Një video e rrallë e periudhës së pasluftës në Kosovë ka nisur që të qarkullojë në internet.
Sipas Express, video është realizuar nga televizioni gjerman, Pro7, dhe tregon momentin kur një shqiptar sulmon me kallashnikov një serb, që fshihet pas një veture Mercedes.
Por ngjarja ndryshon krah dhe më pas është serbi që e ndjek shqiptarin duke e sharë nga nëna.
Por incidenti shuhet pas ndërhyrjes së forcave të KFOR.
Dyshohet se serbi mbeti i plagosur nga kjo ngjarje.