Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Namik Kopliku: Opozita ka problem me popullin, jo me territorin!

$
0
0

Foto_Namik-Kopliku_2014

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Kopliku, komenton zhvillimet që po pasojnë procesin e ankimimit të reformës territoriale nga opozita duke e konsideruar atë një luftë politike nga dëshpërimi.

Kopliku thotë se problemi real që ka opozita është populli shqiptar që nuk e voton dhe jo teriotri shqiptar ku jetojnë votuesit.

Cili është komenti juaj mbi reagimet e opozitës ndaj ndarjes teritoriale?

Komisioni i Reformës Territoriale ka ndjekur të gjitha procedurat që parashikohen në Kushtetutë për realizimin e një reforme të tillë. Për të i është kërkuar mendim komunave dhe këshillave komunare. Gjysma kthyen përgjigje, disa të tjera jo. Kushtetuta parashikon që merret mendim për reformën dhe ne ashtu kemi vepruar, pavarësissht se disa njësi demokrate nuk kthyen përgjigje pozitive. Pretendohet se nuk është marrë mendimi i banorëve. Por duhet të kuptojmë se referendumi nuk është e vetmja formë për marrjen e mendimit, është vetëm një nga mënyrat.

Ne kemi marrë mendimin e këshillave të komunave dhe bashkive, të cilët gjithashtu përfaqësojnë banorët që i kanë zgjedhur. Ne nuk kemi dashur të bëjmë një reform të majtë apo të djathtë, ne kemi shprehur si mazhorancë qëllimin tonë për të bërë një reformë territoriale. Kjo është reforma e vetme që është mbështetur nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Nuk ka ndodhur asnjëherë që faktori ndërkombëtar të shprehet në këtë formë sidomos në situata apo reforma në të cilat evidentohej dualitet midis krahëve të kundërt politik.

Çfarë ndryshimesh do të kenë në buxhet për njësitë e reja administrative?

Buxheti i njësive të reja vendore do të jetë shumë më i madh nga ato që kanë qenë. Tashmë njësitë vendore do të marrin shumë më tepër kompetenca. Për 6 muajt e para do të jepet një fond i caktuar, vetëm për shpenzimet operative, ndërkohë që fondi për njësitë administrative është shumë më i madh për gjysmën e dytë të vitit 2015. Kjo ndarje e fondeve është bërë në mënyrë që të mos abzuhet nga kryetarët e njësive vendore gjatë kohës së largimit të tyre nga postet që kanë aktualisht. Por për drejtuesit e këtyre njësive administrative do të ekzistojë mundësia të aplikojnë në projekte të ndryshme.

Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pretendimin e PD-së e cila ka kërcënuar edhe me bojkot të zgjedhjeve?

Gjykata Kushtetuese në vendimin e parë la në fuqi ligjin e ndarjes së re administrative të miratuar nga qeveria. PD nuk ka asnjë argument në të gjithë aspektet e jetës së saj parlamentare dhe mundohet të kapet pas artificave. PD po përpiqet të bëj kauzë të saj diçka që nuk ekziston. Të gjithë e kuptojmë që po e bëjnë për luftë politike, pasi vetë PD ishte për kryerjen e reformës territoriale, madje ata bën edhe konferencat e tyre megjithëse nuk ishin dakort me numrin 30, 40 apo 60 të njësive administrative.

I vetmi problem real që ka Partia Demokratike është problemi që ka me popullin shqiptar me votën e tij. Ajo nuk ka problem me teritorin ku banojnë këta votues, por me faktin që ata nuk e duan. Por ne nuk mund të ndërrojmë as popullin, dhe as teritorin për ti bërë qejfin opozitës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>