Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Senati gati të publikojë torturat e CIA-s. Bush del kundër, mbron agjensinë e inteligjencës

$
0
0

_79605257_79605256Administrata e Obamës ka rënë dakort që të publikojë raportin sekret dhe e ka mirëpritur këtë hap. Detajet rreth teknikave të CIA-s për marrjen në pyetje që janë konsideruar se bëhen në kushte torturuese, pritet që të zbulohen së shpejti përmes një raporti të shumëpritur.
Raporti i Komiteti të Inteligjencës në Senat pritet të zbulojë përmes këtyre detajeve se këto teknika të marrjes në pyetje nuk kanë ndihmuar për të shpëtuar jetë amerikane.
Teknikat janë përdorur ndaj të dyshuarave për terrorizëm të lidhur me Al-Kaedën pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Përpara botimit të raportit, Amerika ka rritur sigurinë në objektet e saj në gjithë botën.
Ambasadat dhe institucione të tjera janë duke marrë masa paraprake ku përfshihen “disa indikacione të veçanta” për ” një rrezik të madh”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Raporti i komisionit të Senatit shkon në më shumë se 6000 faqe, duke pasur një sasi të mëdhe provash, por ai mbetet i klasifikuar dhe vetëm një përmbledhje prej 480-faqesh do të publikohet.
Gazetari Jon Sopel në një analzië që bën për BBC thotë se nga raporti i publikuar mund të merren vetëm tre përgjigje, për tre pyetje kryesore.

1.E para, a ishin metodat e marrjes në pyetje, apo torturimi gjatë tyre thënë ndryshe, më brutal dhe i dhunshëm sesa ishte pranuar? – Duket se përgjigja e kësaj pyetjeje do të jetë “Po”.
2.A ndihmuan këto teknika torturuese të marrjes në pyetje nga inteligjenca amerikane për të shpëtuar jetë? Kjo përgjigje duket të jetë “Jo”.
3. A ishin zyrtarët e CIA-s të sinqertë me Shtëpinë e Bardhë gjatë asaj kohe për atë çfarë përmbante ai program? Përsëri, “Jo”.
Pavarësisht se CIA shkoi përtej kufirit ligjor të marrjes në pyetje, paracaktuar nga administra e Bush, ish-presidenti ka lëshuar akuza të forta kundër bërjes publike të këtyre detajeve investiguese, duek mbrojtur CIA-n në televizionet amerikane.
Ne jemi me fat që kemi burra dhe gra që punojnë shumë për shërbimet e CIA-s duke na shërbyer ne si komb” , tha ish presidenti Bush në një intervistë për CNN të dielën.

Disa nga metodat kryesore të përdorura gjatë marrjes në pyetje ishin, privimi nga gjumi, izolimi  hapësira të vogla, poshtërimi, tortura me ujë dhe mbytja e stimuluar./j.h

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>