Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

S’ka surpriza, Kristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë”

$
0
0

ronaldoKristiano Ronaldo është shpallur fituesi i çmimit më prestigjioz për futbollistët.

Ai ka marrë për të dytin vit radhazi “Topin e Artë”.

Portugezi ka fituar përballë portierit gjerman, Manuel Nojer dhe rivalit të tij të përhershëm, Lionel Mesi.

Ndërkohë, në ceremoninë e zhvilluar në Zyrih, Joakim Lëv është shpallur trajneri më i mirë.

Ai ka fituar përballë Karlo Ançelotit dhe Diego Simeones.

FIFA sakaq ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë të vitit 2014 i cili është:

Portieri më i mirë për 2014 është Nojer

Mbrojtësit më të mirë për 2014: Lahm, Serxhio Ramos, David Luiz dhe Tiago Silva

Mesfushorët më të mirë për 2014: Di Maria, Kros dhe Iniesta

Sulmuesit më të mirë për 2014: Mesi, Ronaldo dhe Roben.

Çmimin Ferenc Pushkash për lojtarin e ri më të mirë e ka marrë  James Rodriguez./b.l

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852