Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all 10852 articles
Browse latest View live

FOTOT/ Ja kush janë 8 studentët e ndaluar për sulmin me vezë ndaj Ramës

$
0
0

Tetë studentë u ndaluan sot nga policia, për sulmin me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ata janë tre studentët nga Kosova, Dardan Konjufca, Durim Jasharaj, Valton Marku, pjesë e “Klubi politik i studentëve Prishtinë”.

Ndërsa studentet nga Tirana janë Klodi Hoxha, Anita Lushi, Bora Mema, Viktori Çipi dhe Liri Kuçi, pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’.

Ata kundërshtojnë reformën e qeverisë për Arsimin e Lartë dhe thonë se do të vazhdojnë protestat e tyre edhe në të ardhmen.

Më poshtë janë fotot e tyre.

Anita Lushi

Anita Lushi

 

Dardan Konjufca
Dardan Konjufca

 

Durim Jasharaj
Durim Jasharaj

 

Valton Marku
Valton Marku

 

Klodi Hoxha
Klodi Hoxha

 

Bora Mema
Bora Mema

 

Viktori Cipi
Viktori Cipi

 

Liri Kuci
Liri Kuci

Qetësohuni!!! Studentët vranë frikën e 2012-tës, vetëm kaq

$
0
0

Flogert Muça 

12204944_10204686747480778_1803863409_nIshte tetori i 2012-ës, kur së bashku me një grup miqsh, me të cilët rrinim, diskutonim, flisnim rreth të ardhmes së arsimit dhe jo vetëm, menduam t’i japim një mesazh shtetit për të vënë sadopak dorë mbi arsimin.

U mblodhëm te kafeneja ku rrinim zakonisht me miqtë e mirë idealistë e ashtu duke pirë nganjë caj a konjak për tu ngrohur nga i ftohti, vendosëm që të bënim një çarçaf-baner i cili do shërbente për të shkruar një të vërtetë të thjeshtë: Për arsimin investohet pak dhe pse u premtua shumë. Dhe e bëmë, natyrisht me një spraj shkruajtëm atë që ndjenim, si idealistë, si të rinj që ishim në vitin e parë të fakultetit.

E gjithë “ngjarja” duhet të ndodhte në orët e para të mëngjesit. Do të varnim në derën e ministrisë çarçafin e ngjyer me të kuqe, i cili pasqyronte një realitet dëshpërues. Ishim afro 20 vetë që vendosëm për takimin e së nesërmes, i cili do të të ishte në orën 5:00 të mëngjesit, në mënyrë që policia të mos na kapte dhe që ministri i atëhershëm të merrte mesazhin që ne, studentët donim të përcillnim. Ishim të vetëdijshëm që po bënim diçka të paligjshme, ndaj dhe gjetëm mënyrën të mos kapeshim. Sa me rrezik ishte kjo punë në fakt, e kuptuam të nesërmen e “aksionit”.

Të nesërmen, në orën 5 të mëngjesit, në orën që kishim parashikuar të bënim protestën tonë modeste, ndodhi e papritura. 17 nga 20 veta që ishim në grup, nuk erdhën. Nuk e dimë akoma “pse-në”, por mesa duket, frika e të protestuarit në kohën e Berishës, u bë sëmundje pas 21 janarit.  Dhe 17 miqtë tanë gjetën “gjumin” si justifikim për mosardhjen në atë miniprotestë. Përfunduam  3 veta, unë dhe 2 miqtë e mi. Pa u shqetësuar u nisëm drejt “Rruga e Durrësit”, për te Ministria e Arsimit. Me pak nxitim varëm në kangjella çarçafin, shkrepën 2-3 foto dhe ikëm. Pas publikimit në rrjetet sociale, fotot tona u bënë lajm në portale, por asnjë media serioze nuk u mundua të përcillte zërin tonë.

 

Sot, ishin po ata studentë që bënë atë që kishin frikë ta bënin në 2012-ën, madje, duke kaluar edhe “gjestin” që ne bëmë 2012-ën. Sot, po ata studentë, nuk kishin gjumë në sy. Pasi blenë vezët, u nisën për në fakultet për të protestuar ndaj një reforme e cila ka mbështetësit, por dhe kundërshtarët e saj. Tek e fundit, Rama, si çdo kryeministër në botë duhet të presi vezët në çdo moment, sepse “operacionet kanë dhimbje”, siç ai vetë shprehet për reformat e mëdha. Sot u ndjeva mirë kur pashë që studentët vijuan protestën. Nuk dua ta shohim protestën si qëllim në vetëvete, por lirinë për të zhvilluar protestë qoftë dhe si qëllim në vetëvete, duhet ta çmojmë, pasi 21 janari i 2011-ës e kishte vrarë atë. Edhe vetë Rama mendoj se i ka admiruar ata të rinj që sot protestuan për një kauzë, e cila pak rëndësi ka në është e drejtë apo jo sipas Ramës, por që në thelb tregojnë se tanimë liria e ka mundur frikën e vitit 2012.

Nuk ka rëndësi nesë studentët që kishin frikë dje dolën dhe protestuan sot, por fakti që ata e bënë një gjë të tillë tregon se kjo është një arritje më vete. Asnjëherë nuk do të biem dakord për gjithçka, përherë do të ketë debat, përplasje ideshë, e kjo është as më pak e as më shumë se procesi drejt një demokracie sa më funksionale. Sigurisht, fyerjet dhe fjalori rrugaçëror sot duhet të shmangej sot, siç dhe duhet të jepen argumente për kauzën që përfaqësojnë, por, duke e parë të gjithën në një kënd më të gjerë, kuptojmë se për çfarëdo që të protestojnë, le ta bëjnë, mjafton që të kuptojnë që sapo kanë vrarë frikën dhe se duhet të fillojnë të organizojnë arsyen.

 

Dua ta theksoj se unë dënoj çdo dhunë të ushtruar ndaj studentëve, pasi bësoj se vlerë është të kesh dikë që të protestojë në kushtet kur nuk ke opozitë. Është e shëndetshme për qeverinë, pa asnjë dyshim.

Ajo që është antidemokraci, është fakti që PD tanimë është ngjitur si m… pas këpuce duke lutur studentët që tanimë nuk kanë frikë, t’i marrin me vete. Jamarbër Malltezi është ai që ka vajtur tani te Drejtoria e Policisë. Është pikërisht momenti që ata që kishin frikë në 2012-tën dhe që nuk kanë frikë sot,të godasin me vezë edhe Malltezin e Bashës, i cili kërkon kauzë në kurriz të disa studentëve që deri dje, i tmerronte.

Ja pra që sot vezët ishin të arta për demokracinë. Kjo tregon se demokracia ka filluar të shihet si mundësi për të thënë mendimin tënd, pa patur frikë se të fut shteti plumbin dhe kur je me duar në xhepa. Sot, u godit me vezë makina e një kryeministri, por nga ana tjetër, u godit me plumb frika e ngjallur nga Berisha.

 

PS: Fotoja është e vitit 2012, marrë nga protesta ndaj MASH

Qeveria, 100 milion leke per restaurimin e viles se Enverit

$
0
0

image

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), ka shpallur procedurën e prokurimit “Konkurs projektimi” (me dy faza). Konkurs projektimi si pjesë e një procedure, që shërben për përcaktimin e një fituesi të një kontrate shërbimi publik.

Objekti i Prokurimit është thirrja për projekt propozime për “Ri-funksionalizimin e Kuartetit të Kulturës: Pallati i Brigadave, Muzeu Historik Kombëtar, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Vila Qeveritare nr.31″.

Fondi limit është 10,080,000 LEK (pa TVSH).

“Sali Berisha, çfarë burri je ti, a ke familje?”

$
0
0

bushiNjë lajm se kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i kishte humbur vula dhe arma që mban me ligj, është bërë shkak që PD të rinisë akuzat dhe sulmet ndaj tij.

Aq sa Berisha e ka shfrenuar gjithë fantazinë e tij, duke thënë se pistoletën dhe vulën ja kanë mbajtur peng dy prostitute, të cilat, sipas Berishës, Bushi nuk i kishte paguar.

Pas akuzave ka reaguar edhe vetë Bushi, që i konsideron si sajesa të neveritura akuzat e Berishës, por edhe Arben Ristanit, që doli për një konferecë shtypi nga selia e PD-së, pse Bushit i kishte humbur vula dhe arma.

Ja çfarë thotë Bushi në sqarimet e tij:

Per humbje te efekteve personale, une denoncimin e kam bere prane organeve kompetente brenda 5 minutave qe kam konstatuar qe ne makinen time mungon canta e efekteve personale,  2 ore pasi kam dale nga zyra, dhe kjo ngjarje ka 1 muaj qe ka ndodh. Deri ketu nuk besoj se eshte lajm me interes publik dhe nuk ka asnje lidhje me ndonje shkelje ligjore apo morale. Por ky fakt, nuk e ndal as Saliun dhe as Ristanin qe te vazhdojne ne ate vazhden e trillimeve dhe politikes super banale te shpifjeve dhe sajimeve te njohura qe cdo incident normal, ta perkthejne ne nje histori te pavertete dhe komplet jashte realitetit. E perseris edhe nje here qe une kam bere denoncim te menjehershem prane organeve kompetente dhe jo me shume se dy ore pas orarit te punes. Per politizimin dhe shpifjen e radhes se ketyre zoterive une nuk habitem fare, por pyes veten: a kane familje keta njerez apo jo??

