Ka pasur shumë spekulime në lidhje me çmimin e Topit të Artë për vitin 2013.
Në fund gjithçka është qartësuar.
Portugezi Cristiano Ronaldo merr Topin e Artë, duke fituar garën ndaj Franck Ribery dhe Lionel Messi.
Ky ka qenë një zhgënjim për Franck Ribery, i cili shpresonte se fitorja e tre titujve me ekipin e Bayern do e ndihmonte për të fituar çmimin prestigjioz.
Ribery ka marrë më pak vota edhe se Messi, që ka fituar katër herë këtë çmim.
Portugezi e merr kështu për herë të dytë këtë çmim.
Për herë të parë ai e fitoi këtë çmim në vitin 2008.
Çmimin e lojtares më të mirë e ka fituar portierja e kombëtares gjermane, Nagine Angerer.
Çmimin Pushkash për golin më të mirë të vitit e ka fituar Zlatan Ibrahimovic.
Një çmim nderi ka shkuar edhe për legjendën e Brazilit, Pele.
Edhe ai u shfaq i përlotur, ndërsa mori çmimin që nuk e mori dot në karrierën e tij për shkak se nuk luajti në Europë.
“Tani falë Zotit mund të kompletoj të gjithë trofetë në shtëpi,” tha ai.
Gjermania Silvia Neid është shpallur trajnerja e vitit, ndërsa ashtu siç pritej Jupp Heynckes është shpallur trajneri më i mirë.
Fifa ka shpallur edhe ekipin më të mirë.
Në portë është Manuel Neuer i Bayern Munich, në mbrojtje Philipp Lahm i Bayern Munich, Sergio Ramos i Real Madrid, Thiago Silva i PSG dhe Dani Alves i Barcelona.
Në mesfushë Andres Iniesta i Barcelonës, Franck Ribery i Bayern Munich dhe sërish Xavi nga Barcelona.
Në sulm janë Cristiano Ronaldo i Real Madrid, Zlatan Ibrahimovic i PSD dhe Lionel Messi i Barcelonës./ep