Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Shqipëria dhe Maqedonia, në garë për të tërhequr Nissan

$
0
0

nissanProdhuesi japonez i automjeteve, Nissan është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve, teksa po kërkon të tërhiqet nga vende të tjera të Europës Juglindore, si rrjedhojë e rritjes së kostove.

Mirëpo po ky interes ka vënë para një gare të forte shtetet e Ballkanit, sidomos Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Revista Monitor ka mësuar se drejtuesit e Nissan për Evropën e shohin me interes edhe tregun shqiptar, pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend.

Vendi i shqiponjave vlerësohet me shumë favorite për afërsinë gjeografike dhe kostot e ulta të transportit nga Porti i Durrësit.

Veç këtyre, parku i ri logjistik multimodal shihet si një tjetër tërheqje për investimin.

Por, edhe pa këto facilitete infrastrukturore, Maqedonia këtë rast është një konkurrent mjaft i fortë.

Taksat më të ulta dhe funksionimi perfekt i zonave të lira e bën avantazhues sidomos për investimin në fjalë.

Prodhuesit e makinave, sidomos pas krizës së vitit 2008, janë vënë në kërkim të tregjeve që ofrojnë kostot të lira.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>