A kan ndonje limit moral per shpifjet dhe sajesat e tyre te neveritura, duke konsideruar se janë edhe vete familjare????

Gjithsesi pa u zgjatur me shume duke konsideruar qe cdo pergjigje ndaj shpifjeve te ketyre njerezve, une e konsideroj humbje kohe, dua te them qe une cdo sekond, minute dhe ore te dites te kohes time, une e kam ne dispozicion te detyres time dhe pergjegjesise se madhe qe kam ndaj nevojave te infrastruktures se bashkise Kruje dhe halleve te cdo banori te kesaj bashkie gje e cila mund te verifikohet shume lehte, mjafton te behet nje vizite prane bashkise dhe te shihet aktiviteti i saj dhe menyra sesi i trajtojme hallet e cdo individi, per te cilen jam shume krenar, dhe ndryshimi i sapo filluar, do te shihet ne menyre rrenjesore qe ne buxhetin e pare te bashkise Kruje ne vitin 2016”.

Sandri letër Lulit: Ti nuk je burrë, i kam dy fjalë me Doktorin

$
0
0

Po detyrohem të të shkruaj këtë letër nisur nga deklarata jote për censurë të TV Klan. Fola dhe pak me Doktorin dhe ja thashë të gjitha çfarë kam për ty.

Nuk e di pse të ka ngel merak, pse Edi Rama po më jep leje mua dhe Delijorgjit, por nëse janë arsyet që kanë qenë gjithnjë, unë po ti bëj publike.

Së pari, qëndrimi ndaj meje dhe qëndrimi ndaj Delijorgjit është i ndryshem. Bashkë u grindëm se nuk ma firmose lejen që të kërkova për 13 katëshin, se më thoshe që ke marrë tre metra tokë nga komshiu. Unë nuk arrij të kuptoj ç’punë ke ti, kujt i marr tokë unë. Në traditën time dhe të familjes sime, lufta për ta shtyrë gardhin tre metra tutje, është e përjetshme dhe ne gjithnjë e kemi fituar këtë betejë. E kena fitu në Lezhë në katund, ku vritesh për një gardh, dhe jo me këta b..q.. tirons, që as e rruaj fare.

Të thashë një mijë herë, “firmos lejen, nuk ke punë ti se ku e kam çu gardhin unë”, por nuk dëgjove. Tani je bërë xheloz se Edi Rama ma firmosi lejen pa e rruajtur fare për atë gardh të shtyrë më tej dhe mendon se unë tani do bëhem me Edi Ramën.

Të gënjen mendja. Fola dhe me Doktorin qëparë dhe i thashë që PD nuk drejtohet më me kalamaj. Hiq Lulin një orë e më parë i thashë, se na more më qafë. Ai çfarë të thotë në mëngjes, nuk të thotë në darkë. I thashë që është mërzitur me lejet pse i jep Rama, se nuk u ka  marrë dot lekët vet. Ai u çudit shumë.

Pastaj u detyrova t’i tregoj historinë e një deputeti tirons të PD.

“Shkoi i kërkoi Lulit leje, i thashë. I tha nuk e jap dot. U kthye tek ata çunat, i tha, nuk e jep dot.

-Jepi 260 mijë euro i thanë ata. I mori, ja dha. Atëhere ja bëri lejen e sheshit. Prit e prit me marrë lejen e zbardhur, hic. Iku nga Bashkia Luli. Shkojnë ata çunat, e kapën deputetin, i thanë “mirë lejen që se morëm, po na sill lekët”.

-Vallahi, me thënë të drejtën, i tha deputeti, 30 mijë i kam bo rrush e kumbulla, por të tjerat ja marr Lulit.

-Ti kena bo hallall, i thanë ata, merrja Lulit të tjerat.

Shkoi tek Luli, i tha mi sill ato paratë, se s’ma dhe lejen.

-Më vje keq, i tha Luli, s’ti jap dot, se jam nxituar dhe i kam fut në kasafortë të partisë.

-Po pse mo, kush i ka çelësat e kasafortës të Partisë, unë i kam? Ti pra i ke, siç i fute, qiti tani.

-Nuk e bëj dot, i tha, se e merr vesh Doktori.

Ja pra Doktor, kështu të përgojon ty, sikur merr para për leje.

Aty Doktorit i iku petulla.

-E kam ditë që ka dorë, tha, por jo deri këtu.

Pastaj i tregova atë të Delijorgjit. Dhe atij nuk ja zbardhte lejen, se nuk kishte shku tek Kunati të paguante. Erdhi Edi Rama, ja zbardhi menjeherë dhe ja dha. Ndaj është bërë xheloz për ne, i thashë, se na ka mbaru punë pa lekë Edi Rama.

-Ke të drejtë, më tha Doktori. E paska tepëruar.

-Duhet të veprojmë menjëherë, i thashë. Ti Doktor duhet të jesh sot tek ABC, që të mos duket sikur jena prish me PD, se po e morën vesh këta të PD që jam prish me ju, s’më japin asnjë gjë, se thonë nuk ka ku të shkojë ky tani.

-Do vij patejtër, tha. Ke të drejtë. Nuk lihet partia në dorë të kalamajve.

Kështu i dashur Lul, gjithë çfarë ke thënë për mua kanë për t’u kthyer mbrapsht dhe për të të dëmtuar më shumë se zgjedhjet e 21 qershorit. Me mua mos e kruaj më.

Sandri!

Becchetti ndalohet në Londër, ekstradohet në Shqipëri brenda 15 dhjetorit

$
0
0

beketiSipërmarrësi italian, Francesco Becchetti është ndaluar nga policia angleze pak ditë më parë, disa muaj pas shpalljes në kërkim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Top Channel se Becchetti, pasi është lokalizuar në Londër, është ndaluar nga forcat e policisë në bazë të urdhrit ndërkombëtar të kërkimit të lëshuar nga Prokuroria dhe Policia shqiptare.

Bëhet e ditur se sipërmarrësi italian, pas ndalimit, është paraqitur përpara një gjykate angleze, ku i është komunikuar urdhrarresti ndërkombëtar i lëshuar në ngarkim të tij.

Në të njëjtën kohë, të njëjtat burime thonë se, gjykata britanike ka vendosur ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, ku është i dyshuar për një sërë veprash penale, që lidhen me bizneset e tij.

Të njëjtat burime pohojnë se, në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Becchetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.

Shkresa zyrtare për ndalimin dhe vendimin për ekstradim në ngarkim të Francesco Becchettit ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës, e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë të fundit që në qershor të këtij viti, për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave” dhe për “pastrim parash”.

Ndërkaq, më 27 korrik, organi i akuzës mbylli hetimet në ngarkim të Francesco Becchettit, Mauro de Renzit, Liliana Condimittit, Stavri Peçit dhe Elona Troplinit.

Gjithçka ka nisur pas një hetimi të gjatë të policisë, dosja e së cilës më pas i është kaluar Prokurorisë, që në qershor ka sekuestruar – pas lejes së dhënë nga gjykata, – 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”; shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”; si dhe bllokoi llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzi dhe Elona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

Grupi hetimor bën të ditur se ka provuar skemën, përmes së cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimit të parave, qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja “KGE” dhe ajo “Energji”.

FOTOT/ Çiljeta vjen shumë provokuese

$
0
0

Çiljeta Xhilaga vjen me një tjetër set fotosh provokuese.

Ajo shfaqet shumë transparente, ndërkohë që edhe pse e mohon, gjoksi i saj është më i vogël, çka të bën të dyshosh se ajo ka bërë ndërhyrje për zvogëlimin e tij.

ciljeta

 

ciljeta

Bregu: “UNESCO”, serbët, frikë për njohjen e mëtejshme të shtetit të Kosovës

$
0
0

breguDeputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka komentuar nëpërmjet një statusi në facebook, rreth disa videove të postuara në portalet serbe, ku bëhet thirrje për të ndalur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Sipas Bregut, me këto video, ku akuzojnë se po u keqpërdoren pasuritë kulturore, serbët vetëm sa shprehin mllefin se anetaresimi i Kosoves ne UNESCO i shton telashet Serbise, per faktin se kjo do të thotë progres në njohjen e shtetit të Kosovës ndërkombëtarisht.

“Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, perkundrazi. Dhe si une jam e bindur cdo shqiptar eshte i sigurt që manastirët e kishat bizantino- ortodokse, te ngritura mbi faltore iliro- shqiptare në Kosovë, do të jenë të ruajtura e të mbrojtura nga UNESCO si vlera te dukshme të qyteterimit mbi tokë”, shkruan Bregu.

“Vlerat e pasurite e nentokes te Kosoves te shfrytezuara ne vite nga Serbia, UNESCO nuk ia kthen dot Kosoves. Ndaj pretendimi se Kosova permes anetaresimit ne UNESCO “do te shfrytezoje pasurite e kultures serbe”, sic pretendohej ne mesazhet e shperndara, eshte thjesht nje arsye e mjegulluar e ketij sikleti vjeshtor serb”, përfundon Bregu.


Moratoriumi i borxhit, tenderat, Toyta Prius

$
0
0

zaloshnjaNga Eduard Zaloshnja

 

Kur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë një kredi të butë 3-vjeçare për 330 milionë euro (duke filluar nga janari i 2014-ës), kushti kryesor që na vuri ishte reduktimi i borxhit publik – atij të deklaruar dhe atij të padeklaruar. Dhe jo më kot.

