Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Napoli refuzon 60 milionë për Higuain

$
0
0

higuainNapoli raportohet se ka refuzuar ofertën e Çelsit në vlerën e 50 milionë paund (60 milionë euro) për sulmuesin Gonzalo Higuain.

Mediat britanike raportojnë se Blutë kanë paraqitur një ofertë marramendëse për Higuain, pas një gjysmë-sezoni dështues për sulmuesit aktual të ekipit.

Fernando Torres, Samuel Eto dhe Demba Ba kanë dështuar të tregojnë veten nën drejtimin e Hoze Murinjos. Dhe, ky i fundit pritet ta largojë nga skuadra Ba, për të krijuar vend për një përforcim të ri.

The Telegraph shkruan se Higuain është objektivi i parë i Bluve, të cilët kanë bërë ofertë zyrtare me të filluar merkato dimërore. Por, oferta e klubit londinez është refuzuar menjëherë nga napolitanët, të cilët kanë thënë se lojtari nuk është në shitje.

Argjentinasi erdhi në Sao Paolo verën e kaluar nga Real Madridi për një shumë prej 30 milionë paund (37 milionë euro).


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>