100 kilometra, bejne:

1.230. 000 kilometra!!

Ose 153. 750 kilometra ne vit, 12. 812 kilometra ne muaj, 427 kilometra ne dite!

Lluks? Jo, rekord”, shkruan deputeti socialist.

topalli

FOTOT/ Kesha, këto të pasme s’janë për t’u ekspozuar!

$
0
0

Këngëtarja e njohur Kesha u fotografua në Los Angeles me një palë të shkurtra ekstreme.

Për pasojë, ajo ka ekspozuar të pasmet.

Por, kilet e tepërta dhe celuliti bënin që 28-vjeçarja të dukej shumë keq.

Edhe pse, nga sa shihet, ajo nuk e vret shumë mendjen.

Peek-a-butt: For her day of business and bites, the star wore a pair of white denim shorts, which were so brief the bottom of her pert butt cheeks peeked out as she walkedkesha

kesha

Nom nom: The 28-year-old seemed in good spirits as her friend and her enjoyed lunch at A.O.C

Ngjitja e Asadëve

$
0
0

asadKonflikti në Siri ka tërhequr fuqitë e mëdha globale, disa prej të cilave e mbështesin dhe të tjera e kundërshtojnë presidentin Bashar al Asad. Familja Asad ka sunduar Sirinë për më shumë se katër dekada, por si u ngjitën në pushtet?

Hafez al Asad ka qenë arkitekti i Sirisë moderne. Pas disa dekadash grushte shteti dhe kundërgrushtesh shteti në Siri, Hafezi përdori rrjetin që kishte ndërtuar në postet e Komandantit të forcave ajrore siriane dhe Ministrit të Mbrojtjes, për të marrë pushtetin në vitin 1970.

Për të ruajtur pozicionin e tij, Hafezi krijoi një sistem përça e sundo dhe personalizoi pushtetin e tij në një masë të tillë, sa që tashmë ishte ai vetëm që e mbante në këmbë shtetin. Pasardhësi i tij do të trashëgonte një qeveri dhe institucione shtetërorë të dobët.

Ishte djali më i madh i Hafezit, Basseli që ishte përgatitur për të marrë pushtetin. Por vdekja e Basselit në një aksident rrugor në vitin 1994, nxorri në resht të parë vëllanë e tij, Basharin. Kur Bashar al Assadi mori presidencën në vitin 2000, pas vdekjes së Hafezit, të gjithë menduan se ai do të ishte një lloj “bëmë baba të të ngjaj”, por nuk rezultoi aspak kështu.

Kur mori pushtetin, fillimisht Bashari u detyrua që të punojë me tarafin e babait të tij, udhëheqës revolucionarë – shumë prej të cilëve kishin udhëhequr institucione shtetërorë kyçë, si shërbimi i sigurisë dhe ushtria, për dekada të tëra. Por, që të theksonte pavarësinë e tij, ai dalëngadalë i largoi, duke afruar grupin e tij të këshilltarëve.

Në shumicën e rasteve, ministra kyçë dhe institucione shtetërore kishin qenë nën fushëveprimin e aleatëve të besuar të Hafezit, që nga viti 1970.

Ndonëse këta institucione ishin politikisht të dobët, ata kishin shërbyer si mjete të rëndësishëm patronazhi dhe kishin ofruar një lidhje të rëndësishme, mes presidencës dhe bazës së saj të mbështetjes. Si të tillë, institucionet shtetërorë sillnin një ndjenjë të fortë besnikërie mes punonjësve, duke u bërë kështu kolona të fuqishme mbajtëse të shtetit.

Duke larguar njerëzit e rrethit të babait të tij, Bashari imponoi elitën e tij urbane mbi shoqërinë dhe dëmtoi integritetin e institucioneve kyçe.

Hafezi u ngjit në pushtet me një brez udhëheqësish që kishin ardhur kryesisht prej provincave rurale dhe kishte mbajtur lidhje të forta me zgjedhësit. Rrethi i ngushtë i Basharit, nga ana tjetër, përbëhet kryesisht nga fëmijë të elitës – një brez i rritur në qytet, me bazë vetëm rrathët e vet koncentrikë të influencës.

Shtrirja e kontrollit të Basharit ishte temë e debateve të fortë deri në fillimin e kryengritjeve në mars 2011. Ngriheshin pyetje, nëse Bashari i ishte nënshtruar ndikimit të “baronëve” të fuqishëm dhe pjesëtarëve të familjes, duke përfshirë motrën e tij, Bushra, të shoqin e saj të ndjerë, Asef Shavkat dhe vëllanë e tij Maher.

Të shumtë ishin ata që konkluduan se Bashari ishte një reformator dhe kishte për qëllim të hapte Sirinë, por ishte i shtrënguar prej klikës së babait të tij.

Ky ishte një vlerësim thjeshtësues i karakterit të Basharit; Bashari kultivoi me kujdes një numër gazetarësh, akademikësh dhe politikëbërësish perëndimorë për ta ndihmuar që të shfaqet i afrueshëm, simpatik dhe një njeri që mendon para se të veprojë.

Katër vjet më vonë, një debat i tillë është i dyshimtë. /BBC News – Bota.al


SEKRETET e 33 kryeministrave/ Jeta e shthurur e Esat Pashës, vdekja nga kokaina e Iljaz Vrionit dhe një kryeministër pastues banjosh

$
0
0

qafokuGazetari Ronald Qafoku ka botuar një libër me sekretet e 33 kryeministrave të historisë së Shqipërisë.

Ai përmend disa detaje interesante në këtë libër, duke nisur që nga jeta e shthurur e Esat Pashë Toptanit dhe deri tek vdekja nga kokaina e Iljaz Pashë Vrionit.

Nga Roland Qafoku

kryeministrat shqiptarë ishin njerëz me të mirat dhe veset që kishin si çdokush. Xhaferr Ypi luante bixhoz në atë që e quante kohë të lirë. Trimi i madh, Esad Pasha, tmerrohej kur shikonte se pranë tij kalonte një mi, Ibrahim Biçaku më shumë kujdesej se çfarë disqesh do merrte me vete sesa të nxitonte se mos e kapnin komunistët atë nëntor të vitit 1944. Gjatë qëndrimit në zyrë Fan Noli luante në korno angleze dhe përkthente “Rubairat” e Omar Khajamit, ndërsa vendi ishte në prag të katastrofës. Fatos Nano më shumë mendonte për jetën e natës sesa çfarë do të thoshte të nesërmen në një takim me personalitetet në vizita jashtë Shqipërisë. Çdo verë, Sali Berisha kryeministër thyente rekordin e qëndrimit në ujë gjatë ushtrimit të notit në det. Gjatë takimeve në zyrë dhe në mbledhjet e qeverisë, Edi Rama vazhdon edhe sot të vizatojë në tavolinën e tij të punës. Në një formë apo në një tjetër, zakonet, veset dhe instinktet e tyre ishin dhe janë po aq njerëzore sa të popullit që kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë. Fundja edhe kryeministrat ishin dhe janë njerëz.

