Këto ditë post zgjedhjesh, shume analistë apo njerëz politikëbërës të çfarëdo niveli, në përsiatjen për të gjetur shkakun e ‘humbjes’ se Partisë Demokratike, humbje që automatikisht bie mbi kryeministrin, të cilën ai tashmë e ka pranuar, kanë rreshtuar shumë nga gabimet, që Kryeministri ka bërë gjatë udhëheqjes së vendit duke drejtuar qeverinë e tij. Madje pati edhe opinione interesante si ai i një zonjushe prej Kosove, e cila pretendonte se Kryeministrin e mundën ata që ai i kishte shpërfillur duke treguar supremacine e tij ndaj tyre, zonjusha e shpjegon këtë nëpërmjet një psikanalize si një hakmarrje e njerëzve të refuzuar dhe të fyer prej Sali Berishes, ndonëse këta njerëz janë të paktit në numër, por me siguri zonjusha ka parasysh mbrojtësin e këtyre personave ‘inferiorë’ pra vetë ‘Zotin’.
Kur i lexon të gjitha shpjegimet e humbjes duken se janë të gjitha të vërteta, veçse meritojnë një klasifikim si, më të rëndësishmet, të rëndësishmet dhe më pak të rëndësishmet.
Interesantja është se të gjithë arsyet e humbjes së Sali Berishës mbas këtij mbretërimi të gjatë në këtë vend, mëtojnë ti kërkojnë jashtë personit të tij, pra ata rreshtojnë mosrealizimet e qeverise që ai drejtonte, ndërsa ishte shumë komike tek e dëgjoje vetë Atë të rreshtonte si realizime të gjitha ato që në fakt nuk i kishte bërë, duke i mbetur kështu faji popullit ‘mosmirënjohës’ e ka quajtur dikush.
Por në momentin e shpërthimit të militantëve të tij të përlotur, ai bëri atë gjestin, që nuk e besoja kurrë se do ta bënte, që aq shumë e kam pëlqyer tek kandidatët për president në SHBA, atë ngritjen e dorës duke treguar shuplakën në drejtim të militantëve, duke i bërë të heshtin e dëgjojnë nga goja e tij se, faji i vetëm për humbjen e këtyre zgjedhjeve qëndronte mbi vetë Sali Berishën.
Dhe në fakt, ky është gjesti më i vërtetë, më i drejti, më i besueshmi, dhe i vetmi që të bind se: – Askush dhe asgjë s’do të mund ta shkatërronte një njeri, përveçse vetja e vet. Gjithçka që njeriu zotëron, ndodhet brenda tij; gjerat jashtë tij nuk kanë asnjë vlerë.
Gjërat jashtë njeriut janë thjeshtë aksidente, prandaj edhe kur njeriu i kujton ato nuk e lëndojnë shumë, ai i harron shpejt, nëse flasim për njerëz që zotërojnë veten, ndërsa qeniet e vogla hakmarrëse, që çdo humbje ja ngarkojnë faktorëve të jashtëm as që mund të jenë objekt analize, ata nëse ekzistojnë duhen larguar dhe do të largohen nga politika pa dyshim.
Çdo njeri që njeh dhe sundon veten duke njohur gabimet e tij si shkak i rrënimit i bluan ato në kokën e tij deri në ‘shkatërrim’, sepse dihet se askush nuk të vendos dot në pozitë të vështirë po nuk deshe vetë.
Sali Berisha e ka predikuar si një arritje të madhe ‘Shqipërine Dixhitale’ dhe në fakt ishte një faktor i jashtëm, që ndikoi fort në humbjen e tij. Dhe tragjikomedia është se Kryeministri na i tregonte Black barry-in e tij si një lodër në duart e një fëmije të gëzuar, Edi Rama e shfrytëzoi duke e përdorur me efektivitet këtë teknologji moderne nëpërmjet twetter-it të tij, nervozonte shumë njerëz kur dërgonte batuta e mesazhe, me blogun e tij në komunikim direkt me njerëzit, përfitoi shumë informacion dhe shkëmbeu në të njëjtën kohë shumë ide, ide të cilat ngadalë ngadalë krijuan atë frymën, për të cilën shumica e analistëve të politikës tonë e injoroi dhe e mohoi deri ditën kur rezultati u arrit aq i thellë sa, njerëzit pjesëmarrës në rrjetet sociale dhe këtu, një vend qendror ka Faqja e komenteve tek Gazeta Tema, e cila bëri bashkë shqiptarët kudo që ndodheshin u çuditën me çudinë e tyre.
Shqipëria dixhitale që Kryeministri e inkurajoi aq shumë solli rrënimin e tij vetë, sepse secili shqiptar i ulur mbi tastierën e vet kishte të drejtën të thoshte mendimin e tij të paçensuruar, dhe dihet se kur shtrati i lumit të ideve zgjerohet, aty gëlojnë mendimet dhe patjetër diçka pozitive do të dalë.
E rëndësishme tani është, që mëkatari të pendohet, ndryshe s’do të jetë në gjendje të kuptojë çka bërë. Çasti i pendesës është ai i fillimit të njohjes së fajit: madje më shumë , është procesi, nëpër të cilin e kaluara do të marrë një pamje tjetër.
Prapa të qeshurës dhe gëzimit mund të qëndrojë një tip i ulët, i rëndë e i vyshkur, por pas dhembjes ndodhet vetëm dhembja. Vuajtja në kundërshtim me gëzimin nuk mban maskë.
Militantët, ata të pafajshmit palca e kurrizit të partisë, ata ishin pa maskë, qanin me pikëllim, sepse e deshën Liderin ashtu siç ishte me pafajësinë e tyre ata dëshmuan dashurinë pa kushte, dhe besoj kjo duhet ti mbetet në momentet e fundit çdo Lideri kur i mbaron karriera, kjo duhet të jetë pengu i fundit, dhe mëndja e tij për shumë kohë do të bluaj fajin që ka bërë ndaj këtyre njerëzve, një bluajtje e tillë faji është fatkeqësia më e madhe e njeriut. Pra bluajtja e fajit të tij…