Nga 1 janari i 2014-ës e deri më sot, shpenzimet e interesave për borxhet e akumuluara ndër vite dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisë së mëparshme  kapin vlerën 1.2 miliard dollarë (me kursin e këmbimit të atëhershëm). Kjo shumë është 25% më e lartë sesa shpenzimet kapitale të kryera gjatë së njëjtës periudhë. Thënë ndryshe, shteti shqiptar ka shpenzuar 25% më shumë për të shkuarën sesa  për të ardhmen.

Që e shkuara të mos i bëhet barrë të ardhmes, duhet pra që, gradualisht, barra e borxhit të ulet nga viti në vit. Dhe për këtë duhen rritur të ardhurat, por edhe duhen shpenzuar me nikoqirllëk ato.

Nuk i falet shtetit shqiptar që të mbledhë të ardhura sa 27% vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që fqinji ynë verior, Mali i Zi, mbledh 34% (me taksa më të ulta se sa tonat). Nuk i falet shtetit shqiptar që të mos i mbledhë 150 milionë eurot që i kanë borxhë biznesmenët me makina luksoze (që përmendi Drejtoresha e Tatimeve në një intervistë dje). Nuk i falet shtetit shqiptar që mallrat të shiten pa fatura e kupona fiskalë apo me fatura/kupona që tregojnë vetëm gjysmën e vlerës së shitur. Nuk i falet shtetit shqiptar që të mos mbledhë as gjysmën e vlerës së ujit që furnizojnë ujësjellsat. Nuk i falet shtetit shqiptar që të mos mbledhë një më një lekët e energjisë elektrike, etj. etj.

Por nga ana tjetër, shtetit shqiptar nuk i falet të mos jetë nikoqir me të ardhurat që mbledh nga populli pothuaj më i varfër në Europë. Në qoftë se mbledh të ardhura sa 27% vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto, nuk duhet të shpenzojë sa 30% e saj. Sepse përndryshe, i bie që t’i shtojë borxhit të vjetër rreth 450 milionë dollarë borxh të ri në vit.

Në këto kushte, ndoshta është e domosdoshme që të shpallet një moratorium disavjeçar i borxhit, sipas të cilit, shpenzimet buxhetore duhet të mos i kalojnë të ardhurat vjetore. Me një moratorium të tillë, të shprehur në ligj, qeveria do të detyrohet të jetë më dorështrënguar me tenderat, udhëtimet, dietat, karburantin, personelin etj. Dhe pastaj, kur të shqyrtojë zëvendësimin e makinave shtatërore, nuk do të mendojë për të marrë me qira afatgjatë jaguarë, por Toyota Prius, siç i sugjeroi ambasadori amerikan…

Berisha “shet” Bashën tek Aleksandër Frangaj

$
0
0

berisha frangajKur Lulzim Basha shkoi të enjten në studiot e TV Klan, atë nuk doli ta priste askush.

Për këtë arsye, u fut direkt në emision.

Marrëdhëniet e tij tashmë me pronarin e këtij televizioni janë prishur, pasi PD e ka denoncuar për ndërtimin që po bën tek Laguna Blu.

TV Klan sot thoshte se Basha nuk është burrë.

Por, Frangaj është kujdesur që të tregojë se ai është prishur vetëm me Bashën, jo me Berishën.

Ky i fundit ka qenë sot në studiot e ABC dhe është pritur pikërisht nga Frangaj.

Dhe, Klan është kujdesur që të postojë foton, duke thënë se Frangaj pret Berishën.

 

Fushë Krujë, policët rrahin 18- vjeçarin për një kartë identiteti

$
0
0

Familjarët: Raporti mjeko ligjor tregon se u ushtrua dhunë, prokuroria mbylli hetimin

Një 18 vjecar nga lagjia Halil e Fushë krujës prej gjashtë muajsh me fotografitë që tregojnë shenja dhune në trupin e tij kërkon që punonjësit e policisë që I shkaktuan plagët të mbajnë përgjegjësi  ligjore

Mamaja dhe daja e tij kërkojnë me këmbëngulje në të gjitha institucionet vënien përballë ligjit të dy punonjësve të komisariatit të policisë së Fushë krujës

Mospasja e një dokumenti indentifikimi me vete , është bërë shkak për dhunimin e 18 vjeccarit Maringlen Allaj dhe shoqërimin e tij në ambiente e komisariatit.

Për dhunën që pretendons e kanë ushtruar ndaj tij dy efektivët e policisë kriminale të Fushë Krujës, ai bashkë me familjarët e tij kanë bërë në prokurori dhe në SHKB-në e policisë së Durrësit.

Ndërkohë prokuria e Krujës ka mbyllur hetimet, ndërkohë që familjarët dhe i riu shprehen të idinjuar dhe këmbngulin se 18 vjeccari është dhunuar nga ana e polcisë. Këtë fakt e konfirmon ekspertiza e mjeksisë ligjore, ku theksohet se ” i riu ka shënja në kokë dhe fytyrë, që tregon se është goditur me mjete të forta”.

Liljana Allaj, ka denoncuar në Fiks Fare, dhunën që ka ushtruar policia e Fushë Krujës, ndaj djalit të saj 18 vjeccar. Sipas Allajt djali i saj, nxënës në vitin e tretë në Tiranë, ka qenë duke u kthyer për në shtëpi rreth orës 21.00 të mbrëmjes në fshatin Halil të Fushë Krujës. I riu është ndaluar pranë stacionit të autobuzit nga  dy policë civil, të cilët kanë tentuar ta fusin në një makinë civile. Në këto momente i riu 18 vjeccar është trembur dhe nuk ka pranuar të hipë në makinë. Ai ka shfaqur rezistencë, duke menduar se policët civilë mund të ishin grabitës. Pas kësaj, sipas nënës së djalit, 18 vjeccari ka hasur në dhunën e punonjësve të polcisë, të cilët në momentin e shoqërimit të 18 vjeccarit, kanë ushtruar dhunë duke e përplasur atë në asfalt .

Mamaja e të dhunuarit shprehet se në momentin që familjarët janë lajmërtuar dhe kanë mbërritur në rajonin e policisë në Fushë Krujë, punonjësit e policisë janë shprehur se motivi i  shoqërimit të të riut është bërë për arsye, se nuk kishte kartë indetiteti. Pas daljes  së djalit nga komisariati i Fushë Krujës , Liljana Allaj shprehet se ka tentuar të bëjë kallzim për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj nga punonjës të policisë, por në Krujë askush nuk I mori kallëzimin me pretendimin se ishte ditë e dielë.

“Kam vajtur më pas në Durrës” shprehet ajo “duke takuar edhe specialistët e SHKB -së të cilët më adresuan tek një mjek ekspert, për të bërë ekspertizën e dëmtimit të djalit, që ishte i gjakosur e më pas, për të bërë edhe ndenoncimin në prokurori”.  Por prokuria e Fushë Krujës e ka mbyllur denocimin është shprehur Allaj dhe për këtë i janë  drejtuar gjykatës për fillimin e proccedimit penal.

Pasi iu drejtuan emisionit Fiks fare, nëna e 18 vjeccarit dhe daja I tij realizuan një takim me dy punonjesit e komisaritit të policisë së Fushë Krujës,  Elton Zemanin, shef i seksionit dhe specialist për krimet e hapura në Fushë Krujë dhe Vladimir Ymerin, specialsit për krimet e hapura po në Fushë Krujë

 

Gjatë bisedës dy specialistët e policisë këmbëngulin se nuk e kanë dhunuar të riun. Kurt ë afërmit e tij e pyesin se kush ia shkaktoi plagët që ka konstatuar mjeku ligjor, policët tregojnë se mund të jenë shkaktuar kur ata e kanë mbështetur te makina në momentin e ndalimit, ose më pas kur e kanë shtrirë në asfalt. Të afërmit këmbëngulin në këtë bisedë duke thënë se punonëjsit e policisë kanë qenë civil në momentin e ndalimit në atë mbrëmje, nuk kanë patur uniform, por dy efektivët e policisë thonë se janë prezantuar si policë dhe kanë treguar dokumentin e policisë.Madje shtojnë se  personi që ata kanë ndaluar ka goditur njërin nga punonjësit e policisë më bërryl dhe tjetrin e ka kafshuar në krah.

Por ajo që të bie në sy gjatë kësaj bisede është fakti se një nga punonëjsit e policisë këmbëngul në faktin se ai do të reagojë ndaj kujto personi që ushtron dhunë ndaj tij, edhe pse është në krye të detyrës dhe duke kryer një funksion public

Vladimir Ymeri shprehet se ” nëse më qëllon, me pas  12 pashë brirët, do të qëlloj” duke nënkuptuar se gjatë ndalimit të 18 jeccarit ai është goditur prej efektivit të Policisë së Shtetit

Pas këtij debate, të dy punonëjsit e policisë, të cilët kanë kryer verifikime për personin që kanë shoqëruar në komisarit dhe janë bindur që ka qenë një student pa precedent penalë e mbyllin bisedën duke tënë se I vetmi gabim I atij të riu ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar

Nëna e të riut I kujton se I biri ndodhej në mbrëmje në rrugën nacionale, në stacionin e autobuzit, duke pritur autobuzin që do ta kthente në shtëpi

Të gjithë këtë histori dhe një kopje të dokumentave familjarët I sollën në Fiks fare me shpresën se dikush do të verifikojë provat që ata kanë mbledhur për ngjarjen e mbrëmjes së 9 majit 2015 në stacionin e autobuzit për në lagjen Halil. Prokuroria ka marrë vendim për mosfillim të procedimit penal, ndërkohë që familjarët e 18 vjeccarit I janë drejtuar gjykatës ku kërkojnë që dy punonjësit e policisë të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

 

2

1

 

SHIFRAT: Kush ka shpenzuar më shumë për udhëtime, Berisha apo Rama?