KRYEMINISTËR ME GAZETË QEVERIE

Kishte 8 muaj që bota ishte tronditur nga tragjedia e mbytjes së Titanikut, vapori më i madh i ndërtuar ndonjëherë që mbahej mend, përveç numrit të madh të pasagjerëve, edhe për faktin se teksa lundronte në oqean nxirrte një gazetë ditore. Si një publicist i njohur, Ismail Beu duhet të jetë frymëzuar nga ky fakt dhe e ka përligjur më shumë vendimin se kur një anije ka gazetë ditore, një qeveri si ajo e Vlorës të paktën të kishte një gazetë javore.

Ismail Qemali është i vetmi nga 33 kryeministrat e Shqipërisë që gjatë ushtrimit të detyrës disponoi një gazetë të qeverisë. “Përlindja e Shqipnisë” doli me 50 numra dhe mund ta quajmë sot çfarë të duam, por më e rëndësishmja, ajo mbetet një dokument unikal i Qeverisë së Vlorës. Po si arriti një kryeministër në ato kushte të kishte një gazetë që kërkonte punë po se po, por edhe financa, njerëz dhe teknologji.

E kishte zgjidhur mirë kryeministri i parë. Ish-diplomati dhe qeveritari i Perandorisë Osmane, ishte mjeshtër në kësi punësh. Nëpërmjet një shkrese i kërkoi shtypshkronjës “St Nerbetrus” në Francë që ta ndihmonte për të instaluar në Shqipëri një pajisje të saj për botimin e librave dhe gazetave. Dhe kërkesa e çuditshme e kryeministrit të çuditshëm të një shteti të çuditshëm, u mor parasysh. Një nga punët më të mira të qeverisë Vlora ishin shkresat, librat dhe gazetat.

ISMAIL QEMALI, KRYEMINISTRI I INTERVISTAVE

Teksa japin intervista për gazetarët e huaj, kryeministrat e sotëm duken diletantë përpara Ismail Qemal Vlorës. Janë rreth 50 intervista që Ismail Qemal Vlora ka dhënë si kryeministër për gazetarët e huaj. Mos harrojmë! Jemi në vitin 1913!

ESAD PASHA, DITARI I KRYEMINISTRIT

Dy fletore me vija, secila me 14 fletë, të printuara gjatë qeverisjes së Wied-it dhe me mbishkrimin në kopertinë “Rrnoftë Shqypnija”, Esad Pasha ka lënë një xhevahir të rrallë. Është një ditar të cilin ai e ka mbajtur gjatë kohës që ishte kryeministër, duke u bërë njëherësh i vetmi shef qeverie që ka mbajtur ditar.

Në fakt, është ajo që quhet fletë e papastër e punës së shkruar të qeverisë që Esad Pasha më pas i hidhte në dokumente të tjera. Por si në rregullin e shkrimtarëve, koshi i letrave është më i pëlqyeri se ato që quhen fletë të pastra.

Ky ditar sot është dokumenti i vetëm që tregon veprimtarinë e qeverisë së Esad Pashës. Ja një pjesë nga këto shënime: “Durrës, 29 i vjeshtës së parë 1914. Ora 10 e ditës. Qamil Musa Efendiu është tue i dhënë vetes një autoritet dhe po ndërhyn në punët e brendshme të qeverisë. Mbasi Qamil Efendiu nuk ka asnjë cilësim zyrtar, ju porosisim… nuk do t’i jepni aspak randësi veprimeve dhe propagandave të tij.”

NJË JETË E SHTHURUR

I zhytur në qejfe, në vitin 1919 ai bënte një jetë në Parisin e kohës sa edhe vendësit e kamur nuk do ta arrinin. Në shkrimin e tij me titull “Cili ka qenë Esadi”, Mit’hat Frashëri shkruan se vetëm e dashura e tij në Paris kushtonte 2 milionë franga, pa llogaritur shpenzimet e tjera. Kush ishte kjo vajzë që e shoqëronte Pashain edhe në momentin e fundit të jetës kur u vra në atentat? Pikërisht për këtë arsye ajo u bë publike në gjyqin e Avni Rustemit në të cilën u thirr si dëshmitare. Quhej Dyfur Eliz dhe ishte vetëm 22 vjeçe, ndërsa Pashai 58 vjeç. Ja dëshmia e saj: “Jam metresa e Esat Pashës që prej gati 10 muajsh, me të cilin jam njohur në Danvil, në muajin shtator të vitit të kaluar, e që prej asaj kohe kemi jetuar si bashkëshortë. Esat Pasha kishte shumë të holla në dispozicion të tij dhe shpenzonte pa masë. Depozitoi para meje një shumë fort të rëndësishme në bankë….

Gjenerali ishte i martuar dhe më kishte bërë të ditur se së afërmi i vinte gruaja, prandaj dhe mua më duhej të largohesha ditën e martë. Ai vetë do të vendosej në të njëjtën vilë Seid që kishte zënë me qira për dy vjet”.

Pasi hoqi dorë nga mbështetja që i bëri dhe pasi e njohu mirë pashain aventurier, Mit’hat Frashëri rrëfen edhe një episod më shumë për të treguar jetën e shthurur të Esadit: “Një ditë ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme, të cilën e pyeti se e kujt ishte. “Jam vajza jote”, iu përgjigj fëmija i pafajshëm”. Jeta personale e Esadit ishte bërë piktoreske edhe për të huajt, teksa në librin “Paris 1919”, mbesa e kryeministrit anglez, George Lloyd, shkruan: “Bashkëshortja e parë e kërcënoi Esadin sepse po e ndante dhe do merrte gruan e dytë, ajo e kërcënoi dhe për këtë në Tiranë e admiruan shumë.”

PARFUMI “ESAD PASCHA” NË PARIS!

“Chanel”, “Coco Chanel”, janë markat më ndjellëse të parfumeve në Paris. Por në vitin 1919, në kryeqytetin e parfumeve, kishte edhe një markë më shumë dhe jo pak të njohur. Në etiketë shkruhej: Parfum “D’Essad Pacha”. Mos u çudisni! Një kryeministri me gradën gjeneral, një komandanti me 3 mijë ushtarë, një frekuentuesi të salloneve mondane të Parisit dhe të hoteleve të luksit dhe një kontraversi si Esad Pasha i duhej edhe një erë e mirë me vete. Dhe çfarë parfumi se! Një lëng të rrallë të trashëguar për 500 vjet nga Karl Topia, gjenerali i Skënderbeut, nga i cili pretendonte se kishte prejardhjen Esad Pasha dhe që formulën e dispononte vetëm ai.

Dhe që një ditë, në shenjë mirënjohjeje, e ndau këtë sekret, duke ia vënë në dispozicion formulën Fernando Nonza-s, komandantit të shtabit qendror të forcave aleate në Lindje, të cilin e kishte njohur që në 1914. Ja çfarë shkruante komandanti francez: Esad Pashë Toptani në zyrën e tij në Selanik, kur ishte shpallur kryeministër. “Nga një përzierje lulesh e bimësh, shumë më të rafinuara nga sa mund të mendohet sot, Karl Topia kishte mundur të siguronte një koncentrat nga ky parfum me fuqi të pashtershme.

