Nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Flamur Nokës për largimin e Berishës nga posti i kreut të PD-së. Sipas tij, Sali Berisha nuk ka ikur, pasi është lideri i përjetshëm i PD-së.
“Sot është dita kur shqiptarët demokratë, por jo vetëm, të gjithë shqiptarët nga Vermoshi në Konispol, përshëndesin dhe nderojnë liderin që i riktheu Shqipërisë dinjitetin e munguar ndër kombe të tjerë në shekullin që lamë pas.
Sali Berisha nuk ka ikur. Ai është lideri i përjetshëm i Partisë Demokratike, vepra dhe puna e të cilit do të pasqyrohet në ndërgjegjen e gjithë atyre që e gjykojnë historinë me drejtësi.
Sali Berisha i dha shqiptarëve shembullin e një burri të vërtetë shteti, kulturën e një demokracie europiane dhe figurën e një lideri të vetëdijshëm për pushtetin që buron nga populli, duke respektuar vullnetin e tij.
Shqiptarët u përshëndetën me një lider që mbi të gjitha, atyre u dhuroi Lirinë.
Ne do të vazhdojmë sëbashku të ecim perpara..”, thotë Flamur Noka./b.l