Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Spartak Braho: Unë nuk jam Damir Fazlliç

$
0
0

spartak-braho2Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, iu përgjigj deklaratave të opozitës për çështjen e ndërhyrjes në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Braho mbrojti faktin që ka qenë i pranishëm aty si kryetar i Komisionit të Sigurisë.

“Meqenëse janë shtuar qëllimisht kërkesat që dëshmojnë padijeninë e ligjeve, të cilat rregullojnë detyrat dhe funksionet e deputetit, të disa prej drejtuesve të Partisë Demokratike si edhe të ndonjë media që ka hyrë në rol zhurmuesi, ju sugjerojmë që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë, formulën e betimit të deputetit dhe posaçërisht ligjin për statusin e deputetit”, tha Braho.

“Në nenin 3 të ligjit shkruhet se deputeti kërkon shpjegime nga organet shtetërore e ekonomike dhe ndërhyn pranë tyre për zbatimin e përpiktë të dispozitave kushtetuese dhe të akteve ligjore e nënligjore. Kur vëren se nëpunës apo punonjës të ndryshëm nuk i kryejnë detyrat apo shkelin ligjet ose aktet nënligjore, deputeti kërkon nga organet kompetente marrjen e masave përkatëse ndaj personave fajtorë. Këto organe janë të detyruara që brenda 15 ditëve të shqyrtojnë kërkesën dhe të njoftojnë deputetin për masat që kanë marrë”, vijoi deputeti.

Ai theksoi se nuk është Damir Fazlliç, njeriu të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare.

“Lus që pas kësaj të mos mbeten më në mjerimin e padijenisë së ligjit e të kuptojnë se jo vetëm Spartak Braho, por çdo deputet në zbatim të ligjit dhe funksioneve të përgjegjshme që duhet të kryejë është i obliguar të shkelë në çdo hallkë të pushtetit, veçanërisht kur vihet në dijeni të tentativave apo veprimtarisë kriminale. Unë nuk jam serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare. Do ta shohim edhe këtë skandal”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>