Sekreti i këtij parfumi u trashëgua te pasardhësi fisnik i Karl Topisë, njëri prej të cilëve është gjeneral Esad pashë Toptani. Më 1 janar 1919, Esad Pasha më solli si dhuratë për Vitin e Ri formulën e përgatitjes së këtij parfumi.” Ervina Toptani, nusja e një prej pinjollëve të familjes Toptani, ka marrë në vitin 2011 një dhuratë tejet të veçantë nga Parisi: Pikërisht një parfum ekskluziv me emrin “D’Essad Pacha.”

TRIMI QË FRIKËSOHEJ NGA MIU

E megjithatë ky trim kishte një dobësi. Ashtu si në zoologji, armiku më i madh i elefantit është miu, i cili i futet në shputat e këmbëve dhe e kafshon dhe kjo për gjitarin më të madh mbi tokë është një lloj vdekje, edhe për Esad Pashë Toptanin miu i vockël ishte një lloj vdekjeje edhe po ta shikonte me sy. Nipi i tij, Eqrem bej Vlora, e përshkruan dajon trim me një dobësi që nëse kundërshtarët do t’ia dinin, do mund t’ia kishin dalë: “Një pasdite teksa prisja Esatin për kafe, shoh se në shkrimoren time një mi kishte pjellë pesë miushë të veckël ngjyrë trëndafili, po kaq të veckël sa përjashtohej çdo ndjenjë rreziku dhe unë aty për aty vendosa ta trembja një herë mikun tim (Esatin) të tmerrshëm. I futa pra ato në një kuti shkrepëseje dhe pastaj këtë kuti.. ia vura sipër paqetës së cigareve. Esati erdhi.. e kapi kutinë e shkrepësve e shtyu pjesën e brendshme me gisht dhe… bërtiti sikur të shihte kufomat e të gjithë djemve të tij njëherësh, pastaj i flaku tej si e përcëlloi kutinë dhe minjtë”.

A VDIQ ILJAZ VRIONI NGA OVERDOZA E KOKAINËS?

Historitë e tejkalimit të alkoolit me Iljaz Vrionin ishin kthyer në histori normale në Tiranën e atyre viteve. Pietro Kuaroni përshkruan këtë gjendje: “Ai pinte gotë pas gote, pothuaj me gërnje dhe pas pak fytyra e tij u bë baltë, goja iu var, qepallat plumb, ai ishte krejtësisht i dehur. E tillë ishte drama e Iljaz Beut: pija mbyllte brenda tek ai një lloj tërbimi. Dhe ai e duronte keq alkoolin, kalonte orë të tëra duke përsëritur të njëjtat gjëra me atë këmbënguljen ngacmuese të të dehurve: e pamundur të merrje leje për të dalë, biseda kthehej në një kalvar.

E gjitha kjo u ngjante krizave: ai pinte ditë të tëra pa ndërprerje. Fillonte sërish në mëngjes për t’iu dorëzuar akseseve të pasdarkës në mbrëmje. Pastaj, befas, bëhej esëll, rrinte dy apo tri ditë mbyllur në shtëpi ku e dëgjonim të grindej. Shërohej si nga një sëmundje: përsëri i qartë, i gëzuar, simpatik, gjer në rifillimin e afërt. Por transferimi i Iljaz Vrionit në Paris në detyrën e ministrit kishte edhe një gjë më shumë. Historiani amerikan, Bernd Fisher, e çon më tej degradimin me overdozat të ish-kryeministrit. Sipas tij, jo vetëm alkooli, por edhe kokaina ishin ato që i dhanë një goditje në zemër Iljaz Vrionit. Asgjë nuk mundën të bënin mjekët e spitalit “Sain Clus” në Paris për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq më 17 mars 1938.

HORRORI PAS VDEKJES

Nuk ka ngjarje më horror se ajo që ka ndodhur me varrin dhe eshtrat e kryeministrit të 5-të të shtetit shqiptar. Kishte vetëm 2 vjet që ishte instaluar diktatura komuniste në Shqipëri dhe për ironi kjo diktaturë kishte marrë urdhër në atë maj të vitit 1944, në një prej godinave të sarajeve të Vrionëve në Berat, ku ishte mbajtur konferenca e famshme e PKSH. Por që për sistemin e ri pak rëndësi kishin këto.

Pak rëndësi kishin edhe pse Iljaz Vrioni kishte qenë firmëtar i Aktit të Pavarësisë dhe delegat në Kuvendin e Vlorës, e as delegat i Kongresit të Lushnjës. Histeria kolektive shkoi deri aty sa një grup nxënësish të shkollave të mesme, me leva e lopata, hapën varrin e Iljaz Vrionit, nxorën prej andej eshtrat. Një pjesë të tyre i hodhën në lumë dhe një pjesë i bënë ushqim për qentë e rrugës.

Një ngjarje që i solli kënaqësi ekstreme diktatorit Hoxha, fati i të cilit me eshtrat, në vitin 1992, u bë i njëjtë me atë të Vrionit. Me të vetmin ndryshim që askush nuk ia hodhi në lumë dhe askush nuk i shpërndau si ushqim për qentë. Iljaz Vrioni është një nga kryeministrat që tani nuk ka varr, si një shenjë mallkimi dhe rregulli të çuditshëm që i ka ndjekur shumicën e kryeministrave të Shqipërisë.

IBRAHIM BIÇAKU, BIZNESMENI QË PUNËSOI ENVER HOXHËN

10 ndërmarrje, 2700 hektarë tokë, llogari bankare pa fund, qindra të punësuar dhe biznesmeni që solli traktorin e parë në Shqipëri për të punuar arat e veta në Peqin. Ndoshta Ibrahim Biçakut vetëm Shefqet Vërlaci mund t’ia kalonte nga pasuria, kur ishte kryeministër.

Në dosjen personale ndodhen të gjitha bilancet e biznesit të tij, shumica me fitim, por edhe kredi që ai kishte marrë në banka të ndryshme. Mes tyre vlen edhe tregtia e cigareve me dyqanin e famshëm “Flora”, në të cilin punësoi Enver Hoxhën, pa e ditur që pikërisht djaloshi i punësuar prej tij, do të bëhej edhe pasardhësi në detyrën e kryeministrit.

NJË KRYEMINISTËR PASTRUES I BANJOVE TË QYTETIT

Shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit. Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.

Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjermanisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik. Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.

Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si dënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit. Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një personaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku. Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.

 

Tahiri publikon në Kuvend shkresën e presidentit Nishani, ku i kërkon makinë të re Gardës

$
0
0

Tahiri 3 prillDebatit për blerjen e makinave të reja nga qeveria, nuk i kanë munguar as kritikat e kreut të shtetit. Por ministri i Brendshëm ka publikuar një kërkesë të Presidentit Nishani që kërkon një mjet të ri.

Përmes një shkrese, Presidenti i kërkon Gardës ta pajisë me një automjet luksi. Ministri Tahiri sqaroi se nuk do të blehen makina të blinduara.

“Një nga makinat është kërkuar nga Presidenti i Republikës. Dhe kam shkresën këtu që i drejtohet Gardës, me referencat për fuoristradat me parametra 4×4 etj. Nuk ka rëndësi pse Presidenti tha më vonë që nuk e dua, por ka rëndësi të kuptoni se procedura është ligjore dhe kjo nuk mund të çojë aty ku doni ju, medoemos të bëni pis qeverinë dhe aty ku nuk ka vend”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Tahiri iu përgjigj në Kuvend akuzave të opozitës, në konferenca të përditshme për shtyp dhe në parlament. Ministri tha se iu hoqën 19 milion euro pasuri botës së krimit, nga 1 milion euro që u sekuestruan në 2013.

