Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Erla i përgjigjet Ramës: Kryeministria siç ishte dhe siç e keni parë

$
0
0

Pas publikimit në “Facebook” të fotove të Kryeministrisë nga Edi Rama, ka reaguar ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit, Erla Mëhilli duke publikuar foto të këtij institucioni në kohën kur ai drejtohej nga Berisha.

Me titullin “Kryeministria siç ishte dhe siç e keni parë”, Mëhilli thekson se gënjeshtra është bërë bashkëudhëtare e pandarë e gjysëm piktorit tashmë edhe gjysëm fotograf.

Kjo Kryeministri, që ka pritur njerëz të mëdhenj të kësaj toke, si Xhorxh Bush e Hillary Clinton etj, e që u hap për qytetaret me 28 nentor, duhej të rrënohej vetem që dikush të mbushte xhepat që në ditët e para pa filluar mirë punën. Është e lehtë të rrëzosh një steme republike, te shkulesh kangjellat, te grisesh perdet e salles se mbledhjeve, apo te nderrosh kolltuqet e zyrave per te mbushur xhepat. Por, si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ç’proçedura u prokuruan materialet dhe sherbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithe kjo? Gjithçka jashte çdo lloj proçedure ligjore dhe pa transparence, perveç perfitimit apo favoreve. Duke pare fotot qe kishte publikuar kryeministri i fasadave, me erdhi ne mend shprehja: “Mjere shtepia kush ka hyre brenda”. Rama qimen e nderron por fasadat s’i harron!!” shkruan Mëhilli.

 erla



Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>