Bujar Nishani ka bërë një gjoja “korrigjim” në mesazhin e tij me rastin e festës së Krishtlindjes.
Tani Presidenti nuk flet më për më Ringjallje, por… për Ngjallje.
Sërish ka mbetur tek të vdekurit, se vetëm ata ngjallen, ndërsa nuk flet për festën e Lindjes.
“Krishtlindjet, duke qenë festë e Ngjalljes, janë vetvetiu edhe festë e shumëçkaje tjetër që Ngjallja nënkupton dhe përcjell; festë e urtësisë, mirësisë, mirëkuptimit, afrimit, pajtimit, paqes, gjallërisë, zbukurimit dhe begatimit të jetës,” thuhet në mesazh./ep