Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

TemA TV/ Zgjat pak minuta seanca e parë plenare. Dokle: Populli dha mesazh kundër arrogancës dhe plaçkitjes (VIDEO)

$
0
0

parlamenti i ri(E PERDITESUAR)- Ka nisur me pak minuta vonesë seanca e parë plenare e Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Edi Rama, kryeministri i ardhshëm, mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga disa deputetë.

Ai e bëri në këmbë rrugën deri në Kuvend, ndërsa më në fund pas shumë vitesh, ai hyn në parlament.

Seancën e hapi Namik Dokle si deputeti i dytë më i vjetër, pasi më parë kjo gjë u refuzua nga deputeti më i vjetër, Sali Berisha.

“Më nderin që më ofron mosha dhe përvoja shumëvjeçare, kam kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së VII- të kuvendit të Shqipërisë”, më këto fjalë të deputetit Namik Dokle u çel seanca e parë e legjislaturës së VII-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Dokle vlerësoi se kjo është një seancë që nis pa bojkot.

“Kjo legjislaturë është nga të rrallat që nis pa bojkot, kjo falë forcave politike këtu, e mbi të gjitha falë popullit shqiptar, që larg zhurmave vendosi me votën e tij të ndryshojë ritmin drejt BE. Vendosi ta bëjë më të mençur, më të shpejtë. Na dha mesazh kundër politikave arrogante dhe plaçkitëse,” nisi fjalën e tij Dokle.

Pasi kujtoi fjalët e Nënë Terezës, Dokle kërkoi bashkëpunim dhe mirëkuptim pozitë-opozitë “se ku mungon mirëkuptimi, qëllimet e mira bëhen të padobishme”.

“Ju që hyni këtu lini mënjanë mendjemadhësinë, meskinitetin, mosmirënjohjen ndaj njerëzve të thjeshtë,” përfundoi fjalën e tij hyrëse Dokle.

Pas fjalës së Dokles është ngritur komisioni i verifikimit të mandateve dhe seanca e parë është mbyllur.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi propozoi emrat e 4 anëtarëve të këtij komisioni nga radhët e PS. Ata janë Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare, Vexhi Muçmata.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili propozoi deputetin Vangjel Tavo si anëtarin e 5-të të këtij komisioni.

Edhe kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka propozoi 4 emrat që do të përfaqësojnë opozitën në këtë komision. Ata janë Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani

Seanca e radhës do jetë të martën në orën 11:00.

Në këtë seancë do verifikohen mandatet dhe do bëhet betimi i deputetëve.

Ashtu siç dihet, bazuar në marrëveshjen PS- LSI, kryetar i Kuvendit do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Në Kuvendin e ri, aleanca e majtë ka 83 deputetë, ndërsa aleanca e djathtë 57 deputetë.

Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 ulen për herë të parë.

Pas seancës ka folur edhe ambasadori i BE, Etore Sekui dhe ai i SHBA, Aleksandër Arvizu.

Ambasadorët i kanë bërë apel klasës politike që të fokusohet tek integrimi evropian i vendit.

“Mendoj se është një ditë e rëndësishme. Sot është një ditë historike pasi ky Parlament nis me prioritete të pastra , integrimit në B, të cilën shpresoj se do e marrë së shpejt”, tha Sekui.

“Dëshiroj të shpreh përgëzimet më të mira në emër të SHBA 140 deputetëve të sapo zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë. Rreth 40% janë të rij dhe 60% prej tyre po rikthehen. Gjithashtu jam shumë i kënaqur me numrin e grave të zgjedhur si deputete dhe në qeveri. Qartazi kjo është ditë për tu festuar për popullin shqiptar. por pra ka shumë punë për tu bërë. Të gjithë do jenë këtu, presim me kënaqësi zhvillimin e debate konstruktive që do të zhvillohen për axhendën evropiane ë vendit. Sa i përket SHBA jemi të kënaqur që kemi marrëdhënie të shkëlqyera si me mazhorancën e vjetër ashtu dhe të re”, tha Arvizu./ep


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>