Angela Merkel është rizgjedhur në krye të CDU-së për herë të 8-të.
Gjatë zgjedhjeve për lidershipin e kësaj partie, ka qenë i ftuar edhe Lulzim Basha.
Edhe pse mbaheshin zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, Basha thotë se personalitete të larta të saj kanë shprehur shqetësim për situatën në Shqipëri dhe veçanërisht për qeverisjen e Ramës.
“Në Keln gjatë Kongresit të CDU ku u rikonfirmua kancelarja Merkel dhe u zgjodh lidershipi i partisë simotër.
Në takime me personalitete të larta të politikës gjermane dhe europiane mbizotëron shqetësimi i thellë për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
Nuk ka asnjë reflektim nga dyshja Rama-Meta, por vetëm përpjekje për t’i hedhur hi syve partnerëve europianë.
Kërkojnë t’i paraqesin detyrimet ligjore dhe kushtetuese të mazhorancës si pretendime të opozitës.
Por refuzojnë të marrin përgjegjësi për gjendjen ku e kanë katandisur parlamentin përmes inkriminimit të tij dhe asgjësimit të mbikqyrjes parlamentare.
Këtë sapun s’e blejnë më për djathë as shqiptarët e as Europa”, thotë Basha.
Por, ndërsa ai shprehet se gjermanët dhe europianët janë të pakënaqur nga Rama, Parlamenti Europian i ka kërkuar sot që të rikthejë në Kuvend opozitën./b.l