Deputetit i Partisë Socialiste Besnik Bare reagoi përmes një deklarate në lidhje me qëndrimet dhe akuzat që Partia Demokratike ka drejtuar nga Qeverisë.
Bare tha se opozita nuk mund të flasë për reformat që po ndërmerr qeveria, të cilat nuk i ndërmori kurrë kur ishte në pushtet.
“Flasin për punësimin kur e lanë Shqipërinë me 1 milionë të papunë mes të cilëve mijëra e mijëra skllevër në të zezë.
Ndërkohë që vetëm në një vit kemi më shumë se 81 mijë vende të reja pune dhe punonjës të rinj të regjistruar”, u shpreh ligjvënësi socialist.
Sipas tij, opozita flet për energjinë kur e la sistemin energjitik në prag të kolapsit dhe kompaninë me 1.1 miliardë dollarë borxhe. Ndërkohë që vetëm në një vit është bërë për rimëkëmbjen e sistemit e të Kompanisë çfarë s’është bërë në 20 vjet bashkë.
“Flasin për çdo gjë që rrënuan dhe madje krenohen duke treguar me gisht qeverinë sot për plagët që ata vetë ia hapën vendit. Madje s’u skuqet faqja të flasin edhe për arsimin që e zhytën në batakun më të thellë e më të errët të këtyre njëzet vjetëve.
Si mund të gjejë moral e të flasë ish Ministri i Arsimit i qeverisë Berisha, që e ktheu sistemin arsimor në një treg shitblerje diplomash që fatmirësisht sot po kthehet në normalitet pas mbylljes së kioskave universitare që vidhnin paratë e shqiptarëve pa pasur as licencë e as pedagoge për të dhënë mësim.
Gropa që la pas qeveria e Partisë Demokratike gjatë tetë viteve të fundit është e madhe, edhe në arsim. Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, por të paktën ata që për tetë vjet e rrënuan arsimin e Shqipërinë, sot është më mirë të heshtin”, tha Bare. /gj-k/