Ai tha se falë luftës kundër drogës, mbi 7 miliard dollarë nuk shkoi në xhepat e trafikantëve.

“Unë nuk di si disa prej jush çohen dhe flasin për Policinë, për luftën kundër krimit, me sulme politike dhe baltosje për Policinë. Por faktet janë fakte. Ky që keni në krye ka qenë Ministër i Brendshëm. Noka ka qenë ministër, Presidenti po ashtu. Dhe nuk keni bërë në 8 vite aq sa kemi bërë ne me rezultate për 2 vjet me Policinë e Shtetit”, shtoi Tahiri.

Ministri konfirmoi se shpejt do të paraqitet në Kuvend amendimi i Ligjit për ngritjen e Byrosë së Hetimit.

Brenda pak kohe mbyllim amendimin për Byronë Kombëtare të Hetimit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues, duke mbyllur paketën e plotë ligjore për Policinë e Shtetit”, tha kreu i Ministrisë së Brendshme.

Rama komenton sulmin me vezë ndaj tij dhe “legalizon” ndërtimet e Aleksandër Frangajt te “Laguna Blu”

$
0
0

ramaKryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin kur dy ditë më parë u sulmua me vezë nga disa studentë.

Besoj që është një kakarisje normale për një vend të lirë dhe nuk ka asnjë problem. Sigurisht që nëse do të më duhet të bëjë një interpretim, do bëjë interpretimin që deri dje për shkak të një kufizimi të madh, as e imagjinonte njeri që mund të bënte një akt të tillë; sot mund ta bëjë. Është një hap i madh përpara”, tha Rama në “Top Story”.

Pati pretendime nga studentët për dhunë gjatë shoqërimit në polici. Por a u goditën vërtetë? Rama e mohoi këtë.

Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkundi që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare. Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka patur”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se grupi që mori përsipër sulmin me vezë ndaj tij, është shprehur kategorikisht kundër reformës në arsim, e cila, shtoi ai, është një reformë që gjithpërfshirëse, por që nuk mund të kënaqë të gjitha interesat.

Rama u pyet edhe në lidhje me “Lagunën Blu” dhe lejen e dhënë atje për Aleksandër Frangajn. \

Ai mohoi të ketë telefonuar kreun e komunës së Golemit për të firmosur lejen për Frangajn.

Nga pikëpamja e ligjshmërisë, aty nuk ka asnjë centim të shkeljes së ligji. Pastaj në një ndërtim me plan të miratuar, me tokë private dhe me të gjitha dokumentet në rregull, pavarësisht se mund të themi çfarë të duam sesi është privatizuar dhe si është bërë plani, të gjitha këto janë bërë nga institucionet e shtetit dhe sot ne jemi shteti. Nuk kam dhënë leje, kjo është e vërteta. A e kam telefonuar kreun e komunës? Këto janë fabula, thashetheme që nuk kanë asnjë të vërtetë”, thaRama.

Gazetari që intervistoi Zaganin: Të përfshirë në trafikun e drogës, edhe biznesmenë. Një prej tyre ka 20 kg dhe 3 mln euro në shtëpi

$
0
0

zaganiGazetari Basir Çollaku, i cili ka intervistuar Dritan Zagani, ka thënë në emisionin Opinion se në trafikun e drogës janë të përfshirë edhe biznesmenë.

“Cdo moment i ndarë është një akuzë më vete.

Une do thoja që problemi është me i thëlle se më parë.

Ka më shumë emra dhe fakte.

Zagani përmend me emer biznesmenë që kanë 20 kg drogë në banesë dhe kanë 3 milion euro cash”, tha Çollaku.

Po kështu, Zagani thotë se janë të implikuar edhe oficerë të lartë italianë.

“Gjenerali F.L italian ka përfituar duke marrë 30 mijë metra katrorë, vetëm nga trafiku i drogës.

Droga i është dhuruar nga një trafikant droge”, thotë Zagani në intervistën që i është bërë nga Çollaku.

Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku bëri publik emrin e biznemenit për të cilin ish –shefi i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, thotë ka 20 kg kokainë dhe 3 milionë euro kesh në shtëpi.

Ai tha se biznemeni është Arben Dalipi.

Sipas Çollakut, Dalipi është personi që kishte blerë tabulatet e thirrjeve telefonike të Zaganit  dhe e kishte kërcënuar atë.

“Kam blerë tabulatet.

Nuk e kam problem të paguaj edhe 2 mijë euro t’ju heq juve qafe” , i ka thënë Dalipi, Zaganit, sipas gazetarit Çollaku.

 

Skenderbeu triumfon ndaj Sportingut me shifrat 3-0

$
0
0

SkenderbeuSkenderbeu ka mundur me rezultatin e paster 3-0 ne “Elbasan Arena” skuadren portugeze te Sportingut te Lisbones.

Korcaret zhvilluan nje 90 minutesh spektakolar duke mos e diskutuar per asnje moment kete fitore te merituar.

Per kampionet e fuqise te shqiperise golat e takimit u shenuan nga mesfushori Sabien Lilaj qe rezlizio nje dopiete dhe Bakari Nimaga qe realizoi nje super gol ne pjesen e dyte.

Ky eshte trepikshi i pare i skuadres se drejtuar nga tekniku Mirel Josa ne nje kompeticion europian.

Korcaret renditen ne vendin e 4 me tre pike ndersa Sportingu ne vendin e trete me 5 pike te grumbulluara./f.b

Gramoz Ruçi: Njeriu më i pakënaqur me qeverinë Rama, është vetë Edi Rama

$
0
0

ruci rama“Duke filluar nga dita e neserme e deri ne mes te muajit dhjetor, jo vetem Edi Rama po e po, por nen drejtimin e Edi Rames te gjithe ministrat do zbresin ne terren per t’u ballafaquar me votuesit dhe strukturat lidhur me premtimet apo pritshmerite nga qeverisja e majte”, thotë numri dy i partise socialiste Gramoz Ruci, ne një interviste dhene per emisionin “Kapital” ne Vizion Plus.

Si e sheh qeverisjen e deritanishme njeriu me i rendesishem ne PS, pas Ramës?

Kryetari i Asamblese Kombetare, Ruçi, nuk eshte i kenaqur, madje deklaron se vete kryeministri eshte njeriu me i pakenaqur:

“Une e njoh mire Edi Ramen dhe besoj qe njeriu me i pakenaqur ne ate qeveri eshte vete Edi Rama.

Pasi kam kaluar shume kryeministra ne keto 25 vjet dhe e vleresoj per vizionin qe ka per qeverisje, per perkushtimin, per energjine, per kohen qe ve ne dispozicion, per marredheniet qe nderton.

Nje njeri qe ka nje vizion te tille, nje perkushtim dhe nje ambicie te tille natyrisht qe eshte i pakenaqur me efektivitetin dhe nuk eshte i lumtur”, thotë Ruçi.

