Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

INUK nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Dhërmi, ankohet Bollano

$
0
0

bollano

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vazhduar sot që të prishë ndërtimet pa leje në Dhërmi.

Ky aksion, i cili është në vazhdën e ndërhyrjeve për pastrimin e kësaj zone të rëndësishme turistike, nga ndërtimet e paligjshme, ka nisur ditën e diel, me prishjen e objekteve pa leje dy dhe trekatëshe.

Por aksioni ka sjellë edhe reagimin e Vasil Bollanos, ish- drejtues i Bashkisë së Himarës.

Ai thotë se kjo është një masakër në komunat greke të Himarës.

“Nga ky aksion po rrezikohen objekte me leje, por rrezikohen objektet e njerëzve të varfër të cilët ndihen të braktisur nga shteti. Po shkatërrohen objektet janë pronë e himarjoteve”, tha Bollano për News24.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852