Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Mblidhet kryesia e PS-së. Pritet të përzgjidhen kandidatët për kryesimin e grupit në Kuvend

$
0
0

Partia-Socialiste1Partia Socialiste mbledh sot kryesinë dhe grupin e saj parlamentar, në pritje të seancës së parë të Kuvendit, ditën e hënë.

Burimet zyrtare nga kjo parti bënë të ditur se sot, në orën 09:00 të mëngjesit, do të mblidhet kryesia.

Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet për emrat e kryetarit të grupit parlamentar, si dhe të nënkryetarëve e sekretarit. Po kështu, mundet që sot, deputetët të zgjedhin edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga PS-ja.

Të njëjtat burime flasin se drejtimin e grupit parlamentar mund ta marrë sërish Gramoz Ruçi, pasi ai vazhdon të jetë një nga kryetarët më të suksesshëm të tij deri më sot. Por në fakt në media janë lakuar mjaft prej emrave.

Ndërkohë, në postet e nënkryetarëve mësohet se do të qëndrojnë pothuaj të njëjtët, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Vasilika Hysi, ndërsa në vend të Saimir Tahirit mund të jetë Taulant Balla. Ndërkaq mendohet se një grua do të propozohet nga PS-ja për postin e nënkryetares së Kuvendit e për këtë flitet për emrat e dy deputeteve Valentina Leskaj e Arta Dade. Gjithsesi këto mbeten për t’u verifikuar.

Ndërkaq, mbledhja e sotme e grupit parlamentar do të diskutojë edhe për nisjen e seancës së parë të Kuvendit, ku tashmë PS-ja është mazhorancë së bashku me aleaten e saj, LSI-në.

Në mbledhje do të diskutohen edhe çështje teknike, që kanë të bëjnë edhe me dorëheqjen e deputetëve-ministra, të cilët duhet të lënë shpejt mandatin e deputetit, menjëherë sapo të marrin votëbesimin e Kuvendit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>