Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Tahiri i përgjigjet Berishës: Nuk të pëlqen që nuk ka më imunitarë dhe të paprekshëm

$
0
0

tahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur komenteve në FB të ish- kryeministrit Sali Berisha për punën e policisë dhe gjobat.

“Kryetar i partise pa kryetar, deputet Saliu, paska shfryre sot kunder Policise se Shtetit. Eshte ajo doza ditore e qelbit qe i rrjedh nga plaga e pasheruar.

Tamam si ata qe nuk sherohen dot duke mesuar se nuk ua fershellen me njeri. Nuk binden se historia te le dhe mbrapa.

Mire qe nuk beri gje te mire per Policise e Shtetit kur ishte KryeM, por as thote gje te mire tani qe Policia e Shtetit po rivendos rendin duke luftuar krimin e paligjshmerine qe vete ky katandisi ne gjendjen skandaloze qe gjetem.

Nuk i pelqen qe vrasjet jane pergjysmuar. Qe lufta kunder droges eshte disafishuar. Qe lufta kunder trafiqeve eshte disafishuar. Qe aksidentet rrugore me pasoje vdekjen jane gati pergjysmuar.

Por mbi te gjitha, nuk i pelqen qe nuk ka me imunitare, te paprekshem.

Policia e Shtetit ka hapur nje kapitull te ri, per tu shendruar se shpejti ne Policine moderne te Shekullit te Ri.

Deputet Saliu, te kuptoj. Dhimbje e madhe duhet te jete te shohesh si ke humbur kohen duke mos bere gje, madje duke bere keq e shkaterruar, kur kishe mundesi te beje mire e te ndertoje. E mbi te gjitha, akoma me shume dhimbje te shohesh se gjerat behen vertete, duke te te lene ty mbrapa.

Ke marre denimin qe kerkove, te te lere pas shoqeria, njerezit, koha. Denimi me i keq, por qe e meritove,” shkruan Tahiri në FB.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>