Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

PD, e shqetësuar për shkarkimin e…sekretares në Ministrinë e Integrimit

$
0
0

gertiPartia Demokratike ka reaguar me anë të një konference të posaçme për shtyp, për…shkarkimin e sekretares së Ministrisë së Integrimit. Deputeti Gerti Bogdani ka thënë se qeveria e Ramës po shkel kushtet e BE-së për statusin.

Kryeministri Edi Rama ka shkelur ligjin për nënpunësit civil, duke shpërfillur standartet evropiane, sepse dje në mesditë në Ministrinë e Integrimit, dy ngjarje po zhvilloheshin paralelisht. Në një anë takimi i ambasadorit Sequi me ministren Gjosha, ku i kërkonte Ministres Gjosha, po atë që edhe Brukseli i diktoi 3 ditë më parë, se respektimi i ligjit për nënpunësin civil është një nga kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ndërsa takimi mes Sequit e Gjoshes vazhdonte, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit merr në dorë urdhërin për lirimin nga detyra”, tha Bogdani.

Sipas Bogdanit, “rasti i lirimit nga detyra, i sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Integrimit, Elda Kalaja, është rasti i parë më flagrant i sulmit që Rama e qeveria e tij po i bën administratës së këtij vendi e e zëvendësimin e saj me militantë partie”.

“Neni 21, i cili parashikon rastet e lirimit nga puna të nënpunësve civil, është një nga tre ligjet e BE-së dhe është shkelur parimi kryesor i këtij Ligji dhe Kodit të Proçedurës Administrative, ai i vënies paraprake në dijeni, dëgjimi të pretendimeve dhe marrjes së kundërargumentave”.

Sipas Bogdanit: ”Edi Rama nuk ishte i gëzuar për vizitën e tij në Bruksel, sepse atje iu tha që për të marrë statusin e vendit kandidat, duhet të zbatojë e respektojë ligjet me standarte Europiane. Por, ai është betuar diku, se do të mbrojë të tjera interesa e do të bëjë të kundërtën e asaj që i thotë Brukseli.

Partia Demokratike iu bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe denoncojnë çdo rast presioni dhe shkelje të të drejtave të tyre ligjore”, e mbyll Bogdani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>