$
0
0

ramaPD deklaroi sot se kryeministri Edi Rama në dy vitet e qeverisjes ka kaluar 162 ditë jashtë shtetit, duke shpenzuar qindra mijëra euro për udhëtime nga taksat e qytetarëve.

Akuzat u rimorën në mbrëmje nga Berisha gjatë një interviste në kanalin ABC News.

Edi Rama është turisti më i pasur i vendit dhe në dy vitet e qeverisjes, 162 ditë i ka kaluar jashtë, në hotele me 5 yje, duke shpenzuar qindra mijëra euro nga taksat e qytetarëve, në udhëtime që nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin, por vetëm të ardhura për xhepin e tij.

Edi Rama njihet si një kopjac i bankës së fundit, pasi merr propozimin e z.Basha për pullën e pagesës së taksës për biznesin e vogël, i ndërron emrin, dhe e paraqet si të tijën. Sërish duke mashtruar”,- tha më parë Grida Duma e PD.

Por në portalin transparenca.al, qeveria ka sqaruar edhe shpenzimet e udhëtimeve të Kryeministrit.

“Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mesatarisht gjatë një viti po aq herë sa edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, por shpenzimet e Kryeministrit aktual janë shumë më të ulëta se sa paraardhësi i tij.

Arsyeja është se Edi Rama udhëton brenda Europës në klasin ekonomi, njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë.

Kurse ish-Kryeministri Berisha ka udhëtuar gjithmonë në klasin biznes. Më poshtë mund të gjeni tabelën e shpenzimeve të Kryeministrave prej vitit 2007 deri në vitin 2014, duke përjashtuar vitin 2013, që ka qenë një vit jo i plote qoftë për zotin Rama, qoftë për zotin Berisha, si edhe vitin 2011 për të cilin nuk ka informacion”, thuhet në reagimin e qeverisë, e cila ka publikuar dhe shpenzimet në vite të kohës kur ishte Kryeministër Berisha dhe tashmë që është Rama.

 Shpenzimet në vite

2007   16,669 Euro
2008   14,265 Euro
2009   20,850 Euro
2010   13,982 Euro
2012   19,760 Euro
2014   11,745 Euro

Si duhet të ndryshojë strategjia kundër ISIS-it

$
0
0

“The Atlantic”

“Është tërësisht e vërtetë, siç thonë filozofët, se jeta duhet të kuptohet duke parë pas. Por ata harrojnë domosdoshmërinë tjetër:se ajo duhet të jetohet duke ecur para”. Ky vëzhgim është bërë në vitin 1843 nga filozofi danez Soren Kierkegaard në hyrje të ditarit të rij, por mund të ishte shkruar edhe mbi Lindjen e Mesme bashkëkohore..

Ne po shohim përparimin e Shteti Islamik, të befasuar në çdo hap, por ndoshta mund të fillojmë ta kuptojmë më mirë atë, duke parë pas në kohë. Ndonëse ISIS-i kapi në befasi pjesën më të madhe

të botës, kur pushtoi qytetin irakian të Mosulit, në qershor të vitit 2014, grupi dhe paraardhësit e tij kishin shpallur synimet e tyre që një dekadë më parë.

Ashtu si shumë ngjarje rrjedhimore, edhe kjo s’mund të shkarkojë të gjithë përgjegjësinë mbi politikë-bërësit; ata thjesht nuk e shohin se çfarë formësohet përballë tyre. Shteti Islamik na tha saktësisht se çfarë do të bënte, dhe pastaj e kreu atë. Ky ishte një komplot i fshehur nën një plan të dukshëm.

Çfarë duhet bërë për të asgjësuar ISIS-in?

Shteti Islamik është misterioz, pjesërisht për shkak se është në të njëjtën kohë shumëçka. Ai kombinon devotshmërinë islame dhe nderimin ndaj profetit dhe ndjekësve të tij, me platformat më social-mediatike më moderne dhe skemave të koduara; videot e saj përziejnë dhunën e një filmi, me këngët e devotshme të luftëtarëve fetarë; grupi ka disiplinën e një bande burgu (shumë prej rekrutëve të saj kanë qenë realisht në burgjet e SHBA-së në Irak), por edhe finesën taktike dhe kapacitetin për mashtrimin e anëtarëve më të aftë të shërbimeve të inteligjencës Sadam Huseinit, të cilët ranë në grackën e ISIS-it.

Duket pak më i brishtë se Al-Kaeda, pasi anëtarët e tij kujdesen më pak për doktrinën fetare dhe hierarkinë organizative. Sikurse është thënë për Kishën Episkopale (ndjesë për krahasimin), ISIS-i është i fortë në qendër por i dobët në skaje. Ajo që po e rrënon Lindjen e Mesme, është tashmë dukshëm më e thellë sesa vetë ISIS-i.

Ishte bërë e zakonshme gjatë vitit të shkuar të vëzhgoje se jemi dëshmitarë të rënies së rendit post-osman -se “linjat në rërë” të vizatuara në vitin 1916 nga diplomatët britanikë dhe francezë Mark Sykes dhe François Georges-Picot, e që tashmë janë duke u shndërruar në pluhur.

Por ne nuk e kemi llogaritur, sesi e perceptojnë kryengritësit këtë proces. ISIS- i ka fytyra fetare, psikologjike, dhe teknologjike. Por, në disa aspekte themelore, ajo është një lëvizje anti-koloniale, që merr si pikë referimi konceptimin para-kolonial të pushtetit-një Shtet Islamik, një Kalifat Sunit. Edhe në qoftë se ISIS-i do të shkatërrohet, ideja e “kalifatit tonë” ka të ngjarë të vazhdojnë dhe të rikthehet.

Historia e ISIS-it, na mëson të njëjtin leksion themelor, që ka dalë edhe nga dështimet e tjera të Amerikës në Lindjen e Mesme gjatë dekadës së fundit:Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara apo rebelëve islamikë për të rrëzuar regjimet autoritare në Irak, Libi dhe tanimë në Siri, kanë krijuar boshllëqe pushteti.

Kjo hapësirë e zbrazët politike do të mbushet nga ekstremistët, vetëm nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të arrijnë të ndërtojnë ushtri lokale, të afta për të shtypur grupet terroriste dhe lordët e luftës.

Kur SHBA krijon forca të tilla lokale, ky proces duhet të jetë i vazhdueshëm. Nëse tërhiqet nga këto përpjekje, sikurse veproi në Irak në vitin 2011, fton kaosin të zbresë në skenë.

Gjysmë-ndërhyrja amerikane nuk ka prodhuar asgjë, përveçse probleme. Rebelët kanë marrë mbështetje të mjaftueshme për të vazhduar luftën, por jo për ta fituar atë. Historia na mëson se luftërat e tilla, përfundojnë përmes kombinimit të asgjëzimit të luftëtarëve lokalë, dhe një marrëveshje midis fuqive

të mëdha rajonale e ndërkombëtare, në një formulë që redukton luftimet dhe rindërton njëfarë

qeverisjeje.

Zakonisht pakti ratifikon kufijtë jozyrtarë rajonalë që kanë dalë gjatë luftimeve, në mënyrë që çdo sekt të ketë një “zonë të sigurtë” në një shtet të decentralizuar, që funksionon nën ombrellën e kombit të vjetër. Kjo është ajo që ndodhi në Liban me Marrëveshjen e Taifit në vitin 1989, dhe kjo është ndoshta rruga më e mirë që mund të shpresohet të ndërmerret në Irak dhe Siri.

Për të reduktuar vuajtjet njerëzore, në rrugën drejt arritjes së këtij ekuilibri të ri në rajon, është e rëndësishme, aty ku është e mundur, që të mbështeten forcat e moderuara të cilat krijojnë zonat e sigurta dhe që përfundimisht do të formojnë pjesët e një shteti të ri federal – çka kërkon platforma të reja shtetërore për të sulmuar grupet ekstremiste.

Luftërat e Lindjes së Mesme, përfundojnë rrallë me fitore të plotë dhe stabilitet të përhershëm, ndaj fjala “zgjidhje” mund të mos premtojë shumë. Në rastin më të mirë, për shumë vite, kjo mund të thotë thjesht një armëpushim i qëndrueshëm, ulja e gjakderdhjes dhe më pak refugjatë dhe terrorizëm. Në fund të fundit, gabimet në gjykim që shkaktuan krijimin e ISIS-it, kanë qenë shumë më të rëndësishme sesa çdo lloj këshillë që përshkruhet lehtë.

Ç’mësime duhen nxjerrë nga fushata e deritanishme kundër ISIS-it në Irak dhe Siri?

Së pari, operacionet ajrore dhe tokësore anti-ISIS kanë qenë të suksesshme, kur janë nisur nga zonat me resurse të forta operative dhe strategjike, si dhe luftëtarë të trajnuar dhe mirëmotivuar. Rajoni i Kurdistanit në Irak, është një shembull kuptimplotë që unë e pashë vetë gjatë një vizite që zhvillova kohët e fundit: Partisë Demokratike e Kurdistanit e luftëtarëve Peshmerga nën klanin Barzani, e kanë zprapsur ISIS-in në perëndim dhe jug, ndërsa e mbajnë periodikisht të ngujuar në Mosul.

