Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kryeqyteti i krimit/ Shpërthen makina e shefit të krimeve të komisariatit nr.1

$
0
0

policia

Nuk ndalen krimet e rënda në Tiranë.

Pas ngjarjes së rëndë në një kazino, ku u tentua që të vritej me armë zjarri shefi i CEZ në Laç, mësohet se ka pasur një tjetër shpërthim në kryeqytet.

Makina e shefit të komisariatit nr.1 në Tiranë, Artur Hyka, është hedhur në erë.

Ngjarja ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, por është raportuar vetëm tani.

Policia po heton në disa pista, ku më kryesorja është ajo e sulmit për shkak të detyrës.

Nga skema dhe sasia e vogël e eksplozivit dyshohet se bëhet fjalë për një kërcënim.

Brenda pak ditësh Tirana është tronditur nga tre shpërthime.

Fillimisht ishte një biznesmen ndërtimesh, më pas një emigrant dhe tani një drejtues i policisë./ep


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>