Xheni Karaj, e njohur si aktiviste e të drejtave të LGBT, është bërë pjesë e spektaklit “Dance with me” në “TV Klan. Xheni, ka kërcyer një tango së bashku me një balerinë tjetër, por kjo gjë është kritikuar nga artisti Robert Aliaj, i cili ka thënë se homoseksualizimi në televizion është i tepërt.
Megjithatë Xheni nuk e ka pasur problem këtë koment, ajo madje ka thënë se shumë shpejt do të flasë në publik për të dashurën e saj.
Në një intervistë për Panoramën, Karaj, tha se “nëse kalon në Kuvend ligji i bashkëjetesave, sigurisht që do të dalë dhe do të flasë hapur për lidhjen time”.
“Më shijoi shumë performanca edhe për shkak të këngës “E dehur jam”. Për mua, dashuria është dehje që zgjat përjetësisht. Dhe unë mund të them se jam e dehur momentalisht…Tangon tjetër të dashurisë në skenë unë do e kërcej me partneren time, ku do të shfaqemi veshur me fustane të bardha. Nëse kalon në Kuvend ligji i bashkëjetesave, sigurisht që do të dalë dhe do të flasë hapur për lidhjen time”, është shprehur ajo.
Më poshtë video e Xhenit ku shihet duke kërcyer një tango të nxehtë në TV Klan, në spektaklin “Dance with me”./j.h