Për z.Ruçi nuk ka krisje brenda mazhorances.

Ai e lexon ndryshe deklaraten e perseritur te Ilir Metes per nevojen e impulsive te reja ne qeveri:

“Impulse te reja nuk do te thote emra te rinj ne kabinetin qeveritar. Nese do te vazhdojme me lodra fjalesh ky eshte tjeter muhabet. Per mua asnjehere nuk ka persosmeri.

Ndryshimi i qeverise eshte ekskluzivitet dhe atribut vetem i atij që drejton kabinetin dhe ai merr persiper edhe kostot”, shton më tej kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

FOTOT/ Vila super luksoze e Shkëlzen Berishës!

$
0
0

Disa vite më parë kur vajza e kryeministrit shqiptar deklaronte pasurinë dhe e justifikonte atë me “punën në Kosovë”, kolegë të saj punonjës të administratës ndërkombëtare në Prishtinë, u hidhnin kunja shqiptarëve në një forum online: “E dini si mund të bëhesh miliarder me rrogë? Duhet të kesh babanë kryeministër të Shqipërisë”.

Po nuk është vetëm Argita që i ka rregulluar punët e veta gjatë qeverisjes së babait të saj.

Shkëlzen Berisha i datëlindjes 27 shkurt 1979, emri i të cilit shfaqet në skandale nga më të rëndat gjatë këtyre viteve, bën gjithashtu një jetë luksoze, para së cilës as Suedia ku ai jetoi deri para riardhjes së babait të tij në pushtet, me sa duket nuk ia vlen më.

Në foton që shoqëron këtë shkrim shihet një vilë me përmasa kështjelle. Ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në ish-komunën e Farkës, tashmë e shkrirë me Tiranën.

Është një nga banesat e 36 vjeçarit Shkëlzen Berisha.

Dy vjet më pare kur dikush e përmendi këtë vilë, djali i ish-kryeministrit, zyrtarisht tha se vilën e ka me qera.

Sigurisht që ashtu si për ndonjë apartament gjithashtu luksoz pranë pallatit ku banon babai, “letrat janë gati për përgënjeshtrim” pavarësisht se ndonjë kompani telefonike do nënqeshte pas kësaj.

Edhe në rastin e kësaj vile, “letrat” dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri. “Letrat” flasin për qera diçka mbi 2000 euro në muaj. Ju duket shifër e kripur? Jo për të gjithë. Edhe sikur të paguhej vërtet, ajo nuk do ishte problem për fitimet e larta që djali i kryeministrit ka deklaruar se ka në aktivitetin e tij të çuditshëm si “ndërmjetës dhe konsulent”. Këto “profesione” shkruhen në deklaratat e pasurisë së Shkelzenit.

Kur Sali Berisha u bë kryeministër i vendit në 2005, deklarata e pasurisë së nënshkruar nga Shkëlzen Berisha paraqeste një situatë normale financiare, që i vinte më së shumti nga bashkëshortja me qëndrim në Suedi, duke patur vetëm 10 për qind të një apartamenti prej 100 metrash katrorë atje.

Në 2007 ai thoshte se jetonte në një shtëpi në Tiranë kundrejt qirasë dhe kësaj here krahas fitimeve nga studio e konsulencës ligjore shtoi të ardhurat nga puna si drejtues i zyrës juridike në një kompani që iu shit turqve.

Një vit më vonë ai do të deklaronte një rritje të ndjeshme të të ardhurave. E kështu me rradhë, vit pas viti, deklarimi i pasurisë shënoi shifra të reja. Të ardhurat ai i deklaron se i vijnë nga puna si “konsulent ligjor”. Dhe të mos harrojmë se këto janë vetëm ato që deklarohen vetë.

Emri i djalit të kryeministrit është përmendur në disa nga skandalet e viteve të fundit në Shqipëri. Implikimi më i rëndë është padyshim Gërdeci me të vrarët dhe të gjymtuarit e tij. Mes të cilëve edhe fëmijë. Më pas emri i Shkëlzenit do të dilte në aferën e tokave të Orikumit.

Zona ku ka marrë de jure supervilën “me qera” djali i kryeministrit është ndër më të lakmuarat në periferi të Tiranë, si për banim, ashtu edhe për të bërë biznes.

Kjo pjesë, dikur nën juridiksionin e komunës së Farkës, që drejtohej nga PD-ja u zhvillua veçanërisht pas ardhjes së Berishës si kryeministër në 2005.

Kur qeveria vendosi të hapë tenderin për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan (rreth 400 milionë euro) ra në sy një devijim nga projekti. Në afërsi të vendit ku janë këto vila dhe ku në atë kohë po përfundonte së ndërtuari qendra tregtare TEG, u shtua edhe një bypass.

Edhe aktualisht në këtë zonë të rrethuar me mure të larta dhe roje,  vijojnë punimet, shtesat, vilat e reja për milionerë të rin, siç tregojnë këto foto të realizuara nga fotoreporteri i DITA-s, Klevis Janko.

Vila në fjalë ndodhet pranë vilës së ndërtuesit të kësaj zone bizniesmenit Samir Mane dhe është e vetmja që e konkurron atë për nga madhësia dhe luksi.

Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth 2 milion euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa kokrra të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.

Gazeta Dita

vila

vila 1

vila 2

vila 3


Roli i frikshëm i kryeministrit si avokat

$
0
0

Mero Baze

Nga Mero Baze

 

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për korrupsion në kabinetin e tij qeveritar dhe përpiqet çdo ditë të dekurajojë çdo zë, që kërkon ndryshime në qeveri. Në intervistën e tij në “Top Story”, kryeministri u shfaq i mirëinformuar për çdo detaj të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë apo Gardës së Republikës, për çdo pazar të Gjiknurit, për letrën që i duhej Frangajt të duket legal në zaptimin e tokës në Golem, për çdo akuzë që lidhet me tendera klientelistë në disa institucione të tij, dhe për çdo raport me ish- biznesmenët klientelistë të Berishës. Ishte aq i informuar për çfarë pyetej, për gjëra që nuk i takojnë axhendës së kryeministrit, sa përshtypja e parë që të krijohej, ishte se tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk i ka bërë Ilir Beqaj, por Edi Rama, tenderat e Gardës për makina nuk i ka bërë Garda, po Edi Rama, biles dhe mënyrën se si të quhet legale leja në Golem e Aleksandër Frangajt, duket sikur ishte e tij, ngaqë ai shfaqte siguri për një korrupsion dhe falsifikim të hapur.

Pas kësaj, pati një breshëri zjarri me shtypin, mbi faktin që nuk di të ngrejë çështje dhe nuk di të pyesë, e mbi të gjitha, që nuk ka raporte me të vërtetën, a thua se e ndreqi qeverinë dhe korrupsionin dhe i ka mbetur të rregullojë dhe median, për ta bërë të gjithë si ajo e Frangajt.

