Zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen në komunat Rrethinat (qarku Shkodër) dhe Dardhas (qarku Korçë), për kryetar komune, janë shoqëruar me disa incidente, tashmë të zakonshme në zgjedhjet shqiptare.
Kështu, në Dardhas, janë vënë re votime familjare në disa raste.
Përveç kësaj, po në Dardhas, ka pasur një sherr me grushta mes dy militantëve të partive rivale.
Ndërsa në Rrethina zgjedhjet kanë shkuar qetë deri më tani.