Partia Demokratike në Berat ka festuar 23 vjetorin e themelimit të saj në një ceremoni të ngushtë njerëzish të përzgjedhur me kujdes nga strukturat e reja të partisë.
Mes tyre shquajnë dy deputetët Astrit Veliaj dhe Genc Pollo, që e çuan PD në minimumin e vet historik.
Takimi siç shihet u zhvillua në një sallë të vogël, të ftohtë, pa entuziazëm dhe mbi të gjitha pa asnjë shkëndijë entuziazmi. Biles as Luli nuk arriti të buzëqeshte si gjithmonë për ta ngrohur sallën.