Së pari, është shqetësuse që kryeministri jonë di çdo gjë për çdo tender dhe për çdo hall gazetarësh dhe botuesish, që nga ata që zaptojnë toka e ndërtesa, e deri tek ata që nuk dijnë të bëjnë pyetje. Jam i shqetësuar pasi kjo nuk është punë e kryeministrit, por punë e të tjerëve. Kryeministri ka për detyrë të qeverisë në bazë të një programi,  për të cilin ka ardhur në pushtet dhe të zbatojë ligjet e vendit në punën e tij. Ato për ai çfarë përgjigjet me hollësi janë punë e të tjerëve. Por, meqë ai po i merr përsipër ato punë, duhet të mendohet mirë, pasi nëse dalin keq, do të marrë dhe faturën e tyre. Prania dhe përfshirja e tij kaq e thellë në këto histori, është anormale për një kryeministër dhe do ta gjejë pastaj si Sali Berishën, që detyrohet të thotë nuk e njihja baxhanakun e vrarë në Gërdec, apo që nuk kishte dëgjuar kurrë për Remzi Hoxhën, edhe pse qe marrë vet me gjithçka.

Së dyti, është shqetësuese, përse i merr përsipër këto probleme kryeministri. Nëse Ilir Beqaj ka bërë një tender për të dhënë me koncesion kontrollin mjekësor falas për çdo shtetas shqiptar dhe mendon që kjo gjë po ecën dhe nuk ka korrupsion, kryeministri nuk ka pse shqetësohet, pasi nëse unë nesër botoj në gazetë që një fshat i tërë ka hedhur firmën kot sikur ka bërë analiza, do duket sikur e ka bërë Edi Rama këtë shkelje.

Fakti që kryeministri e merr përsipër dhe tenderin e koncesionit, edhe produktin e tij, edhe Ilir Beqajn si ministër, është pak problem.

E njëjta gjë mund të thuhet për tenderat e tjerë të koncesioneve apo dhe të blerjes së shërbimeve nga ajo ministri, për të cilat kryeministri sillet si të jetë kryetar i Komisionit të tenderit.

I njëjti fenomen shfaqet dhe tek mbrojta e Frangajt. Kryeministri ose nuk ka lexuar asnjë letër dhe i ka bërë nder Frangajt duke i legalizuar grabitjen, ose i ka parë që letrat i ka fallco, i ka premtuar mbështetje dhe tenton të marrë përsipr diçka që duhet ta marrë përsipër vetëm prokuroria. Është pikërisht kjo tendencë e tij që krijon shqetësim, se ai po merr përsipër këto afera, ngaqë është vet përgjegjës, dhe nuk do t’i lërë vetëm bashkëpunëtorët e vet, që i ka në këtë rast shërbëtorë. Tek rasti i Frangajt kjo është pak dhe më e rëndë. Ai po merr një kosto të jashtëzakonshme në emër të tij, duke i quajtur falsifikimin një akt legal, dhe kjo të krijon idenë se Frangaj e ka peng atë në zhvillime që  ndoshta kanë lidhje me krizën Rama- Meta të muajve më parë.

Së treti, është shqetësuse që kryeministri jonë, po rrit praninë e tij në vendime që bien erë klientelizëm. Fjala vjen, lejet e ndërtimit në Tiranë, të bllokuara në kohën e Bashës në bashki nga Edi Rama si kryeministër, po lirohen, duke u konfirmuar pjesërisht prej tij dhe duke u lidhur me emrin e tij. I tillë është rasti i Delijorgjit, rasti tjetër i një pallati të Aleksandër Frangajt për 15 kate në hyrje të Parkut Kombëtar, ku sipas burimeve nga Bashkia e vjetër e Tiranës, ka dhe zaptim territori të fqinjit me 3 metra distancë etj, ndërkohë që të tjerët kanë ngelur jashte liste. Kryeministri nuk ka përse merr taksa personale, për investimet e ndërtimit në Tiranë. Ai duhet të rrezatojë siguri se në këtë vend mund të ndërtosh dhe pa marrë leje tek Edi Rama, pasi vetëm kështu mund të garantojmë lirinë ekonomike dhe mungesën e ndërhyrjes së shtetit në zhvillimin ekonomik. Fakti që lejet kanë kaluar nga një pikatore e Bashkisë së Bashës, tek një zyrë që varet nga Edi Rama, e bën shumë të pranishëm qeverinë në çështje të rëndomta të biznesit dhe rrit shumë shkallën e dyshimit për korrupsion, i cili mes të tjerash është dhe çështje perceptimi. Dhe ky perceptim tashmë nuk është pozitiv. Nuk di sa do t’i arrijë faqja e re e qeverisë për përgënjeshtrimet ta ndryshojë, por mjafton një dalje në publik si ajo e Ramës në “Top Story”,  ku merr përsipër të jetë avokat i çdo djalli në qeveri, për të kuptuar që ka shumë probleme.

Dhe e fundit që kryeministri duhet të kuptojë, është se jo gjithmonë fakti që opozita përballë është e shkatërruar, është fat. Në rastin konkret, është fatkeqësi. Është fatkeqësi se ka mbyllur gojën ngaqë Rama po punon me ish- klientët e saj, por dhe se në tërësi nuk ngjallin shpresë ngaqë i përfaqëson më shumë Berisha se Basha, dhe ende nuk e kanë ndarë kë kanë kryetar. Por fatkeqësia e tyre nuk mund të jetë fati i kësaj qeverie. Pasi, nëse është kjo llogaria e vetme se si duhet të mbajë pushtetin, atëhere do prodhojë një opozitë tjetër të re, ndoshta brenda të vetëve, e cila mund ta bëjë të paqenë më shpejt se sa ringjallja e një plaku hajdut në opozitë, që flet me vete dhe mendon se flet me popullin.

Njoftim ankandi: Shqipëria jepet e gjitha me koncension

$
0
0

kryeministriaNga Mentor Kikia

Koncensioni është një formë bashkëpunimi qeveri-privat. Unë nuk jam ekonomist, por di vetëm se shteti i jep një pronë apo shërbim me koncension një sipërmarrjeve apo kompanie private, kur nuk është në gjendje ta zhvillojë apo ofrojë vetë.

P.sh: Qeveria nuk ka mundësi të shpojë një pus nafte dhe i thotë privatit: Hajde shpoje, nxirre naftën dhe do ta ndajmë X % me Y%. Do të ndërtojë një port, një hidrocentral etj, nuk ka para dhe i thotë sërish një kompanie: hajde ndërtoje, shfrytëzoje X vite sa të nxjerresh investimin dhe fitim dhe pastaj do ma lësh mua.

Por në Shqipëri koncensioni përdoret si forma më e paskrupullt e vjedhjes. Për të justifikuar vjedhjen përmes kompanive të afërta, klienteliste thuhet në gjuhën e politikës, qeveritë kanë dhënë dhe po japin me koncesnin edhe zyrat e shtetit.

P.sh: Përse qeveria duhet ti paguajë 90 milion Euro një spitali privat për të bërë Hemodializën? Derisa paratë i ka, pse nuk e ofrojnë vetë spitalet publike këtë shërbim? Do të ishtye shumë më lirë, padyshim, për shtetin.

Përse për të bërë Checkup –in për të gjithë shtetasit nga 40-60 vjec qeveria duhet të paguajë(aq më shumë nje kompani që shet cigare e alkol). Derisa paratë i ka, ta ofrojë vetë këtë shërbim, padyshim edhe me kosto më të lirë. Përse edhe për të sterilizuar veglat e punës së kirurgjisë sërish duhet aforuar po përmes koncensionit një kompani private?

