Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Dritan Demiraj, 11 udhëtime jashtë Shqipërisë në 2014-n. 4 herë nuk ka marrë leje

$
0
0

demirajShkarkimi i kolonel Dritan Demiraj ka shkaktuar shumë debate, ku është përfshirë edhe politika.

Por, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deklaroi një ditë më parë se ai kishte udhëtuar disa herë jashtë vendit pa leje, duke vënë në rrezik kështu daljen e ndonjë informacioni sekret të mundshëm.

Sot FA ka sqaruar se Demiraj ka udhëtuar 11 herë jashtë shtetit gjatë këtij viti, dhe nga këto, 4 herë është larguar pa lejen e eprorëve, ndaj dhe u shkarkua.

Kolonel Dritan Demiraj ka udhëtuar jashtë Shqipërie 11 herë në vitin 2014.

Prej këtyre, 7 herë ka marrë lejen e eprorëve dhe 4 herë të tjera ka udhëtuar jashtë kufijve pa leje. 

Kolonel Demiraj ka udhëtuar drejt Italisë në datën 07.12.2013 deri në datën 12.12.2013, pa leje.

Në datën 09.05.2014 ka udhëtuar drejt Turqisë pa leje.

Në datën 10.05.2014 deri në 18.05.2014, koloneli ka udhëtuar në Itali pa lejen e autoriteteve.

Gjithashtu, në datën 16.01.2014 dhe në datën 14.03.2014, kolonel Demiraj ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Udhëtimet të cilat janë miratuar nga autoritetet e FA-ve dhe MM-së janë në total 7 copë për vitin 2014, me disa ditë qëndrimi, duke nisur që nga 1 deri në 9 ditë qëndrimi”, bëhet me dije nga Forcat e Armatosura./b.l


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852