Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

SKANDALI/ Dy zyrtarët e Berishës morën kredi si të pastrehë, blenë vilë në Gjirin e Lalzit (FAKSIMILE)

$
0
0

Në vazhdën e kronikave investiguese “Fiks Fare” transmetoi një tjetër “çudi” që ndodh në vendin tonë.

Dy zyrtarë të lartë të ish- qeverisë, të deklaruar si të pastrehë, arrijnë të marrin kredi të butë (lehtësuese) për të blerë një shtëpi në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Burrë e grua marrin kredi të butë për të njëjtin objekt, ndërkohë që në realitet, objekti në fjale është një shtëpi pushimi në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Kamerat e “Fiks Fare” kanë dokumentuar gjithçka me anë të pamjeve filmike duke demaskuar haptazi manipulimin e bërë me dokumente.

“Fiks Fare” tregoi me fakte sesi ish-këshilltari për çështjet ligjore i ish-kryeministrit Sali Berisha, Admir Drago dhe ish-zëvendësministrja e Drejtësisë ne qeverinë Berisha, Brikena Kasmi, kanë përfituar të dy nga një kredi lehtësuese prej pesë milionë lekësh të reja secili për të njëjtin apartament me sipërfaqe 107.24 metra katrorë në zonën A të vilave në Vilën nr.9, ndodhur në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Në dokumentet që janë dorëzuar pranë bankës që ka lëshuar kredinë, vëren se të dy këta persona janë bërë dorëzanës për njëri- tjetrin për kredinë që ka marrë secili dhe kanë blerë të njëjtin apartament

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, zonja Kasmi, në deklaratën e saj noteriale, që është futur në dosjen e saj të kredisë, deklaron se është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Ndërsa në dosjen e kredisë të të dy këtyre ish-zyrtarëve, përveçse janë dorëzanë për njëri tjetrin, dorëzanës të njëjtë në të dyja dosjet janë prindërit e ish-zëvendësministres.

Marrja e kredisë nga dy bashkëjetuesit për të njëjtin shtëpi është marrë në po të njëjtën bankë pa as edhe një lloj problemi, apo hije dyshimi dhe kontratat me bankën janë nënshkruar nga të dy ish-zyrtarët brenda së njëjtës ditë, 20 gusht 2010.

Kështu, nga të pastrehë, çifti i zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit me të drejta të plota.

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 600 të datës 12.09.2007 është parashikuar trajtimi i zyrtarëve të shtetit me kredi me kushte lehtësuese nga shteti për blerje banese apo sipërfaqe banimi shtesë, në vendin e ushtrimit të detyrës.

Ndërsa pika 21/3 e udhëzimit të MPPT dhe MF nr. 6257/2008, i ndryshuar, sqaron qartë se banka akordon kredinë që subjektin që ka përfituar sipas VKM-së së mësipërme vetëm për blerje banesë në qytetin ku këta zyrtarë ushtrojnë veprimtarinë për të cilën kanë përfituar të drejtën e subvencionimit.

Asnjë prej dy ish-zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë Berisha nuk e ka pasur qendrën e punës në Gjirin e Lalzit ku kanë përfituar shtëpinë e pushimit në bllokun e vilave.

 

Edhe deputetët marrin kredi të buta

Nga një hulumtim i gazetës ‘Shekulli”, rezulton se gjatë 8 viteve, 2005-2013 nga kjo mundësi kanë përfituar gjithsej shtatë deputetë, midis të cilëve edhe një deputet socialist.

Nga dokumentet që disponon gazeta, rezulton se janë gjithsej 6 deputetë të Partisë Demokratike që kanë përfituar nga statusi i tyre si deputet.

Sipas dokumentit që disponohet, thuhet se deputetët janë trajtuar me kredi strehimi ‘bazuar në vendimin nr 600, datë 12.9.2010, të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë”.

Ajo që vihet re, gjatë drejtimit të Kuvendit nga Kryetarja Jozefina Topalli, përfituesit kanë qenë kryesisht nga qarqet Lezhë dhe Shkodër.

Në këtë pikë janë harruar edhe dallimet politike, pasi edhe deputetja socialiste Paulina Hoxha, mjafton që është nga Shkodra.

Të shtatë kanë fituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë: Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër); Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër), Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë), Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë); Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër); Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër), Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë).

1- Deklarata ku Kasmi thotë se është e pastrehë

1- Deklarata ku Kasmi thotë se është e pastrehë

2- Brikena Kasmi firmos për marrjen e kredisë me kushte lehtësuese

2- Brikena Kasmi firmos për marrjen e kredisë me kushte lehtësuese

3- Kasmi firmos marrjen e kredisë me garantë prindërit dhe Dragon

3- Kasmi firmos marrjen e kredisë me garantë prindërit dhe Dragon

4- Kredia merret për një vilë në Lalëz

4- Kredia merret për një vilë në Lalëz

5- Kredia e marrë nga Admir Drago me garantë Kasmin dhe prindërit e saj

5- Kredia e marrë nga Admir Drago me garantë Kasmin dhe prindërit e saj

6- Vlera e kredisë së marrë nga Kasmi

6- Vlera e kredisë së marrë nga Kasmi

7- Vlera e kredisë së marrë nga Drago

7- Vlera e kredisë së marrë nga Drago


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>