Çdo vizitor mund të udhëtojë aktualisht i patrazuar, në krahinën veriore të Ninivës dhe mbi Digën e Mosulit, e cila në vjeshtën e vitit 2014 ishte në duart e Shtetit Islamik. Milicitë e Unioni Patriotik të Kurdistanit, kanë mbajtur zonën e tyre në veri të Kirkukut, ndonëse ka një shqetësim në rritje në mesin e kurdëve dhe amerikanëve, se ata janë duke marrë urdhra nga Irani dhe Forcat Kuds.

Në mënyrë të ngjashme, militantët shiitë nën mbikëqyrjen iraniane, kanë luftuar mirë për mbrojtjen e Bagdadit. Problemi qëndron tek krijimi i një force sunite, që mund të ndihmojë ushtrinë irakiane të përzërë ISIS-in nga Mosuli, Falluxha dhe Ramadi, dhe më pas të rimarrë edhe territoret e tjera që mbeten në duart e xhihadistëve.

Një forcë e tillë, do të duhet të veprojë nga një bazë e sigurtë- jo vetëm logjistike, por një bazë e besuar- në të cilën sunitët të ndjejnë se po luftojnë për një pjesë të Irakut, që realisht do të jetë e tyrja pas mposhtjes së ISIS-it. Ambasadori i Irakut në Uashington, Lukman Faily, më ka thënë se favorizon ndryshimet kushtetuese, të cilat do të krijonin atë lloj federalizmi në Irak, që realisht do t’u japë sunitëve njëfarë autonomie, e do t’u mundësojë funksionimin e decentralizimit në Irak.

Në mungesë të këtij përbërësi thelbësor politik, është e vështirë të imagjinohet sesi mund të funksionojë strategjia e tanishme e SHBA-së kundër ISIS-it. Ndërkohë, strategjia amerikane në Siri ka qenë aq e dobët (dhe implementimi i saj aq i pavend, si në ditët më të këqija të Zonës së Gjelbër në Bagdad) saqë Shtetet e Bashkuara ngjajnë me një partner të vogël, në një kohë që Rusia po merr rolin vendimtar në formësimin e betejës kundër Shtetit Islamik.

Së pari, nuk ka armë të mjaftueshme që rebelët të arrijnë të mposhtin forcat e Asadit, dhe pothuajse me çdo sirian që kam biseduar mendon se ky është faji i Amerikës. Së dyti, komandantët e Ushtrisë së Lirë Siriane janë duke u përpjekur të kenë një drejtim më të mirë të aksioneve. Dhe së treti, në këtë luftë kaotike dhe me mungesë kapacitetesh dhe burimesh, fuqia e xhihadistëve-salafistë që kërkojnë vetëm të jenë martirë, duket se po rritet. 

“The Atlantic” – Bota.al

Përse Berisha nuk e pranoi diversionin me “ftesën” në ABC?

$
0
0

meroNga Mero Baze

 

Gjithçka dukej e kujdesshme për t’u dukur si miqësi e paprishur. Fotografitë e përbashkëta të Berishës e Frangaj duke u ngjitur shkallëve të ABC, pamja e qeshur e të dyve, dhe postimi i tyre në Facebook, ndërkohë që vetëm pak çaste më parë kishte shkëmbyer replika publike me selinë e PD dhe Lulzim Bashën, të cilin e quante të paburrë, pasi i kishte firmosur lejen për një 13 katësh tek hyrja e Parkut Kombëtar, por pastaj kishte protestuar kur Edi Rama ja kishte konfirmuar këtë leje disa ditë më parë.

Polemika me Bashën, braktisja e tij kur shkoi një javë më parë në TV Klan, dhe pritja po pompoze e Berishës, ishin përpjekje tipike për të krijuar idenë se Frangaj është në konflikt me Bashën për fajet e tij si njeri që nuk ka ndihmuar me leje bizneset e Frangajt, por është politikisht korrekt me Berishën.

Në të vërtetë gjithçka është fallco. Berisha e kishte konfirmuar një javë më parë intervistën dhe thjesht nuk e ka refuzuar, dhe sapo ka dalë nga studioja e ABC, ka porositur një deklaratë të dytë më të ashpër për Frangajn, ku duket dhe gjuha e tij. Kjo do të thotë se Berisha nuk pranon të përdoret nga Frangaj për diversion kundër Bashës, dhe është i qartë se nëse nuk e godet Ramën pse i ka dhënë leje ndertimi për një pallat të ri 13 katësh Frangajt në hyrje të Parkut, jo vetëm do dobësohet si opozitë klienteliste, por do të dorëzojë Frangajn me dorën e vet tek Edi Rama.

E gjithë përpjekja e Frangajt për t’u dukur sikur ka dy PD, njëra e Bashës, që sipas tij është një parti kalamajsh dhe jo burrash, dhe një e Berishës burrëror, është thjesht një truk, të cilin PD e zhvlerësoi me qëndrimin e saj të përsëritur kundër TV Klanit dhe pronarit të saj.

Po përse i duhej Frangajt diversioni për “dy PD” dhe fakti që Berisha ngelej aleati i tij?

Frangaj më mirë se kushdo tjetër e di se nderet që po i bën Edi Rama dhe raporti klientelist që ai po krijon me të, nuk synojnë aq shumë ndonjë dobësi të Ramës për të, por faktin që do ta fusë në konflikt me PD dhe ta paraqesë si njeri të shitur tek Edi Rama. Edhe pse është shumë foshnjore si lëvizje, e cila bën pis realisht Edi Ramën më shumë se Frangajn, pasi ky i fundit nuk ka më vend ku të bëhet pis, përsëri ajo është brenda logjikës së Ramës, që kundërshtarit i duhen hequr sa më shumë aleatë, qofshin dhe të pacipë. Synimi i tij për ta futur Frangajn në luftë me PD po avancon dhe Frangaj e ndjen se nëse kjo ndodh dhe atij i mbyllen dyert tek PD, është tërësisht në dorë dhe mëshirë të Edi Ramës, si një biznesmen pyramidal, që nuk jeton dot pa lëmoshët e pushtetit.

Është kjo arsyeja që atij i duhet doemos në studio Sali Berisha dhe sidomos fotot e qeshura me të, duke u ngjitur shkallëve si i zoti i shtëpisë. Por, përtej këtij truku, nuk ka asgjë reale. PD është e qartë se TV Klani nuk u duhet, pasi është simboli i medies së korruptuar dhe klienteliste, dhe se miqësia me Frangaj është një taksë politike. Ata kanë më shumë leverdi në opinion të bëjnë katarsis duke thënë që klientët e dikurshëm të pushtetit të Berishës tani janë klientë të Ramës, se sa të kenë aleancë me ta. Fakti që Basha del çdo ditë në konferencë shtypi dhe denoncon klientët e pushtetit të Berishës për leje apo ndere që i ka nisur Berisha apo Basha dhe i përfundon Rama, tregon se PD është e qartë se ka paguar taksë të rëndë për të ikur nga pushteti për shkak të emrave të tyre dhe tani po përpiqet të nxisë zemërim popullor ndaj Ramës, duke i paraqitur ata klientë të Ramës dhe si një e keqe që vazhdon.

Është kjo arsyeja që Berisha dhe Basha janë bashkë në qëndrimin ndaj Frangaj dhe të qartë që ai nuk ju duhet si mbështetës, por u bën punë më shumë si “armik”, pasi kështu njollosin më shumë Ramën dhe pushtetin e tij njësoj si me Delijorgjin dhe të tjerët.

Diversioni i djeshëm i Frangajt ishte i montuar keq. Mjaftoi të zbardhte dita dhe Berisha ja ktheu reston, duke shkruar me dorë të vetë deklaratën kundër tij dhe duke i treguar vendin, se në atë parti i cakton vetë shërbëtorët.

Pollo trondit Bashën nga Brukseli me mesazhet në Twitter

$
0
0

faqe 2Genc Pollo ka kohë që po përpiqet ta bindë Bashën se ai pa Pollon nuk hap dot dyert në Perëndim. Dhe këtë radhë e gjeti fabulën. Në Bruksel mbahet SpeakUp3, një Konferencë e BE për Ballkanin Juglindor dhe Turqinë, lidhur me lirinë e shtypit dhe problemet e medias në rajon.

Pollo e mori me nge. Sapo mori vesh për Konferencën, i shkroi një email të gjatë Lulit për rëndësinë e saj dhe se si aty mund të denonconte Edi Ramën. I vetmi problem ishte që PD duhet të paguante shpenzimet e Pollos, pasi mezi kishte rregulluar të ishte i ftuar. Biles për ta bindur Lulin që kjo kishte shumë rëndësi, shtoi që nga qeveria nuk është ftuar askush.

Më në fund arriti tek vendi ku mbahej konferenca. Filluan të flasin komisioneri Hann dhe zv. kryetarja e Parlamentit Europian, Lunaçek.

Fjalimet e tyre ishin të përgjithshme dhe në disa raste përmendin Turqinë si problem për lirinë e shtypit dhe arrestim botuesish.

Pollo nis Twitter nr.1: Konferenca e BE SeakUp3. Dënohet arrestimi i botuesve të medias, Becchetti, kryeredaktor i Zaman etc…Rama- Meta në fokus si dhunues të medias.