Me koncension u dhanë edhe rrugët e Vlorës dhe Fierit, ku qytetarët parkonin makinat dhe “koncensionari” thjeshtë vilte paratë e njerëzve, pasi rrugën e kishte shturar bashkia(edhe aty ku nuk ishin shturar koncensionairt nuk prishte ndonje punë).

Me koncension u dhanë edhe kontrollet në dogana, edhe ngjurosja e karburanteve, edhe prodhimi i pullave fiskale, dhe rezultati ishte edhe me zi.

Me koncension jepet edhe shërbimi i koaludimit, kontrollit teknik të makinave. Po pse kaq të vështirë e ka qeveria të ndërtojë një hangar dhe të paguajë nja 20 mekanikë në cdo qytet për të kontrolluar makinat dhe paratë që ne paguajmë të shkojnë në arkën e shtetin dhe jo llogarinë e privatit? Me koncension wshtw shpallur tw jepet edhe Shërbimi i Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore në Shqipëri. Ose kontrolli qw bwhet para se makina tw pajiset me leje qarkullimi.

Koncensionarizmi flitet se do të shtrihet edhe në burgje, edhe në hipoteka.. Shteti, ose nga pafatësia ose nga babëzia, po dorëzohet në dorë të privatit.

Ndaj mendoj se do të ishte më mirë që i gjithë shteti, policia, prokuroria, edhe gjykatat, edhe vetë qeveria, të jepej me koncension, por jo këtyre firmave të cigareve, por psh, ndonjë kompanie apo vetë shtetit gjerman. Atëherë ne do të jemi më qetë, punojmë e paguajmë taksa, dhe koncensionari na qeveris, na bën ligjet, drejtësinë, buxhetin…. Jam i bindur se do të jetë më mirë se nën cdo qeveri shqiptare.

Përtej ironisë, mendoj se jemi në kushte dëshpërimisht të pashpresa në këtë vend, ku gjithkush që ka një gjë në dorë mendon vetëm si të vjedhë.

Kunati në alarm nga arrestimi i Gjeloshit

$
0
0

Prokuroria urdhëroi arrestimin e një drejtori të Bashkisë së Tiranës, emëruar aty  prej kohës së Kunatit. Siç doli, ai i ka marrë 5 milion lekë një vajze për ta punësuar në Bashki. Sapo mori lajmin, Kunati u vu në alarm.

Gjaja e parë që bëri, u hodhi një sy dosjeve të emërimeve që kishte bërë në Bashki, i shumëzoi me 5 milion dhe i shkonte shuma gati 10 milion euro. Ju dukën pak shumë, por kur filloi të bënte llogaritë, aq ishin.

-Na mori më qafë, tha me vete. Po pranoi akuzën dhe po tha që kaq merrnin të gjithë, do na vijë radha ne.

Për këtë vendosi të thërrasë në një takim gjithë punonjësit e Bashkisë që ka pas emëruar ai. Por, thirrjeve nuk ju përgjigjën më shumë se 10 vetë, dhe ata, drejtorë të rëndësishëm.

-Po pse nuk vijnë të tjerët, pyeti Kunati?

-Po janë në punë shef, nuk i ka heq akoma Erjoni tjetër, i thanë ata. Ne kemi ik vetë me dëshirë.

I shqetësuar, i gjeti një lidhje prokurorit.

-Çfarë ka thënë i arrestuari deri tani, e pyeti?

-Aaa, e kemi kapur keq Erionin, i tha ai. Po mbrohet me faktin që kaq kërkonte Erioni për një vend pune . Kështu që po bëjmë gati dosjen dhe për Erion Veliaj.

Kunatit nuk i pëlqeu fare kjo gjë, ndërsa prokurori u çudit pse nuk u bë entuziast.

-Ai gënjen, i tha prokurorit. Nuk dua ta mbroj Veliajn, por ai gënjen. Nuk besoj se i ka kërkuar 5 milion për një vend pune dhe iku.

I alarmuar për rrëfimin e ish- drejtorit të vet, më në fund shkoi tek Ruli. I shpjegoi situatën dhe rrëfimin e ish- drejtorit, që i ka thënë prokurorit që i kërkova 5 milionë,  se “aq na kërkonte Erioni për një vend pune”.

-Tani ky prokurori është njeriu ynë dhe mendon se e ka fjalën për Erion Veliaj, por ai maskarai e ka për mua, se dhe unë e kam emrin Erion, tha Kunati.

-Ç’të të them unë djalo, tha Ruli. Ty nuk të njeh njeri për Erion, por për Kunat. Tani ose merr përsipër gjithë ato që janë thënë për Kunatin dhe shpëton nga prokurori, ose merr përsipër këtë të 5 milionshit dhe shpëton nga nami i keq i Kunatit.

FALSIFIKIMI/ Ja dokumenti që Edi Rama i njeh për legal Frangajt në Golem

$
0
0

epid2002.1

Kryeminsitri Edi Rama i ka noterizuar publikisht një akt të rëndë falsifikimi, pronarit të TV Klan, Aleksanër Frangaj, lidhur me zaptimin e një sipërfaqe 7500 metra në “Lagunën Blu”, dhe më pas ndërtimin aty të një objekti turistik.

I gjithë “legjitimiteti” i marrjes së asaj prone mbështetet mbi kontratën e mëposhtme mes shoqërisë “Epidam shpk” dhe çiftit Frangaj.

Kontrata mban datën 25 shtator 2002 dhe është një kontratë porosi e çiftit Frangaj për të ndërtuar 7500 metra katror objekte dhe terrene sportive, përmes firmës “Epidam shpk”.

Nëse e lexoni me kujdes dokumentin, bëhet fjalë për një kontratë të lidhur në vitin 2002, që i referohet një baze ligjore të dal në vitin 2003, 2004 dhe më pas.

Pra, krejt qesharake.

Vetëm Aleksandër Frangaj dhe Edi Rama mund të kenë aftësinë, që një kontratë që e nënshkruajnë më 2002, ta bazojnë në akte ligjore dhe nënligjore që do të dalin dy vite më pas.

Konkretisht ja çfarë shkruan kontrata që ka bërë pronarë të 7500 metra toke Aleksandër Frangaj, në pikën 2, ku është “Objekti i kontratës”

2.1 Sipërmarrësi merr përsipër të ndërtojë për llogari të Porositësit (Aleksandër Frangaj) dhe me financimin e porositësit , ambientin e poshtëshënuar me çelësa në dorë. Ky ndërtim do të realizohet në parcelën nr 17, Golem, Kavajë, në bazë të vendimit nr 10, datë 25 10 2002 (Një muaj pas kësaj kontrate. Shënim i redaksisë), të KKR të Qarkut të Tiranës, Vendim i Këshillit të Zhvillimit të Turizmit nr 5 datë 02.03.2004, (Dy vjet më pas) dhe Vendimit të K.RR.T.R.SH, nr 4. Datë 31 01 2004 (dy vjet më pas) si dhe vendimin e lejes mjedisore nr 5 datë 22 04 2003, (Një vit më pas) i Ministrisë së Mjedisit. Më poshtë po botojmë të plotë faksimilen.

