Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Papa Françesku: Bashkëjetesa fetare është e mundur. Shqipëria është shembulli i kësaj gjëje

$
0
0

papaNë kulmin e debateve për rolin e feve në shoqëri, pas sulmit terrorist në Francë, Papa Françesku ka thënë se bashkëjetesa fetare është e mundur të arrihet.

Dhe për këtë, ai ka marrë si shembull pikërisht Shqipërinë.

Një dëshmi të vërtetë se kultura e bashkëjetesës është e mundur, unë kam provuar gjatë vizitës sime në Shqipëri.

Një komb me të rinj, të cilët janë shpresë për të ardhmen.

Pavarësisht vuajtjeve dhe dhimbjeve në historinë e tyre, shqiptarët janë karakterizuar nga ‘bashkëjetesa dhe bashkëpunimi paqësor mes besimeve të ndryshme’.

Në një klimë të respektit dhe besimit reciprok mes katolikëve, muslimanëve dhe ortodoksëve.

Është një shenjë e rëndësishme, që një besim i sinqertë në Zot gjeneron dialog, i cili vepron për të mirën e të gjithëve.

Ndërsa dhuna lind gjithmonë nga mistifikimi i fesë, me pretekstin e projekteve ideologjike, që kanë si qëllim të vetëm dominimin e njeriut mbi njeriun”, është shprehur Papa Françesku.

Deklarata e tij është bërë gjatë një takimi me përfaqësitë diplomatike të akreditura në Vatikan./b.l


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>