I kënaqur doli në kafe. Kërkoi kafe të zezë me qumësht, dhe u soll nëpër holl. Nuk po i fliste njeri. Hyri prapë brenda. Po fliste Lunaçek. Po përmendte problemin e kontrollit të medias në Turqi. Pollos i shkrepëtiu një ide.

Të nisë Twitter nr.2: Konferenca e BE SeakUp3. Në fokus kontrolli i mediave. Rama- Meta kontrollojnë shumicën e mediave në Shqipëri….

Kjo e kënaqi më shumë.

-Tani kanë për t’u çmendur, tha. I vura përpara.

Ndërkohë i çoi një sms Lulit: “Shiko pak Twitter-in tim. Nxirr dikë në konferencë për shtyp”.

Doli sërish jashtë. Kamarieri kishte nxjerrë disa lëngje frutash dhe fruta të freskëta. Mori një gotë dhe filloi ta pijë gjithë qejf.

-Ça të shkruaj ndonjë gjë tjetër, tha me vete. Ju kujtua tradhtia e Sandrit. I shndritën sytë.

Twitter nr.3: Konferenca BE SeakUp3. BE e shqetësuar për lirinë e medias në Ballkan dhe Shqipëri. Rama- Meta po blejnë median, Klan TV, leja 13 kate, Laguna Blu etj….

Hyri sërish brenda. Po fliste Remziu. Zakonisht ua jepte fjalën turqve, se ata kishin probleme. Po jepej një sekuencë filmi ku tregohej se si një pronar i ri gazete në Turqi disa ditë para zgjedhjeve, kishte marrë kontrollin në redaksi dhe i kishte nxjerrë në rrugë gazetarët kritikë.

-E gjeta, tha me vete.

Twitter nr.4: BE SpeakUp3. BE e shqetësuar për kontrollin e biznesit mbi median. Rama- Meta transferojnë “Ça thu” tek TV Klani…BE në alarm….

Ndërkohë nga Tirana i mbërrin mesazh nga Luli.

“Të falenderoj për punën që po bën aty. Këtu po pritet me shumë interes. Nuk e dinim që mund të bënte kaq punë vizita jote atje. Hallall lekët e biletës.”

Pollo u kënaq. Doli sërish tek holli i kafes. I zuri syri drejtorin e ri të AMA-s në Tiranë.

-Nuk kam shkruar për këtë, tha, dhe ju kujtua Endira e tij, që tani duhet të ishte bashkë me të këtu.

Twitter nr.5: BE SpeakUp3. BE e shqetësuar për Endirën. BE ndjen në ajër mungesën e saj në Bruksel. Rama- Meta kanë uzurpuar AMA.

Më në fund erdhi dreka dhe pjesmarrësit dolën të gjithë të hanë. Duke hapur telefonat, të gjithë po shikonin Twitter-in e Pollos.

-Ku i degjove këto, se nuk i tha askush aty Brenda, i tha një gazetar.

-Po ku di unë mo burrë, se nuk isha Brenda, i tha Pollo. Po në shqip i kam bërë, nuk i kuptojnë keta të huajt, mos u mërzit. Kam marrë biletat nga PD, po nuk mi kanë paguar lekët dhe thashë ta kem të sigurt që mi jep Luli kur të kthehem, se duket që i kam bë punë.

-A, shumë mire, i tha gazetari. Futi dhe një Twitter që ke takuar komisionerin Hann, se ishte ai burri që u ngatërruat pak më parë duke hyrë për në tualet, që nuk i le radhën.

– Mirë e ke, tha Pollo, dhe ja nisi të shkruajë prapë.

Twitter nr.6: BE SpeakUp3 në Bruksel. Takim me komisionerin Hann. Rama- Meta nuk duhet të na provokojnë, se kur të më kujtojnë mua duhet ta bëjnë në brekë…

-Të pëlqen, i tha gazetarit?

-Ky është Twitteri më i saktë, i tha ai, se të pashë që ishe lagur qëparë kur dole nga tualeti pas komisionerit Hann.


VIDEO/ Kërcimi erotik i kësaj bjondeje ruse ka çmendur internetin

$
0
0

grilJulia Milshteyn është e dashura e një prej punonjësve të rafinerisë Antipinsky në rusi.

26-vjeçarja ka bërë një striptizëm tejet erotik në ambientet e rafinerisë që ka çmendur shikuesit në Youtube.

Nuk dihet nëse ajo ka bërë këtë kërcim erotik për të përshëndetur të dashurin e saj apo kopaninë.

Gjithsesi duhet thënë se kërcimi i saj të lë pa mend.

Shansi për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës

$
0
0

BELGIUM EU - ENLARGEMENT - CEREMONYNga Annalisa Merelli

Në vitin 1941, tre robër të regjimit fashist të Italisë, shkruan një manifest utopik të titulluar “Për një Evropë të lirë dhe të bashkuar”. Për Altiero Spinelin, Ernesto Rosin dhe Eugjenio Kolornin, zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në kontinent, ishte një bashkim federal mes vendeve evropiane.

Kjo ide, edhe pse e sforcuar në atë kohë, u përhap shpejt. Në vitin 1946, Uinston Çërçill i bëri jehonë këtij propozimi, përmes një fjalimt të mbajtur në Universitetin e Zyrihut:”Ne duhet të ndërtojmë Shtetet e Bashkuara të Europës. Vetëm në këtë mënyrë, qindra miliona njerëz do të jetë në gjendje të rifitojnë gëzimin dhe shpresën, të cilat i japin vlerë jetës”.

Përfundimisht, me Traktatin e Mastrihtit në vitin 1991, ëndrra e një supershteti të fuqishëm paqësor Evropian- Bashkimi Evropian- u realizua. Por themeluesit e lanë punën përgjysmë. Ndonëse sot janë 28 vende anëtare të BE-së, me një radhë të disa vendeve të tjera të etura për t’iu bashkuar, kjo nuk është federata e imagjinuar nga themeluesit e saj.

Integrimi politik mbetet pas atij ekonomik, i cili në vetvete është i paplotë. BE-ja është një entitet konfuz, me vendimet që merren dhe zbatohen nga një mori institucionesh në nivel kombëtar dhe pan-evropian. Natyrisht disa ndërklikime janë të pashmangshme në përpjekjen për të koordinuar një zonë me 12 monedha të ndryshme, 24 gjuhë zyrtare, dhe një përzierje e kufijve të hapur e të mbyllur.

Por gjendja aktuale nuk i shërben nevojave të qytetarëve të saj, dhe s’mund të vazhdojë më kështu.

Këtë vit, BE-ja ka shfaqur ndoshta më shumë se kurrë më parë, një përçarje të rrezikshme në zemrën e saj, kur po ballafaqohet me sfida të tilla si kriza e borxhit në Greqi, dhe fluksi masiv i emigrantëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Shtetet kanë treguar pak solidaritet, kur anëtarët e tjera kanë nevojë për ndihmë, ndërsa institucionet në nivel evropian janë kritikuar, se po shkelin mbi dëshirat e vendeve sovrane. Kufijtë e hapur janë mbyllur, duke vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit. Të zhgënjyer, shumë evropianë po bëjnë thirrje për një ndryshim drastik.

Në fakt, qeveria e një prej anëtareve më të mëdha e më të fuqishme të BE-së, Britania e Madhe, dëshiron të heqë dorë nga angazhimi për një “bashkim gjithnjë e më të ngushtë”, të mishëruar në traktatet themeluese të BE-së. Dhe rritja e të ashtuquajturave parti politike euroskeptike në të gjithë kontinentin, u ka dhënë vrull të gjithë atyre që duan të ndryshojnë ritmin e integrimit në BE.

Por ndërkohë disa argumentojnë, se e vetmja mënyrë për të rregulluar Evropën, është ta bashkojë atë edhe më shumë. Ashtu siç e vuri në dukje President i Komisionit Evropian Zhan Klod Jukner në fillim të këtij viti:Në këtë union nuk ka mjaftueshëm Evropë. Dhe as mjaft bashkim në këtë bashkim”.

Një union i përçarë

Ema Bonino është ish-ministre e Punëve të Jashtme e Italisë, dhe një avokate e vjetër e një federate të fortë evropiane. Në një intervistë për “Quartz”, ajo perifrazon Zhak Delorin, një nga etërit themelues të BE-së:”Evropa është si një biçikletë, duhet pedaluar vazhdimisht, përndryshe rrëzohesh”. Problemi, thotë ajo, është “ne kemi ndaluar së pedaluari”.

Nga njëra anë, vendet anëtare – veçanërisht ato në zonën e euros- nuk kanë pavarësi të plotë për të drejtuar ekonomitë e tyre pa ndërhyrje nga Brukseli. Por, kur ato zhyten në telashe, siç ndodhi me Greqinë (sërish dhe sërish), homologët e tyre nuk nxituan t’i vinin në ndihmë, në një kohë që disa besojnë se ilaçi që ata rekomandojnë, është më i keq sesa vetë sëmundja.

Dhe kur përballet me presionet e jashtme, sikurse është së fundmi kriza e emigracionit, BE-ja ka dëshmuar një mungesë të ngjashme solidariteti. Institucionet e saj u përpoqën shumë për të rënë dakord mbi kuotat proporcionale të shpërndarjes së refugjatëve, duke e ndarë barrën në një rajon me kapacitetin e duhur për të absorbuar të gjithë të ardhurit.