Siç shikohet, bëhet fjalë për një kontratë të shtatorit të vitit 2002, që bazohet në akte nënligjore që kanë dalë të gjithë pas miratimit të kontratës. Kjo është njësoj sikur Edi Rama të nënshkruajë sot një kontratë për blerje veturash apo analiza mjekësore të shqiptarëve, bazuar në një ligj që do dalë pas dy vjetësh.

Çfarë ka ndodhur është e qartë.

I sigurt se nuk e ndal as ligji dhe as kryeministrat, Frangaj i ka kërkuar dikujt të bëjë një kontratë tip se si vidhet ajo toka atje dhe pastaj ja ka vënë datën 2002, që të duket se i ka porositur qysh në fillim ato fusha për të bërë vila.

Problemi është se ky është dokumenti bazë mbi të cilën një gjykatës ka urdhëruar hipotekimin e këtij territori si pronë të Frangajt, duke konsideruar që aty ka objekte sportive, ndërkohë që aty ka pasur vetëm fusha volejbolli dhe futbolli për banorët.

Pra, falsifikimi është flagrant dhe i kapshëm nga çdo gjykatës i rëndomtë dhe nga çdo jurist, qoftë dhe më i paafti që është punësuar tek zyra e Edi Ramës, nëse ai do ta pyeste. Gjithë problemi është se Edi Rama nuk ka dashur t’i shikojë këto letra që i ka mbi tavolinë. Nuk ka dashur të shikoj që Frangaj në vitin 2002 paska porositur objekte sportive bazuar në akte ligjore që kanë dalë më 2003 dhe 2004. Pra, thjesht ai ka dashur t’ia noterizojë me çdo kusht këtë vjedhje.

Nuk jemi xhelozë  për dëshirën e tij, që të noterizojë plaçkitjen e pasurisë kombëtare, por nga fakti se përpiqet të akuzojë denoncuesit e kësaj grabitje, si gënjeshtarë. Me këtë dokument dhe me atë që tha zoti Ramë në mbrojte të Frangajt, nuk ka gjykatës që mbron Edi Ramën, së paku për shpifje të qëllimshme në këtë rast./ TemA

 

epidam2002.2epidam2002.3

CIA, mistere dhe intriga: Ku ndodhet Majk Hend, kreu i programit të vrasjeve “Feniks”?

$
0
0

ciaSi një beretë gjelbër, Majk Hend fitoi medaljen “Purple Heart”, ndërsa shërbeu për një kohë të gjatë në Vietnam, përfshirë edhe pjesëmarrjen tek programin e CIA-s “Feniks”, që kryente vrasje të caktuara. (CIA e mohon me forcë se ato ishin “vrasje”). Ai gjithashtu është marrë gjatë me trajnimin e mercenarëve në popullatën Meo, që ishin edhe kultivues në shkallë të gjerë të opiumit.

Pas luftës, Hend u zhvendos në Australi ku iu bashkua me biznesmenit vendas Frenk Nugan, për të themeluar Bankën “Nugan Hand”. Pavarësisht se e nisi me një kapital fillestar prej vetëm 1000 dollarësh, “Nugan Hand” u shndërrua shpejt në një nga bankat më të mëdha në Australi, me më shumë se 1 miliardë dollarë të investuara çdo vit. Banka ishte e njohur për lidhjet e saj të ngushta me komunitetin e ushtarakëve dhe të inteligjencës amerikane.

Admirali në pension Erl Jeits shërbeu si president, ndërsa të paktën 3 ish-gjeneralë mbanin poste të larta. Ish-drejtori i CIA-s, Uilliam Kolby shërbeu si këshilltar ligjor, ndërsa kreu i degës së bankës në Tajlandë, kishte qenë dikur shefi i zyrës së CIA-s në atë vend. Por në realitet, “Nugan Hand” ishte një ndërmarrje gjigande kriminale, e ngritur për të pastruar paratë që vinin nga tregtia e heroinës aziatike.

Banka e shtriu aktivitetin në rajone të tjera, me shitje armësh për rebelët në Afrikë dhe Irani, duke zhvendosur paratë e vjedhura për diktatorin fillipinas Ferdinand Markos, por pjesa më e madhe e operacioneve të saj përfshinte trafikun e drogës. Në mënyrë të habitshme, banka nuk pati kurrë probleme me autoritetet amerikane, edhe pse aktivitetet e saj duhet të kenë qenë të qarta.

Dega e lartpërmendur e Tajlandës, kishte një zyrë në Chiang Mai, në zemër të “Trekëndëshit të Artë” të tregtisë së heroinës, dhe ndante të njëjtën ndërtesë me zyrat lokale të DEA(agjensisë amerikane kundër trafikut të drogës). DEA nuk hetoi kurrë mbi “Nugan Hand”. Së bashku me numrin e madh të personelit ushtarak që punonte për të, mungesa e interesit amerikan ndaj bankës, ka çuar në spekulime të arsyeshme dhe të mirë-arsyetuara se “Nugan Hand” ishte një bazë e CIA-s.

Zyrtarisht agjensia e mohon këtë, por sikurse një zyrtar australian i ka thënë shkrimtarit Xhonatan Kuitni:”Ajo që mbetet të thuhet është se të gjitha ata patriotë që i shërbyen vendit e tyre me besnikëri për vite me rradhë, papritmas thanë:”Le të bëhemi të gjithë kriminelë. Të harrojmë shërbimin gjatë luftës, heroizmin tonë, dhe kryejmë krime kundër vendit për të cilin kemi punuar aq shumë”.

Gjiçka filloi të marrë tatapjetën kur Feank Nugan mesa duket qëlloi veten me një pushkë, ndërsa ndodhej në makinën e tij. Pasi mbërriti në vendngjarje, policia gjeti një listë me emrat e politikanëve australianë, me shuma të mëdha parash të renditura pranë çdo emri. Ndërkohë, admirali Jeist u largua me shpejtësi nga Australia, pasi një “ekip të ish-operativësh ushtarakë amerikanë”, u panë “të bastisnin” shtëpinë dhe zyrën e Nuganit.

Hend urdhëroi punonjësit e tij që të kopjonin çdo dosje kompromentuese, duke kërcënuar të gjithë ata që protestuan se “gjëra të tmerrshme do t’u ndodhin; gratë tuaja do të vriten dhe do t’ju kthehen pas në copa”.

Banka falimentoi pak më vonë, duke bërë që shumë depozitues të humbisnin kursimet e tyre të jetës. Erl Jeits dhe oficerët e tjerë amerikanë të bankës, nuk pranuan të kthehen në Australi për të dëshmuar.

Çfarë u bë me Majkëll Hendin? Herët e fundit ai u pa të hipte në një avion që udhëtonte për në ishujt Fixhi, i maskuar me një mjekër të rreme dhe duke përdorur një pasaportë false. Ishte viti 1980. Në 1991, një gazetë australiane njoftoi se ai jetonte në Uashington, por qeveria australiane nuk pranoi të ndërmarrë veprime të mëtejshme. Ai nuk është parë më prej asaj kohe.

Bota.al

Viewing all 10852 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>