Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Ja emrat e 15 komunarëve me 637 mijë dollarë të papaguara energji elektrike

$
0
0

energjiaNga Muhamed Veliu, TCH

Deklarimi kreut të OSHEE, se vetëm kryetari i Komunës Lazarat Dasho Aliko, ka plotë 147 mijë dollare borxhe të papaguara të energjisë elektrike është vetëm maja e aisbergut e pushtetarëve lokalë pasi  detyrimet e tyre personale arrinë në  637 mijë dollarë detyrim i prapambetur.

Top-Channel ka siguruar të dhenat për 15 kryetar komunash në të gjithë vendin që rezultojnë debitorë. Pas Dasho Alikos lista e kryekomunarëve më me shumë borxhe pasohet nga ai i komunës Vllahinë, Gëzim Hoxha I cili figuron në sistemin elektronik të OSHEE-s, me 7 kontrata të lidhura me OSHEE nga të cilat borxhi akumuluar deri në datë 13 Dhjetor 2014 kap shifrën e mbi 33 milion lekë.

Gëzim Hoxha  Komuna Vllahinë 7 kontrata

5.522.592  Lekë

704.906

621.879

320.870

346.739

31.356

80.275

TOTALI 33.436.189 Lekë

Ndërsa kolegu I tij I Komunës Rrashbull në Durrës Hysen Gashi me dy kontrata energjie rezulton debitor në shumën e mbi 7 milion lekë.

Hysen Gashi Komuna Rrashbull 2 kontrata

6.949.038

243.107

TOTALI 7.192.145 Lekë

Një tjetër kryekonunar ai i Kolshit Abedin Uruci duhet I paguaj OSHEE-s mbi 2 milion lekë detyrime të energjisë elektrike sikurse Gani Allushi I komunës Zall Herr mbi 1 milion lekë dhe Adriano Shanani kreu Komunës Kurjan për katër kontrata është debitor në shumën e afro 1 milion lekë.

Abedin Uruci  Komuna Kolsh 2 kontrata

1.719.322

606.748

TOTALI 2.326070 Lekë

Gani Allushi Komuna Zall Herr  2 kontrata

1.318.753

 60.014

TOTALI 1.378.767 Lekë

Adriano Shabani  Komuna Kurjan 4 kontrata

444.730

171.371

280.697

91.022

TOTALI  987.820 Lekë

####

Sakaq kolegët e tyre të 9 komunave të tjera në rang vendi janë debitor në shumën e mbi 8 milion lekë.

1.      Xhevat Molla  Komuna Ana Malit 1.009.964

2.      Feriz Hoxha  Kumuna Bytyc 1.048.462

3.      Lekë Bibaj  Pëllumb Thaci Komuna Gjinaj 1.563.013

4.      Halil Aliaj  Komuna Surroj 993.579

5.      Rrok Dodaj Komuna Qerret 972.883

6.      Rahman Demaj Komuna Tërthore 815.769

7.      Lek Bibaj Komuna Hajmel 740.124

8.      Kujtim Gjoka  Komuna Bushtricë 670.013

9.      Ahmet Shira  Komuna Kalis  660.509

Totali  8.474.16 Lekë

Këto të dhëna në vetvete përbëjnë një skandal të  madh  pasi tjeregojnë se ata që janë zgjedhur për ti qeverisur këto komuna,  konformë ligjeve në fuqi sot janë shëmbulli me i  keq që mund ti ofrojnë qytetarëve të ndershëm dhe pagues të rregullt të energjisë elektrike. Mbase është rast i  pa precendentë jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë kur të qeverisësit lokal i kanë shtetit miliona lekë të papaguara pas konsumimit të energjisë elektrike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>