Disa shtete, kryesisht në lindje, e refuzuan tërësisht këtë koncept. Ankesat të tilla i janë drejtuar shpesh Komisionit Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së. Komisionerët e pazgjedhur në Bruksel, megjithëse të emëruar nga shtetet anëtare, shpesh perceptohen si burokratë të largët, të cilët më së pari i shërbejnë makinërisë së Brukselit dhe pastaj popujve të Evropës.

Dhe pas armiqësisë vjen indiferenca:Për shumë qytetarë të BE-së, trupa legjislative e unionit e zgjedhur me votë, Parlamenti Evropian, është fare i parëndësishëm. Vitin e kaluar, pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane ra në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, vetëm 42.7 përqind. Kjo mungesë angazhimi qytetar, mundëson futjen në PE të forcave ekstremiste.

Brukseli është mbushur me parti ekstremiste, që kanë një prani shumë më të vogël në parlamentet kombëtare. Ironikisht, shumë prej këtyre partive, si Fronti Nacional në Francë dhe UKIP në Mbretërinë e Bashkuar, e përdorin platformën e Parlamentit Evropian për promovimin e platformave të tyre anti-BE, pra duke synuar të shkatërrojnë BE-në nga brenda.

Fronti Nacional i Francës dhe Partia e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë shumicën e mandateve që vendeve e tyre kanë në Parlamentin Evropian, por mes tyre kontrollojnë vetëm tre vende në parlamentet e tyre kombëtare. Ndaj nuk është çudi, që evropiani i zakonshëm të mos ndjehet pjesë e projektit evropian, duke pasur parasysh se kush është në krye të trupit drejtues në Bruksel.

Perspektivat për një kthesë nuk janë të mëdha. “Njerëzit nuk e duan këtë Evropë, sepse ajo nuk rritet ekonomikisht, nuk krijon mundësi për të ardhmen, dhe nuk është themeluar mbi ideale që mund të ndahen nga të gjithë”- thotë për “Quartz” Laura Boldrini, presidente e Dhomës së Deputetëve në Itali. “Nëse nuk ka rritje, punësim dhe idealizëm, atëherë çfarë mbetet?”

Ejani së bashku

Në muajin shtator, në Romë, zonja Boldrini, së bashku me homologët e Francës Klod Bartolon, Gjermanisë Norbert Lamert dhe Luksemburgut Mars Di Bartolomeo, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku bënin thirrje për një përshpejtim të integrimit evropian. “Ne besojmë se më shumë dhe jo më pak Evropë, është e nevojshme për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat përballemi, si brenda ashtu dhe jashtë unionit”- thuhet në ndër të tjera dokument.

Integrimi politik më i madh “është i nevojshëm për të kapërcyer dobësitë e natyrshme në zemrën e Bashkimit Evropian dhe të Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, për të siguruar Evropën me vizionin që ajo ka nevojë, për të shmangur zhytjen nga njëra emergjencë në tjetren”.

Zgjidhja e kësaj krize të besimit, besojnë ata, qëndron tek nevoja që vendet e BE-së të bashkohen edhe më shumë me njëri-tjetrin. Me pak fjalë, për të krijuar realisht Shtetet e Bashkuara të Europës. Sipas zyrtarëve që e kanë nënshkruar deklaratën, pushteti ekzekutiv i centralizuar do të bëjë më të lehtë adresimin e krizës së emigracionit, me shpërndarje më të barabartë të refugjatëve nëpër Evropë, sepse shtetet do të jenë të detyruara nga një politikë të vetme e të përbashkët.

Një qeveri qendrore e zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët evropianë dhe e përgjegjshme ndaj kërkesave popullore, do të nxisë një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë së përbashkët. Dhe Evropa mund të shpëtojë nga ngërçi i saj ekonomike, duke bashkuar borxhet por dhe politikat fiskale në të gjitha vendet.

Një kundërshtim i përbashkët ndaj kësaj ideje, është se ekonomitë e forta, si Gjermania, duhet të përballojnë një barrë më të madhe në shpërndarjen e mirëqënies së saj me fqinjët. Por statuskuoja vështirë se është frymëzuese, dhe një shpërbërje e BE-së mund të dëmtojë edhe më shumë vende si Gjermania.

Më shumë se gjysma e eksporteve të Gjermanisë shkojnë në pjesën tjetër të BE-së (pjesa më e madhe e atyre në eurozonë); dhe ngritja e barrierave të reja të tregtisë ndërmjet partnerë që aktualisht tregtojnë lirisht falë BE-së, do të thotë miliona konsumatorë të humbur. Dhe në qoftë se BE-ja ka vepruar si një entitet koherent politik i unifikuar, statusi i saj diplomatik do të përputhet më në fund me fuqinë e saj ekonomike.

A besoni në mrekulli?

Plani i Boldriniy ka mbështetës, por edhe skeptikët e saj. “Duket pak si fantazi”- thotë Bill Emot, ish redaktor i “The Economist”. Ai kohët e fundit realizoi dokumentarin “Katastrofa e madhe Evropiane”, që imagjinon sesi mund të një Evropë post-BE. “Ka pasur shumë udhëheqës politikë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilët kanë treguar interes për bashkimin në një shtet federativ, por kjo nuk është përkthyer në një politikë konkrete”- thotë ai.

Sipas Boninos, problemi jane politikanët. Udhëheqësit e zgjedhur në vendet anëtare, nuk duan të rrezikojnë një reagim të ashpër nacionalist ndaj idesë së një identiteti të gjerë pan-evropian, thotë ajo.

Për të mos përmendur humbjen e sovranitetit, që do të ndodhte me një Europë federale. Siç vë në dukje ekonomisti i Harvardit Deni Rodrik “integrimi evropian nuk ishte kurrë diçka që e kërkuan popujt”.

Çuditërisht, perspektiva e Shteteve të Bashkuara të Evropës tingëllon gati si të largët dhe utopike, njëlloj siç dukej në vitin 1941, kur kontinenti ishte në mënyrë të konsiderueshme më i fragmentuar. Atëherë, u desh një luftë për të bërë realitet ëndrrën e një Bashkimi Evropian. Ndoshta dhimbja dhe paniku i verës të fundit, do ta shtyjë Evropën të pëdalojë sërish për të ecur përpara.

“Quartz” – Bota.al

INTERVISTA/ Eksperti i Venecias: Shqetësim, korrupsioni në drejtësi

$
0
0

ekspertiJames Hamilton, ish-prokuror i përgjithshëm i Irlandës për 11 vjet, ishte njëri prej 6 raportuesve të Komisionit të Venecias të cilët u takuan në Tiranë me aktorët e përfshirë në reformën në drejtësi.

Pak përpara largimit nga Tirana, në një intervistë për Top-Channel fillimisht ai iu përgjigj pyetjes se, kush ishin konkluzionet nga takimet e zhvilluara në Tiranë?

James Hamilton: Unë mendoj se ka një pranim të përgjithshem të faktit se ekziston një problem serioz i korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, prandaj mendoj se ky është edhe konkluzioni i parë që do të nxirrja. Gjithësesi, jo absolutisht të gjithë janë dakord me këtë konstatim, por njerëzit në përgjithësi e mendojnë këtë. Tashmë ne kemi një projektligj shumë ambicioz që e trajton këtë problem dhe unë nuk do të provoj ta vlerësoj atë këtu në një intervistë, sepse detyra jonë është ta marrim atë me vete, ta studjojmë, të reflektojmë me shumë kujdes mbi çdo gjë që kemi dëgjuar, të përgatisim raportet dhe t’i paraqesim ato në Komisionin e Venecias, i cili do të miratojë raportin përfundimtar.

A mendoni se do të ishte shumë më e lehtë për ju të merrni në konsideratë vetëm një propozim nga komisioni ad-hoc, sesa të kishit dy propozime të tjera, një nga opozita dhe një nga partia e kryeparlamentarit Meta?

James Hamilton: Unë nuk dua të komentoj mbi procesin që zhvillohet, sepse puna jonë është vlerësimi i teksteve. Për nga mënyra sesi Komisioni i Venecias funksionon, puna e tij është vlerësimi i propozimeve që i dërgohen nga qeveritë ose nga agjencitë qeveritare, apo nga organet e KiE. Pra, ajo  çfarë ne bëjmë është vlerësimi i propozimit që do të dërgohet në Parlament. Dhe natyrisht, ne shohim çdo ide tjetër që është pjesë e procesit, por gjithësesi puna jonë është të vlerësojmë propozimin që faktikisht paraqitet në Parlament.

A mund të shpjegoni se ku do të konsistojë procesi që nga vizita juaj në Tiranë deri në dhënien e opinionit përfundimtar?

James Hamilton: Unë mendoj se procesi do të përfshijë të lexuarit e shumë teksteve, apo të menduarit në lidhje me komplikacionet e ndryshme të përfshira në këtë proces. Unë thashë edhe më lart se ky ishte një projekt shumë ambicioz që nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimet e rëndësishme në Kushtetutë, për të krijuar një proces. E gjithë kjo është bërë në kuadrin e një reforme të madhe të drejtësisë penale që përfshin një numër të madh projektligjesh organike. Kështu që ne duhet ta shohim në këtë kontekst, si pjesë të një pakete të vërtetë e mjaft të ndërlikuar ligjore. Vlerësimi nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Detyra jonë është analizimi i reformes, nëse ajo është në përputhje me normat dhe standardet evropiane, duke marrë parasysh edhe kushtet aktuale të Shqipërisë. Por në fund, natyrisht, është vetëm populli shqiptar, përmes institucioneve të veta demokratike, ai që mund të marrë vendime për atë çka është më e mira për Shqipërinë. Ne nuk e bëjmë këtë.

Nëse flasim në terma kohorë, kur mendoni se Komisioni Venecias do ta ketë gati opinionin përfundimtar?

James Hamilton: Nuk do të doja të bëja një parashikim për këtë në fakt. Unë jam vetëm një nga raportuesit në proces. Unë mund të shkruaj raportin tim dhe më pas gjërat do të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë mund t’jua premtoj.

Nga burimet tona të informacionit kemi të dhëna që të bëjnë të besohet se ju nuk keni rënë dakord me formulën e propozuar për përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. A është kjo e vërtetë?

James Hamilton: Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim në këtë pikë, kështu që ju nuk mund të thoni se ne nuk pajtohemi me këtë apo atë gjë. Janë katër raportues që do të hartojnë raportet e tyre individuale dhe pastaj sekretarët e Komisionit të Venecias do të punojnë me to. Do të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje, nëse nuk arrijmë të biem dakord me njëri-tjetrin. Dhe në disa raste kjo mund të mos ndodhë. Sidoqoftë, ne do të dalim me një opinion të vetëm dhe në fund do të ketë një opinion të vetëm të Komisioni Venecias.

Në Tiranë, politikanët dhe komuniteti ndërkombëtar po këmbëngulin për nevojën e gjithëpërfshirjes dhe konsensusit. Sipas mendimit tuaj, cilat janë mekanizmat për ta garantuar këtë në reformën në drejtësi?

James Hamilton: Përsëri mendoj se po kërkoni të komentoj mbi procesin, por kjo nuk është detyra jonë. Ajo çfarë ne bëjmë është të komentojmë mbi tekstet ligjore dhe t’i vlerësojmë ato në mënyrë sa më objektive. Për procesin në të vërtetë duhet të vendosin shoqëria shqiptare dhe politikanët e saj, si edhe të gjithë aktorët e tjerë. Nuk më takon mua të vendos apo të komentoj.

A mendoni se do të jetë një detyrë e vështirë puna në këtë proces?

James Hamilton: Po, mjaft e vështirë. Kjo, për shkak të natyrës dhe gamës së gjerë të reformës, si edhe për faktin se për disa elemente nuk ka precedent të mëparshëm. Ka shumë pak precedentë. Ka pasur gjithësesi një numër vendesh të tjera që kanë tentuar një vlerësim të gjithanshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim goditjen e korrupsionit brenda sistemit. Unë mund të përmend për shembull, Ukrainën, që është duke kaluar një proces të tillë dhe që u këshillua nga Komisioni i Venecias. Ka dhe vende të tjera që kanë tentuar një proces të tillë, jo me shumë sukses. Pra është një proces tejet i vështirë, kjo është ajo që mund të them.

Nga përvoja juaj si Prokuror i Përgjithshëm me 11 vjet eksperiencë në Irlandë, si mendoni, cila është rruga për të ngritur një sistem drejtësie të pakorruptuar në Shqipëri?

James Hamilton: Unë mendoj se korrupsioni është shumë i vështirë për t’u zhdukur nëse zë rrënjë brenda sistemit. Në Irlandë ne kemi një traditë të konsoliduar në këtë pikë, pothuajse nuk ka pasur kurrë korrupsion mes gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo gjë ndodh shumë shumë rrallë. Dhe kur ju të keni formuar një traditë të tillë, atëherë do të jetë shumë më e lehtë për ta mbajtur atë. Këtu, unë mendoj se duhet t’i jepni pavarësinë maksimale sistemit gjyqësor, ta depolitizoni atë sa më shumë që të jetë e mundur, të vendosni paga të arsyeshme për gjyqtarët dhe prokurorët, gjë që është shumë e rëndësishme. Gjithësesi edhe pas gjithë këtyre masave do të ketë ende njerëz të korruptuar, prandaj ajo që ju duhet është të keni sisteme efikase policimi të asaj çfarë ndodh, të keni një sistem efikas të hetimit të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të çdo personi tjetër të dyshuar për korrupsion, si dhe në përgjithësi të siguroni që çdo ankesë të shqyrtohet në detaj, për ta bërë të qartë se do të ketë pasoja për çdo person të korruptuar dhe se ata nuk do të tolerohen brenda sistemit.

Nëse çdo gjë do të shkojë në rregull me reformën në drejtësi, a mendoni se një ditë Shqipëria do të shpëtojë nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë?

James Hamilton: Unë mendoj se Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur në qoftë se arrin t’i shpëtoje këtij problemi, që pengon zhvillimin e vendit. Mendoj se të gjithë pajtohen me këtë. Ky është një vend i cili ka të drejtën për t’u zhvilluar dhe për të qenë i fortë ekonomikisht, por për fat të keq korrupsioni po i flak paratë jashtë sistemit, duke penguar ardhjen e investitorëve, sepse ata nuk kanë besim në sistemin e drejtësisë. Pra, është absolutisht jetike për çdo qytetar të Shqipërisë që reforma në drejtësi të ketë sukses dhe korrupsioni të çrrënjoset. Kjo është arsyeja pse Komisioni i Venecias e konsideron këtë si një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe unë shpresoj se ne do të jemi në gjendje të ndihmojmë sistemin dhe Shqipërinë për t’u marrë me këtë problem.

Dhe pyetja ime e fundit, a mendoni se reforma në drejtësi është ilaçi i duhur për të shëruar sistemin e drejtësisë nga korrupsioni?

James Hamilton: Unë nuk kam asnjë dyshim për faktin që juve ju duhet një reformë në drejtësi, por detyra jonë më shumë sesa të themi se cila është rruga e duhur për këtë, është pikërisht të kthehemi dhe të punojmë e të kujdesemi për raportin që do të paraqesim. Unë nuk do të doja të jepja gjykime paraprake.

Akuzat për punësim partiak, qeveria i përgjigjet PD-së

$
0
0

qeveriaaPartia Demokratike dhe shumë portale mbështetëse të saj dolën me tituj të mëdhenj se disa deputetë të mazhorancës kanë kryer favorizime në punësimin në arsim.

PD dhe portalet e saj akuzonin deputetë si Brrace apo Petrit Vasili se kishin ndikuar në punësime.

Pas këtyre akuzave ka reaguar qeveria përmes portalit “transparenca.al”.

Reagimi:

Akuza në fjalë është një tjetër fabrikim që tenton të hedhë baltë mbi reformat e suksesshme në arsim të ndërmarra nga kjo qeveri. Lista e pretenduar nga Partia Demokratike nuk ekziston, ajo mund të prodhohet lehtësisht nga çdo përdorues interneti.

Të gjithë ata që janë të interesuar për mënyrën se si punësohen mësuesit në ciklet e ndryshme arsimore, mund të vizitojnë portalin “Mësues për Shqipërinë” në adresën http://mesues.arsimi.gov.al/ ku do të gjejnë të gjitha kriteret, procesin konkurrues, rezultatet, vendet e lira të punës dhe listën e pritjes së atyre që dëshirojnë të punësohen. Të gjithë personat e kualifikuar që kërkojnë të punësohen në arsim, marrin pjesë në një konkurs kombëtar dhe më pas punësohen në bazë të meritës dhe renditjes në konkurrim. Përveç atyre që janë punësuar tashmë, është krijuar një listë pritje dhe sa herë hapet një vend i ri pune apo lirohet një vend ekzistues, mësuesi që punësohet përzgjidhet automatikisht nga lista e pritjes, në bazë të pikëve të marra.

Kjo metodë transparente dhe bazuar tërësisht në meritë nuk lë asnjë hapësirë për të abuzuar me punësimet në sistemin arsimor.

 

 

Reagon Beketi: S’ka gjyq deri vitin tjetër, akuzat janë të pabaza

$
0
0

beketiPërfaqësues të biznesmenit italian Françesko Beketi kanë reaguar lidhur me ekstradimin e tij për të përditshmen britanike “The Guardian”.

Sipas gazetës britanike, pronari i televizionit “Agon Channel”, do të ketë një seancë procedurale në datën 7 dhjetor të këtij viti në Londër, ku do të nisë shqyrtimi i kërkesës së palës shqiptare për ekstradim.

Në reagimin e tij, vet Beketi, deklaron se nuk do të ketë një seancë substanciale gjyqësore për ekstradimin deri vitin e ardhshëm.

“Një seancë substanciale nuk do organizohet deri vitin që vjen. Sigurisht nuk është marrë asnjë vendim për ekstradimin e tij. Beketi dhe avokatët e tij besojnë se mbrojtja e tij është e fortë”– thuhet në deklaratën e publikuar nga “The Guardian”.

Beketi mohon kategorikisht akuzat e prokurorisë shqiptare që sipas tij janë të pabaza.

“Beketi mohon me forcë akuzat ndaj tij si të pambështetura në prova. Qeveria shqiptare po i ngre pretendime si reagime ndaj dy gjyqeve të arbitrazhit të nisura nga kompani të lidhura me zotin Beketi kundër qeverisë për shuma të mëdha parash. Paditë janë presion ndaj zotit Beketi për të zgjidhur këto arbitrazhe”- thuhet më tej në deklaratën për shtyp.

Viewing all 10852 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>